GOSTIA E DASMËS-KUPTIMI DHE DISPOZITA

Numri i fetvasë: 341 GOSTIA E DASMËS-KUPTIMI DHE DISPOZITA

Kategoria: BANKETI I MARTESËS

346 shfletues/klikues GOSTIA E DASMËS-KUPTIMI DHE DISPOZITA


 Pyetje: GOSTIA E DASMËS-KUPTIMI DHE DISPOZITA


Çfarë duhet të dijë muslimani/ja lidhur me gostinë apo banketin e dasmës (martesës) së tij, dispozitat kryesore lidhur me këtë dhe urtësinë e kësaj?


 Përgjigjja: GOSTIA E DASMËS-KUPTIMI DHE DISPOZITA


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me kuptimin, dispozitat dhe urtësinë e gostisë së dasmës, juristët muslimanë kanë përmendur sa vijon1:

Së pari: Kuptimi i gostisë së dasmës2

Kuptimi gjuhësor i fjalës arabe “El-Uelijmeh / gosti apo banket” vjen nga folja arabe “uelime” që ka kuptimin “mbledhje / bashkim”, duke qenë se kemi të bëjmë me mbledhjen apo bashkimin e dy bashkëshortëve; teksa kuptimi terminologjik juridik islam i kësaj fjale nënkupton “ushqimin që shtrohet veçanërisht në dasëm”.Lexoni më tepër

Së dyti: Dispozita e gostisë së dasmës

Shumica e juristëve muslimanë (përfshirë medh’hebin hanefi, mendimin bazë të medh’ebit shafi’i, medh’hebin hanbeli etj.3) janë të mendimit se gostia e dasmës nuk është vaxhib4 (vepër e obliguar) që të shtrohet dhe mendimi më i fuqishëm i tyre është se gostia e dasmës është në fakt sunet i fortë5 (vepër shumë e pëlqyeshme) që lipset të mos lihet pa u vepruar nga muslimani që e ka të mundur ta bëjë atë.Lexoni më tepër

Së treti: Kush i mbulon shpenzimet e dasmës

Rregulli e do që për gostinë e dasmës të shpenzojë dhëndri, bazuar në tekstet profetike ku vjen se kjo çështje i drejtohet pikërisht atij.Lexoni më tepër

Gjithsesi juristët muslimanë kanë cekur se është e lejuar që gostia e dasmës të bëhet në bashkëpunim mes dhëndrit dhe nuses, ose që atë ta bëjnë njerëzit e nuses, apo që shpenzimet e martesës të bëhen sipas pajtimit mes dy palëve, apo të shtrojë secila palë gosti dasme më vete (siç është traditë në disa vende).

Së katërti: Përgjigjja ftesës së dasmës

Juristët muslimanë theksojnë se ftesës për të shkuar në gosti në dasmën e dhëndrit musliman (ose në gostinë e përbashkët të dhëndrit me familjarët e nuses së tij) që kryhet në përputhje me normat islame, është e obligueshme t’i përgjigjemi (të shkojmë në të) dhe se në këtë gosti lejohet të mos shkohet vetëm me arsye / justifikim (që pranohet nga ligji islam).Lexoni më tepër

Më konkretisht, juristët muslimanë kanë theksuar se është obligim që të shkohet në gostinë e parë të dasmës ftesa e të cilës na sillet përmes dhëndrit, ose përmes të autorizuarit prej tij, ose përmes kartës-ftesës së tij, nëse kjo gosti është në përputhje me normat ligjore islame.

Së pesti: Urtësi kryesore lidhure me bërjen e gostisë së dasmës

Gostia e dasmës bëhet si falënderim e lavdërim (me fjalë e vepra), që i shprehet Allahut të Madhëruar lidhur me mirësinë e martesës; bëhet për ta bërë këtë martesë sa më publike e të shqueshme për njerëzit, si dhe për ta shfaqur e ndarë me të tjerët përjetimin e këtij gëzimi familjar.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. GOSTIA E DASMËS-KUPTIMI DHE DISPOZITA

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ GOSTIA E DASMËS-KUPTIMI DHE DISPOZITA

GOSTIA E DASMËS-KUPTIMI DHE DISPOZITA

  1. Shih: islamweb, islamqa, islamqa, islamqa dhe alukah.
  2. Shih: dorar.
  3. Shih: dorar.
  4. Vaxhib / Detyrim: Veprim, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij ndëshkohet.
  5. Sunet i fortë: Traditë profetike e vazhdueshme (për të cilën argumentet tregojnë se është) jo e obligueshme, kryerja e të cilës shpërblehet fetarisht dhe lënia e saj nuk ndëshkohet, por s’është e denjë (e cenon personalitetin po) të lihet fare.
  6. Shih: El-Bukhari 4793, 5166 dhe Muslimi 1428.
  7. El-Bukhari 1943, 5155 dhe Muslimi 3475, 1427.
  8. El-Bukhari 4213; shih: islamweb.
  9. El-Bukhari 1943, 5155 dhe Muslimi 3475, 1427.
  10. El-Bukhari 5177 dhe Muslimi 1432.
KOHA E DASMËS-PJESËMARRËSIT-USHQIMI
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.