Ju jeni këtu:
Shtëpiza » FIKHU-KODI LIGJOR I FAMILJES MUSLIMANE » TË DREJTAT E FËMIJËVE » DISPOZITAT E BEBES
Numri i fetvasë: 233 LLOJI-SASIA-ECURIA E THERORIT TË AKIKAS
Kategoria: EL-ÂǨIIǨA-THERORI KUR LIND BEBJA
LLOJI-SASIA-ECURIA E THERORIT TË AKIKAS
Pyetje: LLOJI-SASIA-ECURIA E THERORIT TË AKIKAS
Kam dëgjuar se akika (theror me rastin e lindjes së bebit) bëhet një dash për fëmijën femër dhe dy desh për fëmijën mashkull. A mund të na tregoni më konkretisht se cilat janë llojet e bagëtive që vlejnë për bërjen e akikas, sa bagëti theren si akika dhe si veprohet me akikan?
Përgjigjja: LLOJI-SASIA-ECURIA E THERORIT TË AKIKAS
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Lloji i bagëtisë së akikas
Lloji i bagëtisë së akikas: Ajo mund të jetë prej bagëtive të imta (dhenve 6 muaj e sipër apo dhive 1 vit e sipër) dhe shumica e dijetarëve janë të mendimit se ajo lejohet të jetë prej bagëtive të trasha (lopëve 2 vjeç e sipër dhe deveve 5 vjeç e sipër). Më e mira është që bagëtia të jetë prej deshve. Bagëtia duhet të mos këtë asnjë të metë, pra ajo nuk duhet të jetë: e verbër, çalamane, e zgjebosur, me eshtër të thyer apo të meta të dukshme. Asaj nuk i prihet leshi dhe as i shitet lëkura apo diçka nga mishi i saj. Bagëtia e akikas duhet blerë e gjallë, pra nuk vlen për të që ajo të pagohet vetëm mish (pasi të jetë therur).
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 232 QËLLIMI DHE VLERA E THERORIT TË AKIKAS
Kategoria: EL-ÂǨIIǨA-THERORI KUR LIND BEBJA
QËLLIMI DHE VLERA E THERORIT TË AKIKAS
Pyetje: QËLLIMI DHE VLERA E THERORIT TË AKIKAS
Dëshiroj të bëj një akika (të ther një bagëti me rastin e lindjes së fëmijës tim) dhe desha të di si bëhet nijeti (qëllimi) për këtë rast. A mund të na informoni gjithashtu për vlerën apo urtësinë e akikas?
Përgjigjja: QËLLIMI DHE VLERA E THERORIT TË AKIKAS
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Nijeti (qëlimi) i akikas
Dijetarët muslimanë përmendin se nijeti i akikës bëhet duke thënë (teksa bëhemi gati ta presim bagëtinë): “BISMIL-LAAH, ALL-LLAAHU EKBER / Me emrin e Allahut, Allahu është më i Madhi. O Allah, kjo (akika) është (furnizim) prej Teje dhe është për Ty (të kushtohet vetëm Ty). Kjo është akika e fëmijës sim / pranoje prej tij (duke përmendur emrin e fëmijës së tij). Sa në fjalë vlen kur është vetë prindi ai që e pret akikan për fëmijën e tij, ndërsa nëse akikan e pret dikush tjetër, ai thotë: “… Kjo është akika e filanit / pranoje prej tij (duke përmendur emrin e tij). Detyrë këtu është të thuhet besmelja, kurse të tjerat janë thjesht mustehab (të pëlqyeshme).
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 217 BËRJA E AKIKËS ME NIJETIN E KURBANIT
Kategoria: DISPOZITA PËR KURBANËT
BËRJA E AKIKËS ME NIJETIN E KURBANIT
Pyetje: BËRJA E AKIKËS ME NIJETIN E KURBANIT
Një person ka vendosur të bëj akika (të ther një bagëti me rastin e lindjes së fëmijës) dhe ka zgjedhur që këtë ta bëj në ditën e kurbanit dhe krahas nijetit (qëllimit) të kurbanit. A lejohet që kur ta bëj therjen e bagëtisë së kurbanit të Bajramit, ta bëj nijetin njëherazi edhe për kurban edhe për akika?
Përgjigjja: BËRJA E AKIKËS ME NIJETIN E KURBANIT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Akika quhet bagëtia e imët (prej dhenve apo dhive, meshkuj ose femra) që bëhet sakrificë (theret) nga ana e kujdestarit të fëmijës në dobi të fëmijës, si falënderim ndaj Allahut të Madhëruar për mirësinë e furnizimit me fëmijë.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 24 RRUAJTJA E FLOKËVE TË BEBES
Kategoria: DISPOZITAT E BEBES
RRUAJTJA E FLOKËVE TË BEBES
Pyetje: RRUAJTJA E FLOKËVE TË BEBES
Kur ka lindur fëmija im unë nuk ia kam rruajtur flokët dhe nuk kam dhënë lëmoshë në ar sa pesha e flokëve të tij. Si duhet të veproj tani?
Përgjigjja: RRUAJTJA E FLOKËVE TË BEBES
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me dispozitën e rruajtjes së flokëve të bebes dhe dhënies lëmoshë në ar aq sa është pesha e këtyre flokëve, thuhet sa vijon:
Dispozita: Rruajtja e flokëve të bebes dhe dhënia sadaka sa pesha e këtyre flokëve, është mustehab. Disa dijetarë thonë se kjo vlen vetëm për beben mashkull e jo për atë femër, por të tjerë thonë se ajo vlen për të dy gjinitë dhe mendimi se kjo vlen për të dy gjinitë është më parësori.
Lexoni më tepër
Numri i fetvasë: 24 AKIKA-BAGËTIA QË THERET KUR LIND BEBI
Kategoria: EL-ÂǨIIǨA-THERORI KUR LIND BEBJA
AKIKA-BAGËTIA QË THERET KUR LIND BEBI
Pyetje: AKIKA-BAGËTIA QË THERET KUR LIND BEBI
Kur kanë lindur dy djemtë e mi nuk kam prerë kurban. A është gjynah kjo dhe nëse po si mund ta shlyej?
Përgjigjja: AKIKA-BAGËTIA QË THERET KUR LIND BEBI
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Së pari: Domethënia e akikës
Kuptimi i akikas vjen nga fjala arabe “AǨ-ǨA / ndaj ose pres”, së këtejmi quhet ky theror akika, për shkak të prerjes së fytit të bagëtisë. Gjuhologët arabë përmendin se “akika” quhen edhe “flokët me të cilat lind bebi”.
Lexoni më tepër