JETA E VËRTETË

QËLLIMI, METODA DHE REFERIMI I PORTALIT

01.a Jeta e Vërtetë 1Qëllimi:

Që njeriu të ketë ambicie dhe pasione, nuk ka asnjë problem, por e gjithë çështja qëndron tek mënyra sesi njeriu i ndërton dhe jetëson ato…

Pikërisht për këtë, Krijuesi solli sheriatin (ligjin islam), i cili përmes dispozitave (rregullave) që na mëson, na ndihmon t’i kanalizojmë më së miri ambiciet dhe pasionet tona, drejt dëlirjes së kësobotshme, e cila na kualifikon për të bërë një jetë të denjë në këtë botë e na përgatit për të fituar “nështetësinë parajsore” dhe jetuar në Parajsë/Xhenet, ku jetohet Jeta e Vërtetë, në lidhje me të cilën Allahu i Lartësuar thotë në Kuranin fisnik:

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë [pra jeta e njeriut të përkushtuar pas kësaj bote është dëfrim dhe lojë prej ku ai del pa dobi e pa fitim]. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë [e kompletuar dhe e përjetshme, ndaj puna për të është absolutisht më mirë se puna për jetën e kësaj bote]. Veç sikur ta dinin [jobesimtarët këtë; ath. nuk do t’i jepnin përparësi dynjasë (botës) së përkoshme kundrejt ahiretit (amshimit) të përhershëm]!”1Lexoni më tepër

Metodologjia:

Detyra e muslimanit është që në çështjen e adhurimeve islame (në lëmin sheriatik) të përpiqet të ndjekë të vërtetën dhe të arrijë tek ajo.

Përsa i përket kualifikimit në lëmin e sheriatit (ligjit islam), muslimanët i përkasin dy kategorive:

Kategoria e parë: Dijetari/nxënësi i dijes në lëmin e sheriatit (ligjit islam), ku hyjnë tre rangjet në vijim:

Rangu i parë: Dijetari kompetent në shkencën e sheriatit (ligjit islam), që është specializuar në studimin e argumentit sheriatik dhe ka arritur gradën e ixhtihadit (kompetencës për dhënien e fetvave/opinioneve sheriatike); me kushtin që veçse kompetent të jetë dhe i devotshëm/i përkushtuar në fe.Lexoni më tepër

Rangu i dytë: Dijetari/Nxënësi i shkencës sheriatike me kompetencë të kufizuar në shkencën e sheriatit (ligjit islam), i cili është kompetent vetëm në disa subjekte të caktuara dhe plotëson kushtin që përveçse kompetent në këtë subjekt, është edhe i devotshëm/i përkushtuar në fe.Lexoni më tepër

Rangu i tretë: Nxënësi fillestar i dijes sheriatike që nuk ka arritur gradën e ixhtihadit (kompetencës) në asnjë subjekt, i cili përveçse studion dijen sheriatike, është edhe i devotshëm/i përkushtuar në fe. Nxënësi fillestar i dijes sheriatike lejohet që në rast nevoje të japë fetva (orientime) sheriatike duke u bazuar në fetvatë (opinionet) e dijetarëve kompetentë.Lexoni më tepër

Kategoria e dytë: Masa e gjerë e muslimanëve që kanë njohuri të përcipta në lëmin e sheriatit (ligjit islam), pra nuk janë specialistë apo të afirmuar për të gjurmuar argumentet sheriatike dhe nuk i përkasin asnjërit prej rangjeve të përmendura në kategorinë e parë. I tilli duhet të pasojë atë dijetar- dhe në rast nevoje atë nxënës dije,- i cili mendon se është më i besueshmi në fe dhe dituri. Kështu ai e ka çuar në vend obligimin e vet dhe ka vepruar në përputhje me fjalën e Allahut:

Pyetni dijetarët (specialistë) nëse ju nuk dini.3Lexoni më tepër

Referimi:

Në kuadrin e ndjenjës së përgjegjësisë mbi mundësinë e arsimimit në lëmin e teologjisë islame, që na ka dhuruar Allahu i Madhëruar, përgjegjësi i kësaj faqeje kërkon mirëkuptimin tuaj, që së bashku t’i zhvillojmë përpjekjet e kësaj nisme nën sloganin që nxit hadithi (kumtimi profetik) fisnik:

Kujt ia do Allahu të mirën, i jep fikh (dijeni) në fe.”4

Kjo faqe trajton përgjigjet që hoxha përgjegjës/administrator i saj u jep pyetjeve fetare islame që i drejtohen. Përgjigjet kanë si pikë referimi faqet më të kualifikuara dhe më me zë të botës islame si:

“islamweb.net”, “islamqa.info”, “saaid.net”, “shamela.ws”, “fikhguide.com”, “al-eman.com”, “alukah.net”, “ahlalhdeeth.com”, “islamway.net” etj.

Allahu i shpërbleftë më së miri në të dy botët të gjithë ata që i publikojnë orientimet fetare të kësaj faqeje!

Jeta e Vërtetë_____

  1. Kuran, El-Ankebut: 64; Ejseru Et-Tefasir vëll. 4, fq. 151, me autor Ebu Bekër El-Xhezairi.
  2. Bukhariu 71 dhe Muslimi 1037; komentuar nga Mustafa Elbaga.
  3. El-Enbija: 7.
  4. Bukhariu 71 dhe Muslimi 1037.

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.