GJUMI I SHUMTË-DISPOZITA-KËSHILLA

Numri i fetvasë: 358 GJUMI I SHUMTË-DISPOZITA-KËSHILLA

Kategoria: ETIKA E GJUMIT-ECJES-ULJES-SHTRIRJES

241 shfletues/klikues GJUMI I SHUMTË-DISPOZITA-KËSHILLA


 Pyetje: GJUMI I SHUMTË-DISPOZITA-KËSHILLA


Më ndodhi një ditë që më kapi një gjumë i thellë nga mëngjesi dhe nuk u përmenda vetëm se kur më zgjuan shokët në perëndimin e diellit. Çfarë duhet pasur parasysh për raste të tilla?


 Përgjigjja: GJUMI I SHUMTË-DISPOZITA-KËSHILLA


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me mbetjen në gjumë të thellë thuhet sa vijon1:Lexoni më tepër

Së pari: Gjumi i tepërt konsiderohet i papëlqyeshëm (mekruh2)

Juristët muslimanë e konsiderojnë të papëlqyeshëm (mekruh) gjumin e tepërt, pasi prej tij njeriu humbet kryerjen e sa e sa veprave të mira (adhurimeve) që mund të bëhen gjatë ditës dhe sigurisht që kjo papëlqyeshmëri vlen nëse ky gjumë i tepërt nuk shpie në çuarjen dëm të ndonjë detyrimi fetar (si namazi p.sh.) apo në rënie në ndonjë haram (vepër të paligjshme).

Së dyti: Kush e ka zakon të mos zgjohet, obligohet të përdor mjet efikas zgjimi

Nëse personi e ka për zakon të mos zgjohet për shkak të kalimit të natës zgjuar apo ngjashëm, është i obliguar që të përdorë një mjet efikas për t’u zgjuar që t’i falë namazet në kohën e tyre përkatëse; ndërsa nëse personi e ka për zakon që të zgjohet për namaz, por pavarësisht kësaj ai ngelet ndonjë ditë në gjumë, në këtë rast ai nuk ngarkohet me mëkat.Lexoni më tepër

Së treti: Këshillë për shfrytëzimin e kohës duke bërë vepra të dobishme

Pikërisht në këtë kontekst, dijetari i shquar Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë!), ka këshilluar që muslimani/ja ta shfrytëzojë kohën për vepra të dobishme dhe të mos e çoj atë dëm duke fjetur, gjë në lidhje me të cilën ai është shprehur si vijon4:

“Nuk ka problem të flihet ditën ose natën nëse kjo nuk pasohet me çuarje dëm të ndonjë detyrimi fetar apo rënie në ndonjë haram (vepër të paligjshme).

Muslimani/ja, agjërueshëm qoftë ose jo, ligjërohet të mos rrijë zgjuar natën vonë, por të nxitojë të flejë menjëherë pasi ta ketë falur atë pjesë nate që ia lehtëson Allahu dhe nëse është në Ramazan (agjërueshëm) ligjërohet të ngrihet të hajë syfyr (suhur), sepse ngrënia e syfyrit është një sunet i fortë5 (traditë e vazhdueshme profetike), bazuar në thëniet profetike: “Hani syfyr, pasi në syfyr ka bereqet”6 dhe “Dallimi mes agjërimit tonë dhe atij të Ithtarëve të Librit (hebrenjve dhe të krishterëve) është ngrënia e syfyrit.”7

Po kështu, muslimani/ja, agjërues ose joagjërues qoftë, duhet të tregohet i vëmendshëm kundrejt (të pesë) namazeve të tij ditore [që t’i falë ato në kohën e duhur dhe] në grup dhe duhet të bëjë kujdes të mos i lerë ato pas dore për arsye të gjumit apo diçkaje tjetër.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. GJUMI I SHUMTË-DISPOZITA-KËSHILLA

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ GJUMI I SHUMTË-DISPOZITA-KËSHILLA

GJUMI I SHUMTË-DISPOZITA-KËSHILLA

  1. Shih: islamweb dhe islamqa.
  2. Mekruh: Veprim ritualisht i papëlqyeshëm, lënia e të cilit shpërblehet dhe kryerja e tij nuk ndëshkohet.
  3. Muslimi 681, Ebu Daudi 441 (Albani – në Sahihu Ebi Daud 437 – thotë se ky hadith është sahih / i vërtetë; fragmented e ardhura mes kllapave rrumbullake janë pjesë e transmetimit të Ebu Duaudit), Et-Tirmidhi 177, En-Nesai 615 dhe Ibn Maxhe 698; shih: dorar.
  4. Fetaua Esh-Shejkh Ibn Baz, v. 4, f. 156.
  5. Sunet i fortë: Traditë profetike e vazhdueshme (për të cilën argumentet tregojnë se është) jo e obligueshme, kryerja e të cilës shpërblehet fetarisht dhe lënia e saj nuk ndëshkohet, por s’është e denjë (e cenon personalitetin po) të lihet fare.
  6. El-Bukhari 1923 dhe Muslimi 1095.
  7. Muslimi 1096 dhe En-Nesai 2165; Albani – në Sahihu En-Nesai 2165 – ka thënë se hadithi është sahih / i vërtetë).
  8. Mubah: Veprim i hapur për të gjithë, as i shpërblyeshëm dhe as i ndëshkueshëm.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.