FORMAT SESI INFORMOHET MAGJISTARI

Numri i fetvasë: 185 FORMAT SESI INFORMOHET MAGJISTARI

Kategoria: PRETENDIMI I NJOHJES SË TË FSHEHTËS

1 074 shfletues/klikues FORMAT SESI INFORMOHET MAGJISTARI


 Pyetje: FORMAT SESI INFORMOHET MAGJISTARI


Sot dola me nënën shëtitje dhe një burrë na doli papritur para. Pasi na e përshkroi krejt shtëpinë (me gjithë oborr) siç e kemi, ai na tha: “Shtëpia juaj është plot magji.” Ne u çuditëm shumë. Ai na tha: “Unë jam në gjendje të vi në shtëpinë tuaj t’jua heq magjitë.” Ai na dha një letër ku lexonte: “Vizionar. Perëndia është Krijuesi i të gjitha planeteve. Punojmë kundër magjive të zeza. (Emri, mbiemri dhe telefoni). Profesioni: Parashikues e shërues me fuqi mbinatyrore.” A mund të na tregoni domethënien e kësaj dhe a është apo jo e vërtetë?


 Përgjigjja: FORMAT SESI INFORMOHET MAGJISTARI


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Me siguri që ky njeri është një magjistar i lidhur me shejtanët dhe teksti i letrës që ai ju ka dhënë dhe fjalët që ju ka thënë, e tregojnë më së miri këtë, sepse ato bien kryekput në kundërshtim të qartë me fenë islame. Digjeni atë letër dhe tregojuni njerëzve që kanë dëgjuar për atë njeri, se ai është një magjistar i lidhur me shejtanët. Allahu na ruajt nga shejtani dhe veglat e tij. Bëni shumë kujdes nga këta njerëz të rrezikshëm që po t’u qepën, nuk të shqepen, derisa të të zhysin thellë e më thellë në botën e ligë e të rrezikshme të shejtanëve.Lexoni më tepër

El-Khatabi thotë: “Sharlatanët (falltarët, parashikuesit e fatit, kallëzuesit e sendeve të humbura a vjedhura dhe magjistarët e mëdhenj) janë njerëz mendjemprehtë (shumë të rafinuar) që kanë shpirtra të ligë dhe e kanë në natyrën e tyre zjarrminë. Pikërisht për shkak të përputhjes mes tyre në këto çështje, shejtanët lidhen me ta dhe u ndihmojnë atyre duke dhënë maksimumin.”1

Format kryesore sesi fallxhorët dhe magjistarët arrijnë tek informacionet që tregojnë, janë:

Forma e parë: Xhindi i lidhur me fallxhorin dhe magjistarin u tregon ayre gjëra që arrin t’i shoh prej së afërmi, ose është një xhind tjetër ai që i sjell xhindit të lidhur me fallxhorin dhe magjistarin, një lajm të rrallë ose një lajm nga larg, i cili është prej gjërave që nuk mund të shihen normalisht nga ana e njerëzve;

Forma e dytë: Fallxhori apo magjistari e përdor intuitën e tij të fuqishme për të bërë përsiatje, supozime dhe hamendësime, të cilat ndodhin të jenë të qëlluara, por sigurisht që në to dominon gënjeshtra;

Forma e tretë: Fallxhori apo magjistari e mbështet atë që thotë tek përvoja dhe praktika, duke e referuar parashikimin e tij për të tashmen në çfarë ka ngjarë më parë; këtë gjë e përdor më së shumti magjistari;

Forma e katërt: Fallxhori apo magjistari e mbështet atë që thotë: tek dituria e rreme e astrologjisë (horoskopi / vëzhgimi i trupave qiellorë), tek i ashtuquajturi leximi i filxhanit, letrave etj., tek timbrat e zërave të kafshëve etj.; që janë kryekëput gjëra të kota që s’kanë asnjë lidhje me të vërtetën dhe ku vetëm sa spekulohet duke u sjellë fjalë të përgjithshme dhe me shumë kuptime dhe gjasa;

Në rastin tuaj motër, janë shejtanët ata që ia kanë përshkruar këtij njeriu të lig shtëpinë tuaj, pasi siç ka thënë Allahu i Madhëruar: “Ai (djalli) dhe shpura (soji dhe pasardhësit) e tij ju sheh, prej nga ju nuk i shihni ata.2Lexoni më tepër

Por ajo çfarë shejtanët u tregojnë falltarëve e magjistarëve mund t’i kapërcejë informacionet e rëndomta dhe kjo është forma e pestë, falë të cilës fallxhorët / magjistarët arrijnë tek informacionet e tyre speciale që tregojnë, si vijon:

Forma e pestë: Shejtanët e vjedhin lajmin e qiellit duke e dëgjuar (përgjuar) këtë lajm, nga engjëjt që banojnë në qiellin më të afërt të dynjasë, të cilin e marrin rrëmbimthi dhe ua përçojnë fallxhorëve dhe magjistarëve.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. FORMAT SESI INFORMOHET MAGJISTARI

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ FORMAT SESI INFORMOHET MAGJISTARI

FORMAT SESI INFORMOHET MAGJISTARI

  1. Fet’hu El-Baari, v. 10, f. 217, me autor Ibn Haxher El-Askaleni.
  2. El-Araf: 27.
SHKUARJA TEK MAGJISTARI-FALLTARI
MAGJISTARËT INFORMOHEN NGA SHEJTANËT
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.