ARGUMENTE TË NDALIMIT TË BOKSIT

Numri i fetvasë: 289 ARGUMENTE TË NDALIMIT TË BOKSIT

Kategoria: ARGËTIMI DHE LOJËRAT

2 845 shfletues/klikues ARGUMENTE TË NDALIMIT TË BOKSIT


 Pyetje: ARGUMENTE TË NDALIMIT TË BOKSIT


Cilat janë disa nga argumentet kryesore të ndalimit të boksit profesionist?


 Përgjigjja: ARGUMENTE TË NDALIMIT TË BOKSIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Boksimi profesionist nuk ka dyshim se është çështje të cilën nuk e miraton as feja dhe as logjika, bazuar në argumentet vijuese1:Lexoni më tepër

Argumenti i parë: Përbën rënien në vërejtjen hyjnore të qëllimit të fytyrës

Dijetarët theksojnë se lejohet që njeriu të goditet në qafë, duke lozur apo bërë shaka, nëse goditet lehtë aq sa të mos dëmtohet, kurse goditja në fytyrë (qoftë edhe lehtë) është e ndaluar, bazuar në thëniet profetike: “Nëse dikush nga ju ndeshet (godet), le ta shmangë fytyrën (e atij që godet)!”2 dhe: “Godisni [gjuani kur të zbatoni masat penale] dhe ruajeni [mos e godisni] fytyrën!”3, që (transmetimi i fundit) mbështetet nga transmetimi profetik ku vjen se Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka parë një burrë që ka qëlluar me pëllëmbë robin e tij djalosh, me ç’rast Profeti (Paqja qoftë mbi të!) i ka thënë këtij burri: “A nuk e di se surrati [fytyra / koka] është e respektueshme?!”4Lexoni më tepër

Argumenti i dytë: Sjell dëme kritike, teksa Islami urdhëron eliminimin e dëmit9

Teksa Islami na mëson që ta largojmë dëmin, ushtrimi i të ashtuquajturit sport i boksit (që s’e meriton aspak emrin sport) sjell dëme kritike (madje edhe të pashërueshme) për shëndetin e njeriut, bazuar në dëshmitë e vetë kompetentëve perëndimorë. Specialistët që kanë studiuar boksimin profesionist (të trajtës bashkëkohore) janë shprehur se prej tij nuk ka as edhe një përfitim dhe për më tepër dëmet kritike shëndetësore që ai shkakton janë të pashmangshme (në afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë), teksa disa herë mund të shpien edhe në vdekjen e ushtruesve të tyre (më konkretisht nga 1945-1983 për shkak të lëndimeve të boksimit kanë vdekur rreth 350 boksierë). Nisur nga ndikimet e këqija dhe të metat që lë boksimi në fizikun e njeriut (veçanërisht në fytyrë, kokë dhe organet vitale), janë ngritur kundër tij zëra të shumtë në parlamentet e vendeve ushtruese të kësaj loje të shëmtuar, në kërkim të shfuqizimit të boksit dhe heqjes së tij nga fjalori i sporteve mbarëbotërore.

Argumenti i tretë: Çon dëm kohën, pasurinë dhe nxit armiqësi, urrejtje e mëkat

Boksi profesionist dhe të ngjashmit me të, e bëjnë njeriun që veç dëmtimit deri edhe në humbje të shëndetit dhe jetës, të pikëllohet në këtë botë dhe tjetrën për humbjen e kohës / moshës së tij në të tillë gjë të padobishme (madje të dëmshme); pasi dihet qartë fakti sesi këto sporte të dëmshme ua vjedhin kohën të rinjve dhe më gjerë, të apasionuar pas ushtrimit dhe ndjekjes së tyre.

Po kështu, boksi profesionist, përveçse përbën preokupim të njerëzve me gjëra të pafrytshme, ai shpie në çuarjen dëm të pasurisë në të ashtuquajturat evente zbavitëse artistike, në vend që kjo pasuri të përdoret për vepra të mira; duke u shpërdoruar kësisoj milionat që mund të shkonin për ushqimin e strehimin e të vobektëve, hapjen e shkollave dhe të tjera rrugë të bërjes së veprave të mira të dobishme.

