DISPOZITA-FORMA E NAMAZIT TË NEVOJËS

Numri i fetvasë: 35 DISPOZITA-FORMA E NAMAZIT TË NEVOJËS

Kategoria: NAMAZI I TESBIHËVE DHE AI I NEVOJËS

4 168 shfletues/klikues DISPOZITA-FORMA E NAMAZIT TË NEVOJËS


 Pyetje: DISPOZITA-FORMA E NAMAZIT TË NEVOJËS


A mund të na sqaroni në lidhje me namazin e nevojës dhe bazën ligjore të tij?


 Përgjigjja: DISPOZITA-FORMA E NAMAZIT TË NEVOJËS


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Namazi i nevojës falet me nijetin (synimin) që Allahu i Madhëruar ta begatojë dhe mbarësojë personin në një çështje të tij të nevojshme prej mirësive të përdybotshme.Lexoni më tepër

Në lidhje me lejimin e faljes së namazit të nevojës, juristët muslimanë ndajnë dy mendime kryesore:

Mendimi i parë: Namazi i nevojës lejohet dhe është mustehab (i pëlqyeshëm: veprim kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet). Ky është mendimi më parësor dhe mbështetet nga juristët e mëdhenj të katër medh’hebeve dhe gjendet në thuajse të gjithë librat referent të tyre.Lexoni më tepër

Kurse sa i përket formës së namazit të nevojës, shumica e dijetarëve lejues (përfshirë edhe një prej mendimeve të medh’hebit hanefi), janë të mendimit se ky namaz është dy rekate, si në hadithin e sipërpërmendur, në të cilat krahas El-Fatihasë lexohet një sure ose ajet (lexim kurani) tjetër që personi dëshiron dhe pas namazit i bëhet lutje Allahut të Madhëruar për mirësinë e synuar në veçanti dhe për mirësitë e kësobotshme dhe të amshimit në përgjithësi.

Mendimi i dytë: Një tjetër mendim i fuqishëm në lidhje me namazin e nevojës, është se ky namaz nuk lejohet të veprohet, sepse namazi hyn tek adhurimet dhe detyra e muslimanit është që ta adhurojë Allahun vetëm bazuar në argumente autentike (të vërteta), të ardhura në Librin e Tij (Kuranin fisnik) dhe transmetimet e vërteta profetike, pasi si rregull “adhurimet nuk kryhen përveçse bazuar në argumente autentikë” dhe konkretisht, hadithet e dobëta të ardhura lidhur me namazin e nevojës, nuk e arrijnë nivelin e argumentit me të cilin mund të punohet.

Allahu e di më mirë. DISPOZITA-FORMA E NAMAZIT TË NEVOJËS

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ DISPOZITA-FORMA E NAMAZIT TË NEVOJËS

DISPOZITA-FORMA E NAMAZIT TË NEVOJËS

  1. Et-Tirmidhi 479, Albani thotë se hadithi është “daifun xhiden/shumë i dobët”; Ibn Maxhe 1384: pjesa mes kllapave rrumbullake vjen tek transmetimi në fjalë i Ibn Maxhes dhe Shuajb Arnauti thotë se hadithi është “daifun xhiden/shumë i dobët”.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë: