SHENJA FAKTUESE TË EKZISTENCËS SË ZOTIT

Numri i fetvasë: 113 SHENJA FAKTUESE TË EKZISTENCËS SË ZOTIT

Kategoria: EKZISTENCA E ALLAHUT

1 490 shfletues/klikues SHENJA FAKTUESE TË EKZISTENCËS SË ZOTIT


 Pyetje: SHENJA FAKTUESE TË EKZISTENCËS SË ZOTIT


Cilat janë argumentet kryesore logjike, mbi të cilat ngrihet besimi i muslimanit në ekzistencën e Zotit?


 Përgjigjja: SHENJA FAKTUESE TË EKZISTENCËS SË ZOTIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

1Besimi i muslimanit në ekzistencën e Krijuesit të përhershëm, bazohet në një sërë argumentesh të fuqishme logjike…Lexoni më tepër

Prej këtyre argumenteve është edhe ai i njohur si:

SHENJA FAKTUESE TË EKZISTENCËS SË ZOTIT

Prova e shenjave nuk bazohet në një çështje të kategorisë përgjithësuese të diturisë, të tipit “njeriu është ndodhi dhe çdo ndodhi ka nevojë të domodoshme për një shkaktues, prandaj edhe për ty o njeri është dashur patjetër një shkaktues”; por për më tepër prova në fjalë e shenjave bazohet në çështje të kategorisë së detajuar të diturisë, të tipit të drejtpërdrejt “vetë njeriu ka nevojë të domosdoshme për Bërësin dhe Shkaktuesin e tij”, që përbën një argument më intuitiv (natyral) dhe më të arrirë për logjikën.

Gjurma/Shenja kategorike dëshmon drejtpërdrejt për gjurmëlënësin e saj në vetvete dhe rrjedhimisht dijenia për të, angazhon dijeninë për lënësin e saj. E tillë është gjurma/shenja e diellit, që është në vetvete tregues i padiskutueshëm i ekzistencës së ditës, siç thotë Allahu i Madhëruar: “Ne i bëmë natën dhe ditën dy shenja [dy mrekulli që tregojnë mbi monoteizmin dhe plotfuqishmërinë e Zotit të gjithësisë]. Natën e mbështollëm me errësirë [shenjën e natës (hënën) e errësuam], kurse ditës i dhamë ndriçim [shenjën e ditës (diellin) e bëmë ndriçuese]”2; pra vetë dijenia për lindjen e diellit obligon dijeninë për ekzistencës e ditës…Lexoni më tepër

Shenjat sikur i kujtojnë njeriut çështjen e ekzistencës së Krijuesit të tij, që është e rrënjosur në natyrën (intuitën) e tij. Por njeriu mohues, për shkaqe të ndryshme, e mohon këtë çështje, madje shkaqet në fjalë e kanë bërë atë të mos reflektojë edhe ndaj shenjave, prandaj të këtillit duhet që t’i sqarohen edhe shenjat, siç thotë Allahu i Madhëruar: “A mos vallë, ata janë krijuar nga hiçi apo mos janë ata krijues të vetvetes?! A mos vallë ata kanë krijuar qiejt dhe Tokën?! Nuk është kështu, por ata nuk janë aspak të bindur.4

Agumentimi i mësipërm kuranor nuk flet në përgjithësi (siç bëhet në rastin e parashtrimeve përgjithësuese logjike), por ai bën fjalë për një ndodhi të veçantë (krijimin e njeriut), për të cilën i komunikuari (njeriu) ka më shumë dituri se për çdo ndodhi tjetër.Lexoni më tepër

Argumentimi kuranor në fjalë, mund të strukturohet logjikisht përmes debatit me ateistin sipas trajtës në vijim:

a. Ti je i vetëdijshëm se je një ndodhi (shkaktim) që je shkaktuar pasi nuk ishe; rrjedhimisht: ose u shkaktove nga asgjëja (hiçi), ose të shkaktoi një gjë?! Por duke qenë se asgjëja (hiçi) është e pamundur të shkaktojë diçka, atëherë medoemos që ty të ka shkaktuar një gjë.

b. Ky shkaktues je ose ti vetë ose tjetërkush. Por duke qenë se është e pamundur ta kesh shkaktuar ti veten tënde, atëherë medoemos që ty të ka shkaktuar tjetërkush.

c. Ky shkaktues është e pamundur të jetë njëjtë si ti, pasi sa u tha më sipër për ty, vlen edhe për çdo gjë të njëjtë me ty. Së këtejmi, duhet medoemos që ky shkaktues të jetë Krijues i Vetëmjaftueshëm dhe i panevojshëm për një shkaktues që ta ketë shkaktuar; pikërisht ky është Allahu i Lartmadhëruar.

Allahu e di më mirë. SHENJA FAKTUESE TË EKZISTENCËS SË ZOTIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ SHENJA FAKTUESE TË EKZISTENCËS SË ZOTIT

SHENJA FAKTUESE TË EKZISTENCËS SË ZOTIT

  1. Kjo trajtesë është referuar kryesisht në: Xhafer Shejkh Idrizi, El Fizja Ue Uxhudu El-Khalik, f. 49-54.
  2. El-Isra: 12.
  3. El-Uakia: 58-59, 63-64, 68-70, 71-74.
  4. Et-Tur: 35-36.
KOZMOSI FAKTON EKZISTENCËN E ZOTIT
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.