I DASHURI, NDAJ ATIJ QË DO, BINDJE TREGON
Deri kur me qejfet do mbetesh i zënë,
Teksa për gjithçka llogari ke për të dhënë?!
Mëkaton ndaj Allahut e se e do pretendon,
Por logjika e saktë këtë gjë s’e pranon,
Nëse dashuria jote e sinqertë do qe,
Me siguri që ndaj Tij do tregoje bindje,
Pasi dihet fort mirë se urtësia dikton:
“I dashuri, ndaj atij që do, bindje tregon”.
(Shqipëroi: Altin Torba, inspiruar nga versione simotra në arabisht, me ndërhyrje).