AGJËRIMI TË PREMTEN-6 DITËT E SHEUALIT

Numri i fetvasë: 261 AGJËRIMI TË PREMTEN-6 DITËT E SHEUALIT

Kategoria: AGJËRIMI VULLNETAR

2 160 shfletues/klikues AGJËRIMI TË PREMTEN-6 DITËT E SHEUALIT


 Pyetje: AGJËRIMI TË PREMTEN-6 DITËT E SHEUALIT


A është i lejuar agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Sheual nëse agjërimi bëhet në ditën e premte?


Përgjigjja: AGJËRIMI TË PREMTEN-6 DITËT E SHEUALIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Shumica e juristëve muslimanë mendojnë se veçimi i të premtes me agjërim vullnetar është mekruh1 (i papëlqyshëm) dhe jo haram2.Lexoni më tepër

Ndërsa në lidhje me veçimin e të premtes për agjërimin e ditëve të Sheualit, juristët muslimanë ndajnë dy mendimet kryesore në vijim:

Mendimi i parë: Agjërimi në fjalë është mekruh3

Mendimi i shumicës së juristëve muslimanë është se veçimi i ditës së xhuma (të premte) me agjërim vullnetar është mekruh (i papëlqyeshëm), edhe nëse në të agjërohet ndonjëra nga gjashtë ditët e muajit Sheual, pasi agjërimi i gjashtëshes së Sheualit i përket agjërimit vullnetar dhe së këtejmi hyn tek përgjithësia e papëlqyeshmërisë.Lexoni më tepër

Bazuar në këtë mendim, veçimi i ditës së premte për të agjëruar në të ditët e Sheualit lejohet pa qenë i papëlqyeshëm në rast se i përket trajtës ku të gjashtë ditët në fjalë agjërohen njëra pas tjetrës, ose nëse më së paku shoqërohet me një ditë tjetër agjërimi para ose pas të premtes.

Mendimi i dytë: Ky agjërim nuk është mekruh4

Disa juristë muslimanë janë të mendimit se agjërim i veçuar i të premtes [pa qenë nevoja të lidhet me një ditë agjërimi para ose pas të premtes], nëse në të agjërohet ndonjëra nga ditët e Sheualit, lejohet pa qenë mekruh (i papëlqyeshëm), përderisa me këtë synohet agjërimi i gjashtë ditëve të Sheualit dhe jo agjërimi i të premtes në vetvete. Këtu hyn agjërimi prej ditëve të Sheualit që bëhet ditën e premte të veçuar, nisur nga nevoja e personit, si p.sh. rasti kur ai në këtë ditë është i lirë, ndërsa në të tjerat është i ngarkuar me punë dhe ngjashëm (me këtë rast).

Ky mendim bazohet në thënien e juristëve muslimanë (përfshirë medh’ebin hanbeli) se papëlqyeshmëria e veçimit të së premtes me agjërim vullnetar largohet (eliminohet), nëse agjëruesi nuk po synon agjërimin e ditës së premte në vetvete. Këta dijetarë e kanë interpretuar thënien profetike: “Mos e veçoni ditën e saj (të premtes) me agjërim mes ditëve të tjera, përveçse nëse kjo është në një agjërim që e agjëron [e ka për zakon ta agjërojë] dikush nga ju”5; se me të nënkuptohet lejimi i veçimit në fjalë po qe se me të nuk synohet agjërimi i të premtes në vetvete. Ky mendim gëzon një konsideratë të fuqishme, sidomos nëse agjëruesi në këtë rast po agjëron një agjërim të caktuar, ku përfshihet edhe agjërimi i gjashtë ditëve të Sheualit.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. AGJËRIMI TË PREMTEN-6 DITËT E SHEUALIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ AGJËRIMI TË PREMTEN-6 DITËT E SHEUALIT

AGJËRIMI TË PREMTEN-6 DITËT E SHEUALIT

  1. Mekruh: Vepër e papëlqyeshme, lënia e së cilës shpërblehet fetarisht dhe kryerja e saj nuk ndëshkohet.
  2. Haram: Vepër e ndëshkueshme, kryerja e saj ndëshkohet fetarisht dhe lënia e saj shpërblehet.
  3. Shih: islamweb dhe saaid.
  4. Shih: islamonline dhe salmajed.
  5. Muslimi 1930.
  6. Shih: alminbar.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë: