VLERA DHE MIRËSIA E MUAJIT SHABAN
Numri i fetvasë: 125 VLERA DHE MIRËSIA E MUAJIT SHABAN
Kategoria: MIRËSITË E DITËVE-MUAJVE-KOHËVE
VLERA DHE MIRËSIA E MUAJIT SHABAN
Pyetje: VLERA DHE MIRËSIA E MUAJIT SHABAN
Cila është vlera dhe mirësia e muajit Shaban?
Përgjigjja: VLERA DHE MIRËSIA E MUAJIT SHABAN
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Muaji Shaban është muaji i tetë i kalendarit hixhri (sipas emigrimit profetik) dhe gjendet mes muajit Rexheb dhe atij Ramazan.
Vlerat e muajit Shaban dalin qartë në pah bazuar në sa vijon:
Së pari: Në Shaban ngrihen tek Allahu i Madhëruar veprat e njerëzve
Në lidhje me këtë vlerë dhe mirësi të veçantë të këtij muaji, Usame Ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy), thotë: “Unë i thashë: ‘O i Dërguar i Allahut, nuk po të shoh të agjërosh muaj prej muajve çfarë agjëron prej Shabanit? Ai (Paqja qoftë mbi të!) tha: ‘Ai (Shabani) është një muaj kundrejt të cilit njerëzit janë të pavëmendshëm, mes Rexhebit dhe Ramazanit; është muaj në të cilin ngrihen veprat te Zoti i botëve dhe unë dua që vepra ime të ngrihet duke qenë agjërueshëm.’”
VLERA DHE MIRËSIA E MUAJIT SHABAN Read More »