“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)
Cila është dispozita e planifikimit të shtatzënisë dhe ndalimit të përkohshëm të lindjes së fëmijëve për arsye edukimi dhe ngjashëm me këtë?
Përgjigjja: PLANIFIKIMI I NDALUAR I SHTATZËNISË
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Planifikimi i shtatzënisë / lindjes së fëmijëve lejohet të shtyhet nëse bashkëshortët janë dakord dhe pa u shoqëruar me qëllime a qëndrime që bien ndesh me normat islame, por më e mira është që synimi i prindërve muslimanë të jetë që të bëjnë fëmijë dhe të kenë shumë pasardhës.
Një çift bashkëshortësh muslimanë që kanë një vit të martuar dhe për shkak të gjendjes jo të favorshme ekonomike ku ndodhen momentalisht duan ta zgjasin çështjen e bërjes së fëmijës edhe një vit, me arsyetimin se nuk i kanë kushtet e nevojshme ekonomike, sepse nuk janë të dy në punë, në mënyrë që ta planifikojnë lindjen e fëmijës për kur të kenë një lloj buxheti të favorshëm. Momentalisht kanë shtëpi dhe nusja pritet të fillojë një punë, kurse bashkëshorti është në shkollë në vitin e fundit të universitetit. Pyetja që bëjnë është: A ngarkohen ata me gjynah nëse e zgjasin edhe një vit tjetër çështjen e bërjes së fëmijës, pra a futen ata në këtë rast tek kategoria e “atyre që kanë frikë nga rizku”?- ndërkohë që Zoti ka premtuar që Ai është furnizues.
Përse muslimanit i lejohet të martohet me një grua të krishterë apo hebreje dhe nga ana tjetër gruas muslimane nuk i lejohet që të të martohet me një person të krishterë ose hebre?
Përgjigjja: RRETH MARTESËS MUSLIMAN-E KRISHTERË
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me pyetjen e parashtruar, në literaturat e dijetarëve muslimanë përmendet sa vijon1:
Së pari: Parësore është martesa e muslimanit me muslimanen e devotshme
Jam një shqiptar i krishterë që dua një vajzë të besimit musliman. Doja mendimin tuaj lidhur me çështjen nëse është e mundur një martesë mes meje dhe asaj, teksa unë besoj tek vetja dhe tek ai person në çdo gjë, gjithçka mes nesh e vlerësojmë pozitivisht dhe kemi një mirëkuptim të madh.
Përgjigjja: KURORËZIMI MUSLIMANE-I KRISHTERË
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Pyetja e parashtruar ka të bëjë me çështjen juridike islame të njohur si “dispozita e martesës së muslimanes me jomuslimanin (i krishterë apo i një besimi tjetër qoftë ai)”, lidhur me të cilën thuhet sa vijon:
A duhet të shtrohet ushqimi (banketi) i dasmës kur të bëhet kurorëzimi apo më pas? A është mirë që për dasmë të ftohen sa më shumë të ftuar dhe a mundet të shtrohet banketi me koktej (pije dhe qerasje të lehta) që nuk përmban harame apo duhet të shtrohet mish dhe ngjashëm?
Përgjigjja: KOHA E DASMËS-PJESËMARRËSIT-USHQIMI
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me kohën, pjesëmarrësit (të ftuarit) dhe ushqimin e gostisë së dasmës, juristët muslimanë kanë përmendur sa vijon1:
Kuptimi gjuhësor i fjalës arabe “El-Uelijmeh / gosti apo banket” vjen nga folja arabe “uelime” që ka kuptimin “mbledhje / bashkim”, duke qenë se kemi të bëjmë me mbledhjen apo bashkimin e dy bashkëshortëve; teksa kuptimi terminologjik juridik islam i kësaj fjale nënkupton “ushqimin që shtrohet veçanërisht në dasëm”.
A lejohet aborti në 40 ditëshin e parë? Nuk është se nuk dua më fëmijë, por mbas 7-8 vitesh më duhet që ta marr pak veten ekonomikisht, pasi rrogën time aktuale nuk di ku ta përdorë më parë dhe po kështu kam dy fëmijë të vegjël (njërin dy vjeç dhe tjetrin katër vjeç). Gjithashtu nusja më ankohet se po lodhet me këto të dy që ka dhe s’po e merr as gjumi nga sikleti prej kësaj shtatëzanie të saj.
Përgjigjja: ABORTIMI PREJ RRETHANAVE TË VËSHTIRA
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Nëse fëmija ka babain musliman dhe nënën të krishterë, cilës fe i takon ai, asaj të babait apo asaj të nënës? Po nëse prindërit e fëmijës ndërrojnë fe dhe nga muslimanë kthehen në tjetër fe, cilës feje i takojnë fëmijët e tyre në këtë rast?
Përgjigjja: FEJA E FËMIJËS PARA PUBERTETIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Juristët muslimanë theksojnë se feja e fëmijës para pubertetit (mbërritjes së moshës së pjekurisë seksuale), ndjek fenë e prindërve të tij si vijon:
A është e lejuar që gruaja muslimane të mbajë ligjeratë live (drejtpërdrejtë) në fb (facebook) apo në media në përgjithësi?
Përgjigjja: LIGJËRIMI I GRUAS NË FACEBOOK-MEDIA
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Juristët muslimanë ndajnë një sërë mendimesh lidhur me faktin nëse zëri i gruas është apo jo auret1 (gjë intime), teksa mendimi i saktë (që përbën edhe mendimin e katër medh’hebeve) është se zëri i gruas nuk është auret dhe është i lejuar në rast nevoje, me kriterin që gruaja të mos e ledhatojë atë dhe bëjë objekt provokimi / rrugë ngacmimi për pasionin e zemërsëmurëve.2