JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

AGJËRIMI VULLNETAR

AGJËRIMI NË MUAJIN REXHEB-DISPOZITA

Numri i fetvasë: 66 AGJËRIMI NË MUAJIN REXHEB-DISPOZITA

Kategoria: AGJËRIMI VULLNETAR

AGJËRIMI NË MUAJIN REXHEB-DISPOZITA

 Pyetje: AGJËRIMI NË MUAJIN REXHEB-DISPOZITA

Cila është dispozita për agjërimin në muajin Rexheb?

 Përgjigjja: AGJËRIMI NË MUAJIN REXHEB-DISPOZITA

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me agjërimin e veçuar të muajit Rexheb1 apo të diç prej tij, nuk është se ka ndonjë transmetim autentik. Bazuar në sa më sipër, nuk lejohet që në muajin Rexheb të agjërohen ditë të veçanta prej tij, përfshirë edhe ditën (e enjte) që vjen para natës së njohur si Nata e Regaibit2 dhe ditën e Israsë dhe Miraxhit3, sepse një agjërim i tillë nuk bazohet në argumente sheriatike (ligjore islame). Ndërkohë, në muajin Rexheb (si në çdo muaj tjetër), lejohet pa asnjë problem agjërimi vullnetar i ditës së hënë, të enjte dhe tre ditëve përkatëse që vijnë pas secilës prej tre netëve të bardha të muajit hënor4.

Lexoni më tepër

AGJËRIMI NË MUAJIN REXHEB-DISPOZITA Read More »

AGJËRIMI NË DITËLINDJEN E PROFETIT

Numri i fetvasë: 5 AGJËRIMI NË DITËLINDJEN E PROFETIT

Kategoria: AGJËRIMI VULLNETAR

AGJËRIMI NË DITËLINDJEN E PROFETIT

 Pyetje: AGJËRIMI NË DITËLINDJEN E PROFETIT

A mund të agjërohet në ditën e lindjes së profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!)?

 Përgjigjja: AGJËRIMI NË DITËLINDJEN E PROFETIT

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Sa i përket ditëlindjes së Profetit (Paqja qoftë mbi të!), ajo që nënkuptohet është dita në të cilën ai (Paqja qoftë mbi të!) ka lindur dhe kjo ditë në origjinë, sipas haditheve të sakta të ardhura nga Profeti (Paqja qoftë mbi të!), i ka takuar që të ketë qenë ditë e hënë (në arabisht “JEUMU EL-ITHNEJN”). Gjithashtu një nga shkaqet që ka cekur Profeti (Paqja qoftë mbi të!) për agjërimin e kësaj dite, është pikërisht fakti se kjo është dita kur ai është lindur.

Lexoni më tepër

AGJËRIMI NË DITËLINDJEN E PROFETIT Read More »

↓
Scroll to Top