Numri i fetvasë: 19 DHIKRI PA ABDES OSE PA GUSËL
Kategoria: ETIKA E DHIKRIT DHE LUTJEVE
DHIKRI PA ABDES OSE PA GUSËL
Pyetje: DHIKRI PA ABDES OSE PA GUSËL
A duhet të jemi me abdes dhe gusël kur bëjmë dhikrin e mëngjesit apo të mbrëmjes?
Përgjigjja: DHIKRI PA ABDES OSE PA GUSËL
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me raportin e abdesit1 dhe guslit2 me dhikrin3 në përgjithësi, përfshirë edhe atë të mëngjesit dhe mbrëmjes, duhet të kemi paraysh sa vijon:
Së pari: Për dhikrin që nuk përmban Kuran, nuk është kusht as abdesi dhe as gusli:
Kur në dhikrin që bëhet nuk ka ajete4 kuranore, nuk është problem që personi të jetë pa abdes ose pa gusël.