JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

DISPOZITAT E IMAMIT

NËSE IMAMI NGRIHET NË REKATIN E PESTË

Numri i fetvasë: 402 NËSE IMAMI NGRIHET NË REKATIN E PESTË

Kategoria: SHTESAT NË NAMAZ

NËSE IMAMI NGRIHET NË REKATIN E PESTË

 Pyetje: NËSE IMAMI NGRIHET NË REKATIN E PESTË

A lejohet shkëputja prej imamit dhe dhënia selam para tij nëse imami falë pesë rekate në namazin farz (të obliguar) katër rekatësh? Me fjalë të tjera, si duhet të veprojë xhemati (ndjekësi) nëse imami i tij shton një rekat në namaz?

 Përgjigjja: NËSE IMAMI NGRIHET NË REKATIN E PESTË

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me çështjen e parashtruar thuhet sa vijon:

Mendimi i saktë (që përbën mendimin e shumicës së juristëve muslimanë) është se kush falet pas imamit e ka të ndaluar (haram) që ta ndjek imamin nëse (ky person që po falet pas këtij imami) e di se kemi të bëjmë me një shtesë në namaz (në rastin në fjalë me faljen e një rekati më tepër), pasi  të vepruarit kësisoj (shtesa me dashje dhe vetëdije në namaz) e bën namazin të pavlefshëm, sepse “pasimi në diçka që nuk është e ligjëruar nuk lejohet”, si dhe bazuar në rregullin e “ndalimit të sjelljes së shtesave të qëllimshme në namaz”.

Lexoni më tepër

NËSE IMAMI NGRIHET NË REKATIN E PESTË Read More »

RIFALJA E XHUMASË NGA I NJËJTI IMAM

Numri i fetvasë: 379 RIFALJA E XHUMASË NGA I NJËJTI IMAM

Kategoria: KUSHTET E VLEFSHMËRISË SË XHUMASË

RIFALJA E XHUMASË NGA I NJËJTI IMAM

 Pyetje: RIFALJA E XHUMASË NGA I NJËJTI IMAM

A bën që i njëjti imam t’i falë dy namazet e të njëjtës xhuma (ta rifalë namazin e ditës së premte), nëse ka edhe disa hoxhallarë apo persona të tjerë prezent që mund ta falin xhumanë?

 Përgjigjja: RIFALJA E XHUMASË NGA I NJËJTI IMAM

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me këtë çështje, në mënyrë të përmbledhur, thuhet sa vijon1:

Së pari: Falja e farzit pas imamit që po fal nafile

‏Siç dihet nëse personi e ka falur një herë farzin (qoftë i vetëm, qoftë me xhemat) dhe pastaj e përsërit atë (qoftë edhe duke gabuar dhe bërë sërish nijetin e farzit), namazi i parë nuk prishet, porse është ky namaz i parë ai që i konsiderohet personit falje e farzit dhe shlyerje e këtij të fundit; teksa namazi i përsëritur i konsiderohet nafile (dhe si rregull përsëritja bëhet vetëm në situata të caktuara, siç do të ceket më poshtë)2.

Lexoni më tepër

RIFALJA E XHUMASË NGA I NJËJTI IMAM Read More »

↓
Scroll to Top