Numri i fetvasë: 447 NDALIMET-ZHDËMTIMET NË IHRAM-LLOJET-KUPTIMI
Kategoria: VEPRIMET E NDALUARA GJATË IȞRAMIT
362 shfletues/klikues NDALIMET-ZHDËMTIMET NË IHRAM-LLOJET-KUPTIMI
Pyetje: NDALIMET-ZHDËMTIMET NË IHRAM-LLOJET-KUPTIMI
A mund të na tregoni në lidhje me domethënien e ndalimeve dhe zhdëmtimeve (fidjes) gjatë ihramit dhe llojet e tyre përkatëse?
Përgjigjja: NDALIMET-ZHDËMTIMET NË IHRAM-LLOJET-KUPTIMI
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut! Lexoni më tepër
Në kuadrin e kryerjes së ritualeve madhështore islame të haxhit dhe të umres, juristët muslimanë kanë trajtuar ndalimet gjatë ihramit, detyrimet e tij dhe zhdëmtimet përkatëse, ku është shtjelluar domethënia e ndalimeve dhe zhdëmtimeve (fidjes) gjatë ihramit dhe llojet e tyre, si vijon2: Lexoni më tepër
Përkufizimi i ndalimeve dhe zhdëmtimeve gjatë ihramit dhe llojet e tyre
Shqyrtimi i parë: Përkufizimi i ndalimeve dhe zhdëmtimeve (fidjes) gjatë ihramit
Parashtresa e parë: Përkufizimi i ndalimeve gjatë ihramit
Në aspektin gjuhësor: fjala arabe “MAȞĎȞUUR / ndalim”, në shumës “MAȞĎȞUURAAT / ndalime”, domethënë “vepër e ndaluar / kundërvajtje”, dhe është nga sinonimet e “ȞARAAM / haram (e ndaluar / e paligjshme / e palejueshme)”.
Në aspektin terminologjik: “MAȞĎȞUURAAT/ ndalime” janë veprat e ndaluara (kundërvajtjet) që personi në ihram duhet t’i shmangë për shkak të ihramit (nisjes së qëllimshme të ritualit) të tij.
Parashtresa e dytë: Përkufizimi i zhdëmtimit (fidjes)
Në aspektin gjuhësore: fjala arabe “EL-FIDJEH / zhdëmtim (shpërblesë / shpagim / shpengim)” përbën dhënien e diçkaje në vend të diçkaje tjetër, si mburojë apo mbulim për të, dhe këtu bën pjesë shpërblesa që jepet për robin (pengun dhe ngjashëm) dhe shpëtimi (lirimi) i tij duke dhënë sasi parash.
Në aspektin terminologjik: “zhdëmtimi (fidja)” përbën detyrimin që kryhet kundrejt kryerjes së një veprimi të ndaluar (kundërvajtjeje) ose moskryerjes së një veprimi të detyrueshëm dhe është quajtur zhdëmtim (fidje) referuar në thënien e Allahut të Lartësuar: “Cilido prej jush që është i sëmurë ose që ka ndonjë plagë në kokë (dhe si i tillë, nuk mund ta rruajë kokën), le ta zëvendësojë [zhdëmtojë këtë] me agjërim, lëmoshë ose kurban. Kur të jeni të sigurt (nga armiqtë), ai që prej jush kryen umren deri në haxh, le të therë kurban, sipas mundësisë.”4
arabishtالباب الخامس: محظوراتُ الإحرامِ، وما يَجِبُ فيها وفي تَرْكِ الواجِبِ مِنَ الفِدْيةِ
تمهيدٌ: في تعريفِ المحظوراتِ، والفِدْيةِ، وأنواعِهما.
