KUR ËSHTË NATA E KADRIT-ADHURIMI NË TË
Numri i fetvasë: 93 KUR ËSHTË NATA E KADRIT-ADHURIMI NË TË
Kategoria: NATA E KADRIT DHE DISPOZITAT E SAJ
KUR ËSHTË NATA E KADRIT-ADHURIMI NË TË
Pyetje: KUR ËSHTË NATA E KADRIT-ADHURIMI NË TË
A mund të na tregoni me saktësi se kur është Nata e Kadrit, pasi nuk po arrij të gjej një informacion të saktë për këtë gjë. A duhet të falim namaz nate në Natën e Kadrit? Po në ditën që vjen pas Natës së Kadrit (ditën 27 Ramazan) çfarë adhurimesh bëhen?
Përgjigjja: KUR ËSHTË NATA E KADRIT-ADHURIMI NË TË
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Dijetarët muslimanë kanë mendime të ndryshmet në lidhje me faktin se në cilën natë të Ramazanit është Nata e Kadrit, ku mendimi më parësor është, se Nata e Kadrit lëviz (zhvendoset) në dhjetënetëshin e fundit të Ramazanit dhe se mundësia që ajo të jetë në netët tek (21, 23, 25, 27, 29) të këtij dhjetënetëshi është më e madhe se në netët çift (22, 24, 26, 28, 30), teksa mundësia akoma më e madhe është që ajo (Nata e Kadrit) të jetë në natën 27 Ramazan.
KUR ËSHTË NATA E KADRIT-ADHURIMI NË TË Read More »