LEXIMI LATINISHT I FJALËVE TË NAMAZIT

Numri i fetvasë: 191 LEXIMI LATINISHT I FJALËVE TË NAMAZIT

Kategoria: VLERA-ETIKA E LEXIMIT-STUDIMIT KURANOR

1 321 shfletues/klikues LEXIMI LATINISHT I FJALËVE TË NAMAZIT


 Pyetje: LEXIMI LATINISHT I FJALËVE TË NAMAZIT


A lejohet leximi me gërma jo arabe (latinisht) i fjalëve të namazit. E kam fjalën për fletushkën “Falja e namazit për fillestarët”, e cila qarkullon në shumë prej xhamive tona. Në këtë fletushkë janë transliteruar (shkruar me shkronja latine / jo arabe) tekste kuranore dhe lutje profetike, me qëllimin e mirë për t’i ardhur në ndihmë muslimanëve që nuk mund të lexojnë arabisht, që ata të lexojnë dhe mësojnë përmendësh fjalët e domodoshme të namazit.


 Përgjigjja: LEXIMI LATINISHT I FJALËVE TË NAMAZIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Si rregull nuk lejohet kurrsesi transliterimi (shkrimi me shkronja latine / jo arabe) i teksteve origjinale hyjnore dhe në veçanti ai i Kuranit, madje edhe komentimet në arabisht që bëhen në lidhje me to, nuk gëzojnë statusin (pozitën) e teksteve origjinale autentike të shenjta.Lexoni më tepër

Por nëse personi nuk di arabisht dhe i duhet që t’i lexojë ajetet e transliteruara (të shkruara me gërma latine / jo arabe) apo tekstet e tjera që duhen lexuar gjatë namazit, ai obligohet që për leximin e këtij teksti të ketë parasysh rregullat e shkronjave speciale të transliterimit përkatës në vijim:

● Shkronja “Ă”, lexohet “a” e fortë që del njëkohësisht nga kraharori dhe gurmazi;

● Shkronja “Ŭ”, lexohet “u” e fortë që del njëkohësisht nga kraharori dhe gurmazi;

● Shkronja “Ĭ”, lexohet “i” e fortë që del njëkohësisht nga kraharori dhe gurmazi;

● Shkronja “Ȟ”, lexohet “h” e fortë që del njëkohësisht nga kraharori dhe gurmazi;Lexoni më tepër

Më konkretisht muslimani që nuk di arabisht, e ka për detyrë që më së paku të lexojë sa më drejtë në arabisht (sipas rregullave të mësipërme të transliterimit) fjalët e domosdoshme në vijim të namazit:

● Tekbiri fillestar: ALL-LLAAHU EKBER (Allahu është më i madhi);

● Surja El-Fatiha: BISMIL-LAAHIR-RAȞMAANIR-RAȞIIM! EL ȞAMDU LIL-LAAHI RAB-BIL ĂALEMIIN. ER-RAȞMAANIR-RAȞIIM. MAALIKI JEUMID-DIIN. IJ-JAAKE NEĂBUDU UE IJ-JAAKE NESTEĬIN. IHDINAŠ-ŠIRAAŤAL MUSTEǨIIM. ŠIRAAŤAL-LEDHIINE ENĂMTE ĂLEJHIM, GAJRIL MAGĎUUBI ĂLEJHIM UE LEĎ-ĎAAAAL-LIIN (Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Sunduesit të ditës së gjykimit. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë. Udhëzona në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre që i bekove me të mira, jo në të atyre që je i hidhëruar me ta dhe as të atyre që kanë humbur vetveten!);

● Në ruku: SUBȞAANE RAB-BIJEL ĂĎȞIIM (I Patëmetë është Zoti im i Madhërishëm);

● Në ngritjen nga rukuja: SEMIĂLL-LLAAHU LIMEN ȞAMIDEH (Allahu e dëgjon këdo që e falënderon Atë);Lexoni më tepër

Së fundi, duhet theksuar fakti se juristët muslimanë janë të mendimit se muslimanit/es që nuk di të lexojë arabisht, i del për detyrë që të nxitojë të mësojë të lexojë arabisht së paku aq sa të arrijë t’i lexojë saktë fjalët e domosdoshme të namazit, sidomos tekstin kuranor që duhet të lexohet në të.

Allahu e di më mirë. LEXIMI LATINISHT I FJALËVE TË NAMAZIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____  LEXIMI LATINISHT I FJALËVE TË NAMAZIT

LEXIMI LATINISHT I FJALËVE TË NAMAZIT

MADHËRIMI I KURANIT NË ETIKËN E BANJOS
LEXIMI I KURANIT ME GËRMA JO ARABE
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.