Ju jeni këtu:
Shtëpiza » FIKHU-LEGJISLACIONI I ADHURIMEVE » NAMAZI » NAMAZI I XHUMASË-TË PREMTES » LIGJËRATA DHE NAMAZI I XHUMASË
Numri i fetvasë: 379 RIFALJA E XHUMASË NGA I NJËJTI IMAM
Kategoria: KUSHTET E VLEFSHMËRISË SË XHUMASË
RIFALJA E XHUMASË NGA I NJËJTI IMAM
Pyetje: RIFALJA E XHUMASË NGA I NJËJTI IMAM
A bën që i njëjti imam t’i falë dy namazet e të njëjtës xhuma (ta rifalë namazin e ditës së premte), nëse ka edhe disa hoxhallarë apo persona të tjerë prezent që mund ta falin xhumanë?
Përgjigjja: RIFALJA E XHUMASË NGA I NJËJTI IMAM
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me këtë çështje, në mënyrë të përmbledhur, thuhet sa vijon:
Së pari: Falja e farzit pas imamit që po fal nafile
Siç dihet nëse personi e ka falur një herë farzin (qoftë i vetëm, qoftë me xhemat) dhe pastaj e përsërit atë (qoftë edhe duke gabuar dhe bërë sërish nijetin e farzit), namazi i parë nuk prishet, porse është ky namaz i parë ai që i konsiderohet personit falje e farzit dhe shlyerje e këtij të fundit; teksa namazi i përsëritur i konsiderohet nafile (dhe si rregull përsëritja bëhet vetëm në situata të caktuara, siç do të ceket më poshtë).
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 176 DISPOZITA E HUTBES SË XHUMASË
Kategoria: LIGJËRATA DHE NAMAZI I XHUMASË
DISPOZITA E HUTBES SË XHUMASË
Pyetje: DISPOZITA E HUTBES SË XHUMASË
Kemi parë shpesh sesi shumë persona vijnë në hutben e xhumasë me vonesë, prandaj deshëm të na shpjegoni se cila është dispozita e prezantimit të hutbes (ligjëratës) së xhumasë?
Përgjigjja: DISPOZITA E HUTBES SË XHUMASË
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Shumica e dijetarëve janë të mendimit se hutbeja është kusht për saktësinë e xhumasë, bazuar në thënien e Allahut të Lartësuar: “Nxitoni për ta përmendur Allahun!” Ata kanë thënë se ajo që synohet këtu me “përmendjen” është hutbeja, kështu që prezantimi i saj (nga fillimi në fund) bëhet i detyrueshëm. Më konkretisht frekuentimi i plotë i hutbes (ligjëratës) së xhumasë, konsiderohet i detyrueshëm bazuar në: (së pari) urdhrin hyjnor të nxitimit për në të dhe (së dyti) sepse Profeti (Paqja qoftë mbi të!) e ka kryer gjithmonë atë (hutben e xhumasë) krahas namazit të xhumasë.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 175 DISPOZITA E XHUMASË DHE KAPJA E SAJ
Kategoria: DISPOZITA E NAMAZIT TË XHUMASË
DISPOZITA E XHUMASË DHE KAPJA E SAJ
Pyetje: DISPOZITA E XHUMASË DHE KAPJA E SAJ
Cila është dispozita e faljes së xhumasë dhe kur konsiderohet personi se e ka kapur xhumanë?
Përgjigjja: DISPOZITA E XHUMASË DHE KAPJA E SAJ
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Dispozita e namazit të xhumasë
Namazi i xhumasë është farz ajn (obligim personal), bazuar në argumentet e Kuranit, Sunetit (Traditës Profetike) dhe Ixhmasë (konsensusit të juristëve muslimanë).
Në Kuran theksohet qartë se personi që është i ngarkuar me faljen e xhumasë, duhet t’i përgjigjet thirrjes së nxitimit për në faljen e xhumasë, siç ka thënë Allahu i Madhëruar: “O besimtarë, kur të thirreni për (të falur) namazin (e xhumasë) në ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun dhe pezulloni tregtinë! Kjo, që ta dini, është më mirë për ju!”
Lexoni më tepër