XHENETI KU BANOI FILLIMISHT ADEMI
Numri i fetvasë: 364 XHENETI KU BANOI FILLIMISHT ADEMI
Kategoria: BESIMI NË PROFETËT
XHENETI KU BANOI FILLIMISHT ADEMI
Pyetje: XHENETI KU BANOI FILLIMISHT ADEMI
A mund të na tregoni rreth xhenetit ku banoi fillimisht Ademi (Paqja qoftë mbi të!) me bashkëshorten e tij (Havanë) dhe rreth pemës së ndaluar që ata të dy hëngrën?
Përgjigjja: XHENETI KU BANOI FILLIMISHT ADEMI
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Rreth xhenetit ku banoi Ademi dhe pemës së ndaluar që ai hëngri, në literaturat islame thuhet sa vijon1:
Së pari: Rreth xhenetit ku banoi Ademi me bashkëshorten e tij
Tekstet islame përmendin se Ademi (Paqja qoftë mbi të!) dhe bashkëshortja e tij kanë banuar fillimisht në xhenet (në një kopsht të bukur të begatë), por nuk citojnë prerazi karakteristikën e këtij xheneti, nëse është Xheneti i përjetësisë (parajsa që u është premtuar besimtarëve në amshim), apo një xhenet (kopsht i bukur i begatë) i veçantë për Ademin dhe bashkëshorten e tij, apo një xhenet (kopsht i bukur i begatë) prej atyre të tokës.