المبحث الأوَّل: تعريفُ مَحظوراتِ الإحرامِ والفِدْيةِ
المَطْلَب الأوَّل: تعريفُ محظوراتِ الإحرامِ
المحظوراتُ لغةً: جمعُ محظورٍ، وهو الممنوعُ، وهو من مرادفاتِ الحرامِ
ومحظوراتُ الإحرامِ اصطلاحًا: هي الممنوعاتُ التي يجِبُ على الْمُحْرِمِ اجتنابُها؛ بسبب إحرامِه ودُخُولِه في النُّسُكِ
المَطْلَب الثَّاني: تعريفُ الفِدْيةِ
الفِدْيةُ لغةً: أصْلُ الفِدْيةِ لغةً أن يُجعَلَ شيءٌ مكانَ شَيءٍ حِمًى له، ومنه فِدْيَةُ الأسيرِ، واستنقاذُه بمالٍ
الفِدْيةُ اصطلاحًا: هي ما يجِبُ لفِعْلِ محظورٍ أو تَرْكِ واجبٍ، وسُمِّيَت فديةً؛ لقوله تعالى: فَفِدْيَةٌ مِنْ صِيَامٍ أَوْ صَدَقَةٍ أَوْ نُسُكٍ [البقرة: 196]
Shqyrtimi i dytë: Numri i ndalimeve gjatë ihramit
– Ndalimet gjatë ihramit që përfshijnë burrat dhe gratë janë shtatë:
1. Prerja (Qethja / Rruajtja / Heqja) e qimeve (flokëve etj.)5.
2. Prerja (Heqja) e thonjve.
3. Parfumimi.
4. Gjuetia.
5. Kontrata martesore.
6. Marrëdhëniet seksuale.
7. Prekja epshore (prekjet paraprirëse të marrëdhënieve seksuale apo përkëdheljet seksuale6).
– Ndalime të veçanta për burrat:
1. Veshjet e qepura (qarkuese të gjymtyrëve) për meshkujt7.
2. Mbulimi i kokës.
– Ndalime të veçanta për gratë:
1. Nikabi (mbulesa e fytyrës ku duken veç sytë8).
2. Mbajtja e dorezave9.
arabishtالمبحث الثَّاني: عددُ مَحظوراتِ الإحرامِ
محظوراتُ الإحرامِ التي تعُمُّ الرِّجالَ والنِّساءَ سَبْعةٌ:
1-حَلْقُ الشَّعْرِ.
2-تقليمُ الأظفارِ.
3-الطِّيبُ.
4-الصَّيدُ.
5-عقدُ النِّكاحِ.
6-الجِماعُ.
7-المُباشَرَةُ.
المحظوراتُ التي تختَصُّ بالرِّجالِ اثنتان:
1-لُبْسُ المَخِيطِ.
2-تَغْطيةُ الرَّأْسِ.
المحظوراتُ التي تختصُّ بالنِّساءِ اثنتان:
1-النِّقابُ.
2-لُبْسُ القُفَّازين.
Shqyrtimi i tretë: Llojet e ndalimeve (gjatë ihramit) referuar tek zhdëmtimi
Ndalimet (gjatë ihramit) duke pasur parasysh zhdëmtimin (fidjen) ndahen në katër lloje:
Lloji i parë: Ndalim ku kërkohet zhdëmtimi (fidja) për dëmin (përmes: therorit / prerjes së kurbanit, dhënies ushqim ose agjërimit)
Lloji i dytë: Ndalim ku kërkohet zhdëmtim me të njëjtën vlerë (gjë që vlen për rastin e gjuetisë)
Lloji i tretë: Ndalim ku nuk kërkohet zhdëmtim (nuk jepet fidje; gjë që vlen për rastin e kurorëzimit martesor)
Lloji i katërt: Ndalim ku kërkohet zhdëmtim i rreptë (fidjetun mugaladha10; gjë që vlen për marrëdhëniet seksuale)
arabishtالمبحث الثَّالِث: أقسامُ محظوراتِ الإحرامِ باعتبارِ الفِدْيةِ
تنقَسِمُ محظوراتُ الإحرامِ باعتبارِ الفِدْيةِ إلى أربعَةِ أقسامٍ:
القِسْم الأوَّل: ما فِدْيَتُه فِدْيةُ أذًى (فِدْيةُ الأذى: هي الدَّمُ، أو الإطعامُ، أو الصِّيامُ)
القِسْم الثَّاني: ما فِدْيَتُه الجزاءُ بِمِثْلِه: وهو الصَّيْدُ
القِسْم الثَّالِث: ما لا فِدْيَةَ فيه: وهو عَقْدُ النِّكاحِ
القِسْم الرَّابِع: ما فِدْيَتُه مغلَّظةٌ: وهو الجِماعُ.
