A FALET NAMAZ NATE PAS SALATI VITRIT

Numri i fetvasë: 143 A FALET NAMAZ NATE PAS SALATI VITRIT

Kategoria: VITRI-NAMAZI TEK

14 875 shfletues/klikues A FALET NAMAZ NATE PAS SALATI VITRIT


 Pyetje: A FALET NAMAZ NATE PAS SALATI VITRIT


Unë e fal rregullisht namazin e vitrit, por e fal zakonish direkt mbas jacisë. Pyetja është: A mundem të fal nafile (namaz nate) më mbrapa (pasi ta kem falur vitrin)? Në Ramazan thuhet që kush do të falë namaz nate të mos e falë vitrin, por kjo gjë a vlen vetëm për në muajin e Ramazanit, apo edhe jashtë tij?


 Përgjigjja: A FALET NAMAZ NATE PAS SALATI VITRIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Namazi i natës mbyllet me faljen e vitrit

Dihet fakti se më e mira është që personi i cili ka në plan të falë namaz nate, ta mbyllë atë me vitrin, bazuar në thënien profetike “Bëjeni fundin e namazit tuaj të natës, tek (vitër).”1 Ndërsa po qe se personi nuk është i sigurt a do të ngrihet apo jo në pjesën e fundit të natës (para agimit), në këtë rast ai bën të sigurtën, që është falja e vitrit pasi të falen sunetet e jacisë, ose para gjumit.

Së dyti: Falja e namazit të natës pasi është falur vitri

Në krahun tjetër, nëse personi e ka falur vitrin pas jacisë, pastaj zgjohet gjatë natës dhe dëshiron të falë namaz nate, për këtë rast dijetarët2 thonë se dispozita referohet në dy situatat në vijim:

Situata e parë: Kur personi e ka falur vitrin duke pasur ndër mend (nijet) që të falë namaz tjetër nate pas tij; një grup dijetarësh (përfshirë medh’hebin maliki) thonë se sa në fjalë është mekruh3 (nuk pëlqehet).

Situata e dytë: Kur personi e ka falur vitrin duke mos pasur ndër mend (nijet) që të falë namaz tjetër nate pas tij dhe më pas i bëhet e mundur dhe i lind dëshira të falë namaz nate pas kësaj; sa në fjalë lejohet pa qenë mekruh (e papëlqyeshme), bazuar në transmetimin e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se (disa herë) Profeti (Paqja qoftë mbi të!) falte pas vitrit dy rekate ulur4, ndoshta për të sqaruar lejimin e namazit të natës pas vitrit.5

Në lidhje me trajtën e faljes së namazit të natës në situatën e dytë, dijetarët ndajnë dy mendimet kryesore në vjim:

Mendimi i parë: Personi fal rekatet çift që dëshiron, duke mos e përsëritur vitrin

Ky është edhe mendimi më parësor, që përbën mendimin e shumicës së dijetarëve, të cilët thonë se falja në fjalë e namazit të natës pas vitrit, veprohet duke falur numër çift rekatesh namazi nate (të cilat preferohet që pa rekatin tek të vitrit të jenë 10 rekate, por nuk ka problem të jenë edhe më shumë) dhe duke mos u prishur dhe përsëritur falja e namazit të vitrit, pasi falja e dy namazeve vitër brenda një nate të vetme është e ndaluar bazuar në hadithin profetik: “Nuk ka dy vitra në një natë.6Lexoni më tepër

Së treti: Rasti kur personi falet me një imam që pas teravive fal vitrin

Për rastin kur personi po fal teravitë me një imam që pas teravive fal edhe vitrin, në një prej mendimeve të dijetarëve theksohet se me qëllim që të përfitohet njëkohësisht: (së pari) shpërblimi i faljes së një nate7, dhe (së dyti) të lihet hapur shtegu për t’u falur sërish namaz nate dhe në fund vitri8, për këtë qëllim rekomandohet që personi në fjalë, pasi imami të ketë dhënë selam në mbarim të namazit të vitrit, të ngrihet dhe të falë një rekat tek (të vetëm) që ia shndërron këtij personi namazin e tij me numër çift rekatesh dhe kësisoj ky e shmang faljen e vitrit dhe e lë atë për më pas.9Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. A FALET NAMAZ NATE PAS SALATI VITRIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ A FALET NAMAZ NATE PAS SALATI VITRIT

A FALET NAMAZ NATE PAS SALATI VITRIT

  1. El-Bukhari 998 dhe Muslimi 751.
  2. Shih: islamweb.
  3. Mekruh: Veprim i papëlqyeshëm, lënia e të cilit shpërblehet dhe veprimi i tij nuk ndëshkohet.
  4. Muslimi v. 1, f. 513.
  5. Sherhu  En-Neueui Ale Muslim v. 6, f. 21.
  6. Et-Tirmidhi 470, En-Nesai 1679, Ebu Daudi 1439, Albani ka thënë se hadithi është sahih-i saktë.
  7. Sipas udhëzimit profetik: “Atij që falet natën (e teravive) me imamin, derisa imami të largohet (ta mbaroj krejt faljen), do t’i shkruhet (jepet prej Allahut shpërblimi si) falja e një nate.” (Et-Tirmidhi 806, Ibn Maxh 1327, En-Nesai 1605 etj.; Albani thotë se hadithi është “sahih/i vërtetë”).
  8. Sipas udhëzimit profetik: “Bëjeni fundin e namazit tuaj të natës, tek (vitër).” (El-Bukhari 998 dhe Muslimi 751.).
  9. Shih: islamweb.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë: