JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

NGARKIMI I JOMUSLIMANIT ME NORMAT ISLAME

Numri i fetvasë: 348 NGARKIMI I JOMUSLIMANIT ME NORMAT ISLAME

Kategoria: ETIKA E RAPORTEVE

1 582 shfletues/klikues NGARKIMI I JOMUSLIMANIT ME NORMAT ISLAME


 Pyetje: NGARKIMI I JOMUSLIMANIT ME NORMAT ISLAME


A janë të ngarkuar jomuslimanët (jobesimtarët) me degëzimet normative islame, si: namazi, agjërimi etj.?


 Përgjigjja: NGARKIMI I JOMUSLIMANIT ME NORMAT ISLAME


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me faktin a janë jobesimtarët të ngarkuar me degëzimet normative islame, juristët muslimanë ndajnë dy mendimet kryesore në vijim1:

Mendimi i parë: Jobesimtarët janë të ngarkuar me bazat dhe degëzimet islame

Shumica e juristëve muslimanë janë të mendimit se Allahu i Madhëruar u ka komunikuar (ligjëruar / kumtuar / ngarkuar) jomuslimanëve (jobesimtarëve) jo vetëm çështjet bazë të fesë islame (parimet themelore islame), si: besimin në Allahun, engjëjt e Tij dhe gjithë sa ka lidhje me kredon (akiden / besimin) islam, por (u ka komunikuar jobesimtarëve) edhe degëzimet e fesë islame, si: namazin, zeqatin, agjërimin dhe ngjashëm.

Mendimi i dytë: Jobesimtarët janë të ngarkuar vetëm me bazat islame

Juristët e medh’hebit hanefi janë të mendimit se ligjërimi hyjnor ardhur për jobesimtarët, ka të bëjë vetëm me bazat e fesë islame dhe jo me degëzimet e saj, duke u arsyetuar ndër të tjerë me dy argumentet kryesore në vijim:

Së pari: Nëse degëzimet islame (si namazi për shembull) do ju drejtoheshin atyre (jobesimtarëve), kjo nuk do t’u bënte atyre dobi në gjendjen e tyre të mosbesimit, prandaj nuk ka sesi të ngarkohen me to;

Së dyti: Dihet fakti se kur jobesimtari bëhet musliman, atij nuk i del si obligim të kryej degëzimet e obliguara islame të pakryera prej tij (si namazin për shembull), kështu që i bie se ai nuk ka qenë i ngarkuar me to.Lexoni më tepër

– Qasja më e afërt në këtë çështje është mendimi i shumicës së juristëve muslimanë se jobesimtarët në këtë botë janë të ngarkuar edhe me bazat (besimet) edhe me degëzimet (normat) e obliguara islame, por gjithsesi jobesimtarët në këtë botë nuk obligohen që t’i kryejnë degëzimet e obliguara islame përderisa janë jobesimtarë e nëse dikush prej tyre bëhet musliman nuk e ka për detyrë t’i shlyej këto norma të obliguara dhe nuk ndëshkohet për to në botën tjetër; ndërsa sa i përket ndëshkimit të jobesimtarëve në botën tjetër për shkak të kundërshtimit që ata u bënë degëzimeve islame, vlen mendimi se ata (jobesimtarët) do të ndëshkohen për lënien e këtyre degëzimeve të obliguara islame, me një ndëshkim shtesë ndëshkimit për arsye të mosbesimit të tyre (kundërshtimit të bazave të besimit islam)6.

Allahu e di më mirë. JOMUSLIMAN NGARKUAR ME DEGËZIME ISLAME

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ NGARKIMI I JOMUSLIMANIT ME NORMAT ISLAME

NGARKIMI I JOMUSLIMANIT ME NORMAT ISLAME

  1. Shih: islamweb, alssunnah, salmajed dhe alukah.
  2. Xhunubllëku: Gjendja e papastërtisë së madhe rituale, të cilës i takon kush ka kryer raport seksual apo ka ejakuluar (i ka dalë sperm me furi, shoqëruar me kënaqësi të madhe, si rasti i kujt ka qenë zgjuar), apo qoftë edhe pa u hetuar kënaqësia (si rasti i kujt ka qenë në ëndërr).
  3. Xhunub: Personi që ka kryer raport seksual apo ka ejakuluar (i ka dalë sperm) zgjuar a në ëndërr; gjendje kjo që pastrohet përmes larjes rituale të gjithë trupit.
  4. Gusël: Larja e madhe rituale (e gjithë trupit); shih: GUSLI-LARJA RITUALE E GJITHË TRUPIT.
  5. El-Mudethir: 42-43.
  6. Shih: islamway, En-Neueui, El-Mexhmu’u Sherhu El-Muhedheb v. 3, f. 4 dhe v. 4. f. 328; salmajed dhe salmajed (portali i dijetarit Sulejman El-Maxhid).
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top