Rregullat islame i ndalojnë lojrat dhe sportet devijante, të cilat brumosin tek njerëzit armiqësinë e urrejtjen, duke i vënë njerëzit në sforcime, rivalitete, fraksione e përfaqësi të pathemelta dhe duke i manipuluar zemrat e sëmura që të duhen dhe urrehen varësisht fitores ose humbjes së ekipit të tyre që kanë përzemër, larg përfaqësimeve reale (të fesë islame dhe normave të saj) të cilave duhet t’u përkushtohet muslimani.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. ARGUMENTE TË NDALIMIT TË BOKSIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ ARGUMENTE TË NDALIMIT TË BOKSIT

ARGUMENTE TË NDALIMIT TË BOKSIT

  1. Shih: islamqa, islamweb, islamqa, islamwebhadithportal dhe islamweb.
  2. El-Bukhari 2420 (shih: El-Hafidh Ibn Haxher në El-Fet’hu, v. 5, f. 215); dhe po në këtë kontekst vjen edhe thënia profetike: “Nëse dikush prej jush ndeshet me vëllanë e tij (e godet atë), le ta shmang fytyrën (e të goditurit), pasi Allahu e krijoi Ademin në pamjen e tij (Tij)” (El-Bukhari 2560 dhe Muslimi 2612); ku lidhur me fragmentin e thënies profetike: “pamjen e tij (Tij)”, dijetarët kanë dhënë tre mendime: (mendimi i parë që përbën mendimin e shumicës) pamjen e të goditurit; (mendimi i dytë) pamjen e Ademit; dhe (mendimi i tretë) pamjen e Allahut të Madhëruar, pra Zoti e krijoi Ademin të tillë që të jetë: dëgjues, vështrues, folës, kur dhe nëse do; dhe kështu cilësohet edhe Zoti, pra se Ai dëgjon, vështron dhe flet kur dhe nëse do, por pa TESHBIIH/përngjarje dhe pa TEMTHIIL/ njëjtësim mes Allahut e cilësive të Tij dhe krijesave të Tij e cilësive të tyre, për më tepër duke theksuar se cilësitë e krijesave janë si i takon krijesave: të brejtura nga mangësia dhe shterimi, teksa ato të Allahut të Madhëruar janë ashtu si është e denjë për Lartmadhërinë dhe Madhështinë e Tij, të plota e të pacenueshme nga mangësia, shterimi a zhdukja (shembull ky që vjen ashtu si shembëllimi me hënën e plotë – në disa thënie profetike si tek: El-Bukhari 3245 dhe Muslimi 2834 – i grupit të parë të njerëzve që do të hyjnë në Xhenet, ku synohet se këta njerëz pamjen e tyre e kanë padyshim njerëzore, porse fytyrat e tyre janë të hijshme, të ndriçuara dhe rrumbullakosura si pamja e hënës; pra që dy apo më shumë gjëra të kenë një pamje, nuk obligohet që këto gjëra të jenë të njëjta në çdo aspekt)… / shih: hadithportal, islamqa dhe KUPTIMI ALEGORIK-FIGURATIV NË KURAN.
  3. Sunenu Ebi Daud 4443, Albani ka thënë se zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i dobët/jo i besueshëm (shih: hadithportal).
  4. Muslimi 1280.
  5. EL-ȞAD: Masë penale fikse që synon përmbajtjen nga mëkati (përmes një goditje të tillë që ka për qëllim nxjerrjen mësim përmes një dëmtimi përkatës fizik), ku nënkuptohen masat penale ndëshkimore fikse (pra që janë të paracaktuara, si: vrasja, burgosja, rrahja etj.), për mëkatet e bëra nga njeriu i përgjegjshëm (i rrituri), të cilat zbatohen vetëm nga autoriteti qeverisës (shih: islamweb).
  6. ET-TEĂZIIR: Masë penale e përsiatur që synon përmbajtjen nga mëkati (përmes goditjes jo të dhunshme që ka për qëllim nxjerrjen mësim dhe jo dëmtimin fizik), ku nënkuptohen masat penale ndëshkimore jofikse (pra që nuk janë të paracaktuara, por që në rastin e rrahjes me kamxhik nuk mund të jenë më shumë se dhjetë të tillë), për mëkatet e bëra nga njeriu i përgjegjshëm (i rrituri), të cilat vendosen përmes përsiatjes së personit kujdestar mbi këto masa, si: prindi, bashkëshorti, kujdestari etj. Shpesh termi “masë penale e përsiatur (ET-TEĂZIIR)” zëvendësohet ndër juristët muslimanë me “masë disiplinore (ET-TEËDIB)” / shih: islamweb dhe alukah).
  7. ET- TEËDIB: Masë penale disiplinore e përsiatur, që synon përmbajtjen nga mëkati (përmes goditjes jo të dhunshme që ka për qëllim nxjerrjen mësim dhe jo dëmtimin fizik), ku nënkuptohen masat penale ndëshkimore jofikse (pra që nuk janë të paracaktuara), për mëkatet e bëra nga njeriu i përgjegjshëm (i rrituri) por edhe nga i papërgjegjshmi (fëmija), të cilat vendosen përmes përsiatjes së personit kujdestar mbi këto masa, si: prindi, bashkëshorti, kujdestari etj. Shpesh termi “masë penale e përsiatur (ET-TEĂZIJR)” zëvendësohet ndër juristët muslimanë me “masë disiplinore (ET-TEËDIB)” / shih: islamweb dhe alukah).
  8. Shih: islamqa.
  9. Shih: Revista “Here London” nr. 413, viti 1983.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.