MË SHUMË REKATE APO KURAN NË TERAVI

Numri i fetvasë: 147 MË SHUMË REKATE APO KURAN NË TERAVI

Kategoria: NAMAZI I TERAVIVE DHE I NATËS

1 031 shfletues/klikues MË SHUMË REKATE APO KURAN NË TERAVI


 Pyetje: MË SHUMË REKATE APO KURAN NË TERAVI


A është më mirë që gjatë teravive të falen më shumë rekate dhe të lexohet pak Kuran (sure të shkurtra), apo të falen më pak rekate dhe të lexohet më shumë Kuran?


 Përgjigjja: MË SHUMË REKATE APO KURAN NË TERAVI


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Leximi i gjatë i Kuranit në pozicionin e qëndrimit në këmbë gjatë namazit, është prej udhëzimit të Muhamedit (Paqja qoftë mbi të!) dhe sahabëve (shokëve të Profetit, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata!).

Imam Ibn AbdilBer ka theksuar se ndër dijetarët muslimanë ka konsensus mbi faktin, se rekatet e namazit të natës nuk kanë një numër të kufizuar a përcaktuar dhe se ato i takojnë namazit nafile (vullnetar) falësi i të cilit nëse do e zgjat leximin e Kuranit dhe e pakëson numrin e rekateve, e nëse do e shton numrin e rukuve  dhe sexhdeve.1

Po kështu, të katër medh’hebet janë të një mendimi se gjatë namazit të teravive është e pëlqyeshme që të këndohet Kuran në atë masë sa të realizohet një lexim i plotë i Kuranit gjatë muajit të Ramazanit.

Sipas medhhebit hanefi preferohet që në çdo rekat të teravisë të lexohen 10, 20 ose 30 ajete kuranore, aq të gjatë sa me to të bëhet një hatme (lexim i plotë i Kuranit) gjatë Ramazanit; por sa në fjalë preferohet të bëhet në varësi të gatishmërisë së xhematit, pasi shtimi i xhematit është më parësor se zgjatja e leximit të Kuranit.2

Ndërsa në lidhje me faktin nëse më mirë është shtimi i leximit të Kuranit apo shtimi i sexhdeve dhe rukuve, sidomos në namazin vullnetar të natës, dy mendimet kryesore të dijetarëve janë si vijon:

Mendimi i parë: Zgjatja e qëndrimit në këmbë është më parësore;

Ky mendim përbën mendimin e medh’hebit shafi’i dhe bazohet në transmetimin profetik: “Namazi më i mirë është zgjatja e qëndrimit në këmbë.3 Dhikri (përmendja) që bëhet në qëndrimin në këmbë është leximi i Kuranit, ndërsa dhikri që bëhet në sexhde është tesbihu (thënia “SUBȞAAN ALL-LLAAH / I Lartmadhëruar dhe i Patëmetë është Allahu”; së këtejmi leximi i Kuranit është më mirë. Transmetimet profetike theksojnë se Profeti (Paqja qoftë mbi të!) e zgjaste qëndrimin në këmbë më shumë se sexhden.4Lexoni më tepër

Mendimi i dytë: Zgjatja e sexhdes dhe shtimi i rukusë edhe sexhdes janë më parësore se zgjatja e qëndrimit në këmbë (leximi i Kuranit).

Allahu e di më mirë. MË SHUMË REKATE APO KURAN NË TERAVI

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ MË SHUMË REKATE APO KURAN NË TERAVI

MË SHUMË REKATE APO KURAN NË TERAVI

  1. Shih: El-Istidhker v. 2. f. 102.
  2. Shih: islamweb.
  3. Muslimi 756.
  4.  Shih: islamweb.
  5. Teshehudi: Pozicion i namazit që vjen direkt pas dy sexhdeve të rekatit të dytë dhe të fundit të çdo namazi, në të cilin thuhet një thënie specifike që fillon me fjalët “ET-TEȞIJ-JAATU LIL-LAAHI… – Përshendetjet (madhërimet) i takojnë Allahut…” dhe mbaron me “dy dëshmitë islame/shehadetin”.
  6. Shih: islamweb.
A FALESHIN TERAVITË NË EPOKËN PROFETIKE
DISPOZITA E FALJES SË TERAVIVE NË SHTËPI
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.