Allahu e di më mirë. NDALIMET-ZHDËMTIMET NË IHRAM-LLOJET-KUPTIMI
Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.
_____ NDALIMET-ZHDËMTIMET NË IHRAM-LLOJET-KUPTIMI
NDALIMET-ZHDËMTIMET NË IHRAM-LLOJET-KUPTIMI
Poshtëshënim:
- Shih: dorar dhe dorar.
- Shih: dorar dhe dorar.
- Shih: dorar dhe dorar.
- Kurani, El-Bekare: 196.
- Si në rastin e flokëve (qimeve etj.) ashtu edhe në atë të (mëposhtëm) të thonjve, me prerjen e tyre nënkuptohet çdo formë e heqjes së tyre (me dashje), duke i prerë, shkulur etj. (shih: dorar, dorar dhe islamweb).
- Me prekjen në fjalë nënkuptohet çdo prekje e lëkurës së një burri me lëkurën e gruas, që u paraprinë marrëdhënieve seksuale, si: puthja, fërkimi a puthitja e gjymtyrëve, prekja me epsh etj.; shih: dorar.
- Nënkuptohen veshjet / rrobat që rrinë qepur (prerë / fiksuar / qarkuar) pas trupit (gjymtyrëve).
- Nikabi: Mbulesë me të cilën gruaja e mbulon fytyrën dhe hap në të vend për sytë sa për të shikuar (shih: islamweb).
- Mbajtja e dorezave është e ndaluar për femrën teksa në radhë të parë kjo vlen për meshkujt, pasi një gjë e tillë përfshihet në veshjen e rrobave të qepura (fiksuara / qarkuara) pas trupit (gjymtyrëve) që përbën një nga ndalimet që vlejnë (veçanërisht) për burrat në ihram.
- El-Fidjetu el-Mugaladha / Shpërblesa e rreptë: ka të bëjë me marrëdhëniet seksuale gjatë gjendjes së ihramit, ashtu që nëse një person në gjendjen e ihramit kryen marrëdhënie seksuale me gruan e tij para lirimit të parë ritual në haxh (lirim që përftohet pas kryerjes së 2 prej 3 veprimeve rituale të haxhit, që janë: (1) goditja me guralecë që bëhet në ditën e kurbanit, (2) rruajtja ose qethja e flokëve dhe (3) tavafu el-ifadah ndjekur nga seaji), i këtilli ka bërë mëkat dhe e ka prishur edhe haxhin e tij edhe të bashkëshortes (sidomos nëse ajo i është bindur me dashjen e saj) dhe që të dy janë të obliguar pas kësaj që ta vazhdojnë haxhin e tyre dhe veprimet rituale që u kanë mbetur dhe pastaj duhet ta kompensojnë haxhin në vitin e ardhshëm; si dhe secili prej tyre duhet të paguajë një shpërblesë (shpagim të rreptë), që është një deve e cila theret dhe shpërndahet mishi i saj për të varfrit e Haremit (territorit të paprekshëm) Mekas; ndërsa në rastin kur marrëdhëniet seksuale ndodhin pas lirimit të parë nga ihrami, kjo nuk e prish haxhin por kërkohet të bëhet kurban prej dhenve dhe të shpërndahet tek të varfrit e Haremit Mekas (shih: islamweb).