Ju jeni këtu:
Shtëpiza » AKIDJA-KREDOJA ISLAME » SAHABËT DHE EHLU BEJTI
Personaliteti Nr. 4 IMAM ALIU-ARTIKULL BIOGRAFIK
Kategoria: 4 KALIFËT E DREJTË TË UDHËZUAR
IMAM ALIU-ARTIKULL BIOGRAFIK
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Imam Aliu: Lindi në vitin 23 para-hixhrik / 600 diellor dhe ndërroi jetë në vitin 40 hixhrik / 661 diellor; bën pjesë tek “Shtresa e Parë (1)” e transmetuesve të Islamit dhe prej tij janë transmetuar 586 hadithe (transmetime profetike).
Emri i tij është (عَلِيُّ بْنُ أَبِي طَالِبٍ بْنِ عَبْدِ الْمُطَّلِبِ) Ali Ibn Ebi Talib Ibn Abdulmutalib, Ebu El-Hasen, nga fisi Hashimi i Kurejshëve, Prijësi i Besimtarëve, kalifi (kryeqeverisësi) i katërt prej Katër Kalifëve të Drejtë të Udhëzuar, dijetari i madh, poeti, hafëzi, njëri prej Dhjetë të Përgëzuarve me Xhenet dhe njëri prej Gjashtëshes Këshillimore që caktoi Umeri për Kalifin (Kryeqeveritarin e Shtetit Islam), duke bërë me dije se Profeti (Paqja qoftë mbi të!) kishte ndërruar jetë duke qenë i kënaqur me ata të gjashtë.
Lexoni më tepër
Personaliteti Nr. 3 OSMANI-ARTIKULL BIOGRAFIK
Kategoria: 4 KALIFËT E DREJTË TË UDHËZUAR
OSMANI-ARTIKULL BIOGRAFIK
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
OSMANI: Lindi në vitin 47 para-hixhrik / 577 diellor dhe ndërroi jetë në vitin 35 hixhrik / 656 diellor; bën pjesë tek “Shtresa Nr. 1” e transmetuesve të Islamit dhe prej tij janë transmetuar 146 hadithe (transmetime profetike).
Emri i tij është (عُثْمَانَ بْنِ عَفَّانَ بْنِ أَبِي الْعَاصِ بْنِ أُميَّة) Uthman (Osman) Ibn Affan Ibn Ebi El-A’si Ibn Umeje, Ebu Abdullah, prej Kurejshëve umevit (të fisit Benu Umeje), Prijësi i Besimtarëve, kalifi (kryeqeverisësi) i tretë prej Katër Kalifëve të Drejtë të Udhëzuar që u zgjodh si i tillë me konsultën dhe pajtimin e muslimanëve në përgjithëse dhe elitarëve prej tyre në veçanti, pasi Umer Ibn El-Khatabi ra dëshmor (shehid), një prej Dhjetë të Përgëzuarve me Xhenet, nga të parët që ka pranuar Islamin (hyri në Islam me ftesën e Ebu Bekrit, pak pas zbritjes së Shpalljes, teksa para tij e kishin pranuar Islamin nga meshkujt vetëm Ebu Bekri, Aliu dhe Zejd Ibn Harithe), është emigruesi i parë që emigroi në Rrugë të Allahut me familjen e tij, duke i përjetuar të dy emigrimet, atë në Abisini (Etiopia e sotme) dhe atë në Medine, lexues i zellshëm i Kuranit (e gjallonte natën me namaz nate në të cilin e lexonte gjithë Kuranin).
Lexoni më tepër
Personaliteti Nr. 2 UMERI-ARTIKULL BIOGRAFIK
Kategoria: 4 KALIFËT E DREJTË TË UDHËZUAR
UMERI-ARTIKULL BIOGRAFIK
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Umeri: Lindi në vitin 40 para-hixhrik / 584 diellor dhe ndërroi jetë në vitin 23 hixhrik / 644 diellor; bën pjesë tek “Shtresa Nr. 1” e transmetuesve të Islamit dhe prej tij janë transmetuar 539 hadithe (transmetime profetike).
