Ju jeni këtu:
Shtëpiza » HADITHI I NDERUAR-TRADITA PROFETIKE » FRAGMENTE TË ZGJEDHURA NGA HADITHI
Numri i fetvasë: 333 TRADITA PROFETIKE-KUPTIMI-ORIGJINALITETI
Kategoria: NDRIÇIME NGA TRADITA PROFETIKE
TRADITA PROFETIKE-KUPTIMI-ORIGJINALITETI
Pyetje: TRADITA PROFETIKE-KUPTIMI-ORIGJINALITETI
Cili është kuptimi i Sunetit (Traditës Profetike) dhe cila është rëndësia studimore në lidhje me të? Si realizohet vërtetimi i autenticitetit / origjinalitetit dhe anës kuptimore të Sunetit dhe cili është dallimi kyç mes Kuranit dhe Sunetit në lidhje me këto aspekte?
Përgjigjja: TRADITA PROFETIKE-KUPTIMI-ORIGJINALITETI
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Juristët muslimanë theksojnë se Kurani dhe Suneti (Tradita Profetike) gëzojnë të njëjtën pozitë sa i përket qenies së tyre burime kryesore kategorike të sheriatit (ligjit islam); pra Shpallja Hyjnore Islame që iu zbrit të Dërguarit të Allahut / Muhamedit (Paqja qoftë mbi të!) përbëhet prej dy pjesësh: Kuranit fisnik dhe Sunetit / Traditës Profetike të Dëlirë.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 290 LËVIZJEN-FORCËN I MUNDËSON ALLAHU
Kategoria: HADITHE PROFETIKE ME SHPJEGIM
LËVIZJEN-FORCËN I MUNDËSON ALLAHU
Pyetje: LËVIZJEN-FORCËN I MUNDËSON ALLAHU
Cili është kuptimi i thënies profetike “LAA ȞAULE UE LAA ǨU-UETE IL-LEE BIL-LAAH”?
Përgjigjja: LËVIZJEN-FORCËN I MUNDËSON ALLAHU
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Lidhur me kuptimin e thënies “LAA ȞAULE UE LAA ǨU-UETE IL-LEE BIL-LAAH”, të njohur ndryshe me shkurtimin “EL-ȞAUǨALEH”, thuhet:
“LAA ȞAULE UE LAA ǨU-UETE IL-LEE BIL-LAAH”, ka kuptimin: “Çdo lëvizje (shndërrim / ndryshim) dhe çdo forcë (fuqi / mundësi) ekziston vetëm me dashjen e Allahut”; pra lëvizja (shndërrimi / ndryshimi nga një gjendje në një tjetër) dhe forca (fuqia / mundësia) e nevojitur për të, është një çështje e pamundur për krijesën dhe vetëm Allahu e bën atë të mundur.
Lexoni më tepër