NISABI-PASURIA OBLIGUESE E ZEKATIT

Numri i fetvasë: 283 NISABI-PASURIA OBLIGUESE E ZEKATIT

Kategoria: ZEKATI I ARIT-ARGJENDIT-PARAVE

2 569 shfletues/klikues NISABI-PASURIA OBLIGUESE E ZEKATIT


 Pyetje: NISABI-PASURIA OBLIGUESE E ZEKATIT


A mund të na shpjegoni kuptimin mbi nisabin e pasurisë apo vlerën pasurore në prani të së cilës bëhet obligim (i detyrueshëm) nxjerrja e zekatit të pasurisë?


 Përgjigjja: NISABI-PASURIA OBLIGUESE E ZEKATIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Çështja kryesore që duhet ditur lidhur me llogaritjen e zekatit të pasurisë, është përllogaritja e nisabit (vlerës së përcaktuar pasurore obliguese të zekatit), ku më konkretisht thuhet sa vijon:Lexoni më tepër

Së pari: Nisabi / Vlera e përcaktuar pasurore obliguese e zekatit

Nisabi konsiderohet kriteri (norma) vendimtare që duhet ditur lidhur me përllogaritjen e zekatit të pasurisë dhe lidhur me këtë thuhet sa vijon1:

Kuptimet kryesore gjuhësore të fjalës arabe “nisab” (në gjuhën shqipe) janë: “bazë, kufi, vlerë (sasi, masë)”, ndërsa kuptimi terminologjik i saj është: “Vlera e përllogaritur pasurore obliguese e zekatit të pasurisë, nën të cilën ky zekat nuk bëhet i detyrueshëm”.

Më konkretisht nisabi (vlera e përllogaritur obliguese e zekatit) për floririn është 20 dinar (85 gram flori i pastër 24 karatë2), për argjendin 200 dirhem (595 gram argjend i pastër), për paratë dhe kapitalet e tregtuara është barasvlera e tyre me nisabin e floririt ose argjendit (dhe po kështu kjo vlerë është e përllogaritur edhe për llojet e caktuara të bagëtive dhe prodhimeve bujqësore3).

Së dyti: Përllogaritja e nisabit (vlerës pasurore obliguese) të zekatit të parave

a. Përllogaritja e nisabit për paratë dhe kapitalet në ditët tona4

Disa juristë muslimanë theksojnë se standardi më i fortë në këtë çështje, është që përllogaritja e nisabit për paratë dhe kapitalet në ditët tona, të bëhet bazuar në barasvlerën e tyre me nisabin e floririt dhe jo me atë të argjendit, pasi ky i fundit e ka humbur përpjesëtimin e tij të qëndrueshëm që ka pasur kundrejt floririt (arit) në kohët e gjeneratave muslimane të mëparshme dhe madje edhe në kohët e mëvonshme (kur ky përpjesëtim ka qenë thuajse i paluhatshëm). Së këtejmi i bie që nisabi (vlera pasurore obliguese e zekatit të parave) të përllogaritet duke nxjerrë barasvlerën (e parave) me kursin e floririt të pastër 24 karat në tregun aktual valutor (i cili ndryshon vazhdimisht, por që më konkretisht, bazuar në linkun në vijim: goldrate24eu / shih: Gold Price Today in Europe in Euro, për ditën e sotme 18.09.2018, ora 08:05), është 32.96 euro (1 gr. gold 24 carat) x 85 gr. (nisabi i arit) = 2802 euro.Lexoni më tepër

b. Kur bëhet obligim zekati i pasurisë5

Zekati i dy mjeteve bazë monetare (floririt dhe argjendit), si dhe ai i mjeteve të tjera monetare dhe kapitaleve të tregtuara (të cilat u bashkëngjiten në dispozitë dhe klasifikim floririt dhe argjendit), por edhe ai i bagëtive; bëhet obligim vetëm në prani të tre kushteve në vijim: (së pari) kapitalet (pasuritë / mjetet) monetare për të cilat do të jepet zekati, të arrijnë nisabin (vlerën pasurore obliguese të zekatit të parave); (së dyti) kjo pasuri të jetë në pronësi të plotë të personit të cilit i obligohet ky zekat dhe (së treti) nga dita e arritjes së nisabit (vlerës pasurore obliguese të zekatit të parave) të mbushet një vit i plotë hënor (pa rënë asnjëherë pasuria gjatë këtij viti poshtë nisabit).Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. NISABI-PASURIA OBLIGUESE E ZEKATIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ NISABI-PASURIA OBLIGUESE E ZEKATIT

NISABI-PASURIA OBLIGUESE E ZEKATIT

  1. Shih: islamport dhe almeshkat.
  2. Shih: islamweb.
  3. Shih: Kapitalet zekatore-Prodhimet bujqësore dhe bagëtitë.
  4. Shih: alukah, al-qaradawi, islamweb dhe islamweb.
  5. Shih: islamweb dhe islamweb.
  6. Shih: islamweb.
  7. Eusak (njësi mase): Shumësi i “uesak”, ku një uesak ka 60 sa’a (njësi mase) dhe një sa’a ka rreth 2.176 kg, pra i bie që ky nisab (vlerë pasurore obliguese e zekatit të prodhimeve bujqësore) të jetë 5 x 60 x 2.175 = 652.8 kg (shih islamweb).
  8. El-Enam: 141.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë: