PËRVETËSIMI I THESARIT PARAISLAMIK

Numri i fetvasë: 293 PËRVETËSIMI I THESARIT PARAISLAMIK

Kategoria: ZEKATI I THESAREVE DHE MINERALEVE

1 803 shfletues/klikues PËRVETËSIMI I THESARIT PARAISLAMIK


 Pyetje: PËRVETËSIMI I THESARIT PARAISLAMIK


Cila është arsyeja e lejimit të përvetësimit të thesarit paraislamik dhe si vepron muslimani kur gjen një thesar paraislamik në një shtet islam ose joislam që ka ose jo marrëveshje paqeje me muslimanët?


 Përgjigjja: PËRVETËSIMI I THESARIT PARAISLAMIK


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Lidhur me lejimin e pronësimit të thesarit paraislamik, juristët muslimanë theksojnë sa vijon1:Lexoni më tepër

Së pari: Arsyeja e lejimit të përvetësimit të thesarit paraislamik

Në lidhje me arsyen e lejimit të përvetësimit të thesarit paraislamik, Ebu Is’hak El-Meruzi (prej juristëve elitarë të medh’hebi shafi’i) thotë: “Thesari paraislamik është prej pasurive [të personave] të periudhës paraislamike të shkuar, të cilët s’dihet nëse u ka mbërritur apo jo thirrja (ftesa) islame… Në rast se atyre nuk u ka arritur thirrja islame… ai (thesari i gjetur) është dhuratë nga Allahu që na e lejoi ne dhe kjo përbën thesarin paraislamik (arabisht: rikez).”2

Juristët muslimanë kanë theksuar se muslimanit nuk i lejohet ta cenojë jetën, nderin pasurinë e muslimanit por edhe të jomuslimanëve të tre kategorive në vijim: (1. EHLU EDH-DHIM-ME) jomuslimanë që jetojnë në shtetin islam; (2. EHLU EL-ǍHD) jomuslimanë që kanë marrëveshje paqeje (s’janë në gjendje lufte) me muslimanët dhe (3. EHLU EL-EMEEN) jomuslimanë që kanë marrëveshje sigurie dypalëshe me muslimanët (më gjerë për këto tre kategori do flitet në vijim). Kurse personat që kanë jetuar para dërgimit të profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) apo ata të cilëve nuk u ka mbërritur thirrja islame, vetëkuptohet se nuk i përkasin asnjërës prej tre kategorive në fjalë të jomuslimanëve që ndalohet t’u përvetësohet pasuria e supozuar/e gjykuar se u përket atyre.Lexoni më tepër

Së dyti: Kur thesari paraislamik gjehet në një shtet islam / joislam

a. Kur gjehet në një shtet islam ose joislam me marrëveshje paqeje

Juristët muslimanë përmendin se nëse muslimani ose jomuslimani me nënshtetësi të një shteti islam: (së pari) gjen një thesar paraislamik në një shtet islam ose shtet joislam që ka marrëveshje paqeje (s’është në gjendje lufte) me muslimanët dhe (së dyti) dihet pronari i tokës ku është gjetur ky thesar; sa në fjalë nuk konsiderohet thesar paraislamik që lejohet të përvetësohet (pronësohet) prej gjetësit, porse obligohet ruajtja e këtij thesari derisa ai të mund t’i kthehet pronarit të tij, ose nëse nuk kihet shpresë për vënie kontakti me pronarin e këtij thesari, ai dorëzohet në thesarin e shtetit (nëse shteti është i drejtë dhe i besueshëm) ku ai mbahet në dispozitën e kapitaleve të humbura (të cilave nuk u dihet pronari dhe mbahen në ruajtje derisa pronari të gjehet).

b. Kur gjehet në një shtet joislam që s’ka marrëveshje paqeje

Siç u cek në hyrje të kësaj trajtese, si rregull, pasuria e jomuslimanëve që nuk u përkasin asnjërës prej tre kategorive imune (të pacenueshme) të sipërpërmendura (ku hynin: jomuslimanët që jetojnë në shtetin islam, ata që kanë marrëveshje paqeje me muslimanët ose ata që kanë marrëveshje sigurie dypalëshe me muslimanët) dhe për më tepër ajo (pasuria) e jomuslimanëve që janë në gjendje lufte me muslimanët (EHLU EL-ȞARB), lejohet që të përvetësohet.

Gjithsesi, nga ky rast bën përjashtim pasuria e jomuslimanëve që janë në gjendje lufte me muslimanët, nëse muslimani ka marrëveshje sigurie dypalëshe me ata, pra ka hyrë apo jeton në tokën e këtyre jomuslimanëve përmes marrëveshjeve të sigurisë, si: ato të trajtës së lejeqëndrimit të përkohshëm a të përhershëm, strehimit politik etj.Lexoni më tepër

Bazuar në sa u cek mësipër, në lidhje me thesarin paraislamik që gjehet (nga muslimani ose jomuslimani me nënshtetësi të shtetit islam) në vendet (shtetet) që janë në gjendje lufte me muslimanët, kur muslimani ka hyrë në ndonjë prej këtyre shteteve me marrëveshje sigurie dypalëshe, thuhet sa vijon:

a. Kur ky thesar gjehet në pronat private të këtij shteti

Thesari paraislamik që gjehet (nga muslimani ose jomuslimani me nënshtetësi të shtetit islam) në vendet (shtetet) që janë në gjendje lufte me muslimanët, nuk lejohet të përvetësohet, nëse: (së pari) muslimani ka hyrë në tokën e këtij shteti me marrëveshje sigurie dypalëshë dhe (së dyti) ky thesar gjehet në një tokë me pronar (pra në pronat private) të këtij shteti.Lexoni më tepër

b. Kur ky thesar gjehet në një tokë pa pronar të këtij shteti

Nëse thesari paraislamik gjehet (nga muslimani ose jomuslimani me nënshtetësi të shtetit islam) në një tokë pa pronar (të shtetit në gjendje lufte me muslimanët, ku muslimani ka hyrë me marrëveshje sigurie dypalëshe), ai (thesari paraislamik i gjetur) lejohet të përvetësohet (pronësohet), sidomos nëse jomuslimanët e atjeshëm nuk vihen në mbrojtje të këtij thesari.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. PËRVETËSIMI I THESARIT PARAISLAMIK

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ PËRVETËSIMI I THESARIT PARAISLAMIK

PËRVETËSIMI I THESARIT PARAISLAMIK

  1. Shih: qaradaghi, islamweb, islamtoday, islamtoday dhe islamtoday.
  2. Shih: al-eman.
  3. Plaçkë lufte: Paratë, kapitalet, armët, mjetet, plaçkat, pronat dhe ngjashëm, të fituara (zëna) nga muslimanët në luftrat (luftimet) e tyre me jomuslimanët, të cilat tuboheshin pas lufte nën kujdesin e komandës dhe pastaj 4/5-sta e tyre u ndahej luftëtarëve muslimanë pjesëmarrës në këtë luftë, ku këmbësorit i jepej një pjesë dhe kalorësit dy ose tre pjesë (për shkak të kontributit të tij më të shumtë / një pjesë për kalorësin dhe pjesa tjetër për kalin e tij); ndërsa 1/5-sta e kësaj plaçke lufte i takonte thesarit të shtetit islam, i cili e përdorte atë për interesat e përgjithshme të muslimanëve, për jetimët, të varfrit, shtegtarin (udhëtarin) e mbetur në rrugë (pa të hollat e nevojshme për t’u kthyer në vendin e tij) dhe ngjashëm (shih: islamqa, islammessage dhe islamweb).
Shpërndajeni Fjalën e Mirë: