DISPOZITA DHE SHENJAT E MËSYSHMARRJES
Numri i fetvasë: 101 DISPOZITA DHE SHENJAT E MËSYSHMARRJES
Kategoria: ȞASEDI-SMIRA DHE ÂJNI-MËSYSHI
DISPOZITA DHE SHENJAT E MËSYSHMARRJES
Pyetje: DISPOZITA DHE SHENJAT E MËSYSHMARRJES
Cila ëshët dispozita për mësyshmarrësin dhe smirëziun? Cilat janë disa nga shenjat më të spikatura që vërtetojnë se personi është goditur prej mësyshit?
Përgjigjja: DISPOZITA DHE SHENJAT E MËSYSHMARRJES
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Dispozita për mësyshmarrësin dhe smirëziun
Legjislacioni islam i ka konsideruar haram (të paligjshme / të ndaluara) mësyshmarrjen dhe smirën e qëllimtë.
Nuk ka dyshim se personi që e ka për zakon t’i marrë njerëzit mësysh dhe që e ushtron këtë zakon të tijin me dashje dhe kërcënueshëm, konsiderohet mëkatar dhe duhet të mbahet larg njerëzve. Qeveria duhet ta burgosë ose izolojë atë në shtëpinë e tij dhe i tilli duhet të dëmshpërblejë dëmin që ka bërë përmes mësyshit të tij.
DISPOZITA DHE SHENJAT E MËSYSHMARRJES Read More »