Emri i tij është (عُمَر بن الخَطَّاب بن نفيل القرشي), Umer Ibn El-Khatab Ibn Nufejl, Ebu Hafs, prej Kurejshëve dhe që në kohën para-islame konsiderohej prej krerëve e trimave të Kurejshëve mekas, të cilit i ishte besuar detyra si ambasador i tyre, pasi Umeri ishte besnik i tyre, urrente dhe kërcënonte sipas politikës së tyre.
Lexoni më tepër
Personaliteti Nr. 1 EBU BEKRI-ARTIKULL BIOGRAFIK
Kategoria: 4 KALIFËT E DREJTË TË UDHËZUAR
EBU BEKRI-ARTIKULL BIOGRAFIK
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Ebu Bekri: Lindi në vitin 51 para-hixhrik / 573 diellor dhe ndërroi jetë në vitin 13 hixhrik / 634 diellor; bën pjesë tek “Shtresa Nr. 1” e transmetuesve të Islamit dhe prej tij janë transmetuar 142 hadithe (transmetime profetike).
Emri i tij është (عَبْدُ اللَّهِ بن أبي قُحَافَة عُثْمَانَ بْنِ عَامِرِ) Abullah Ibn Ebi Kuhafe Uthman Ibn Amir, Ebu Bekër Es-Siddiku (dëshmitari dhe pasuesi i të vërtetës), prej Kurejshëve, me epitetin EL-ǍTIJǨ (i çliruari nga zjarri/fytyrëbukuri). Ai është sahabiu (shoku) i shquar i Profetit (Paqja qoftë mbi të!) që ishte më i miri prej sahabëve (shokëve të Profetit), të cilët ishin njerëzit më të mirë pas profetëve të Zotit, është i pari burrë që besoi tek profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!), është burri të cilin ai (Paqja qoftë mbi të!) e deshi më së shumti, është shoku i tij (Paqja qoftë mbi të!) në shpellë dhe tërë rrugën e emigrimit profetik, është një prej Dhjetë të Përgëzuarve me Xhenet, si dhe është pasuesi i profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) si kalifi (kryeqeveritari) i parë ndër Katër Kalifët e Drejtë të Udhëzuar.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 257 EHLU BEJTI-FAMILJARËT E PROFETIT
Kategoria: VIRTYTET-MERITAT E PROFETIT
EHLU BEJTI-FAMILJARËT E PROFETIT
Pyetje: EHLU BEJTI-FAMILJARËT E PROFETIT
Kush janë Ehlu Bejti (Familjarët e Profetit), cila është pozita e tyre dhe a i quan feja jonë ata të shenjtë, apo ajo që duhet është që ne t’i duam ata dhe t’i ndjekim në veprat e tyre të devotshme, jo t’i shenjtërojmë (hyjnizojmë)?
Përgjigjja: EHLU BEJTI-FAMILJARËT E PROFETIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Shenjtërimi në kuptimin e madhërimit kategorik, kulminant dhe të kompletuar, i përket vetëm Allahut, pasi vetëm Atij i takojnë në vetvete cilësitë dhe atributet e madhështisë, lartmadhërisë dhe kompletimit.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 256 SHENJTËRIMI I PROFETËVE-EVLIJAVE
Kategoria: VIRTYTET-MERITAT E PROFETIT
SHENJTËRIMI I PROFETËVE-EVLIJAVE
Pyetje: SHENJTËRIMI I PROFETËVE-EVLIJAVE
Feja jonë na mëson ta duam Allahun, të Derguarin e Tij (Paqja qoftë mbi të!) dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij. A e quan feja jonë Muhamedin (Paqja qoftë mbi të!) të shenjtë? Unë e di se ajo që duhet është që ne ta duam dhe ndjekim atë në çfarë ka vepruar dhe jo ta bëjmë të shenjtë (hyjnizojmë)?
Përgjigjja: SHENJTËRIMI I PROFETËVE-EVLIJAVE
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Me fjalën “TEǨDIIS / shenjtërim” nënkuptohet “TEǍĎȞIIM-i / madhërimi” dhe zakonisht kur kjo fjalë flitet për krijesat, ajo përdoret për kë/çfarë kalon cakun ligjor (kufirin e lejuar). Porse fjala “TEǨDIIS / shenjtërim” bart edhe kuptimet: dëlirje / pastrim (i të cilësuarit me këtë fjalë) nga të metat / mangësitë dhe të qenët i bekuar.
Lexoni më tepër