“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)
Si duhet të veprojmë kur gjejmë një magji? A mund ta prishim vetë atë apo duhet t’ia dorëzojmë patjetër një personi kompetent?
Përgjigjja: PRISHJA E MAGJISË-NJOHURI BAZË
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në lidhje me parashtrimin e mësipërm thuhet sa vijon1:
Së pari: Prishja e magjisë 1 / 5; hyrje, ajetet kryesore për prishjen e magjisë, si të veprojmë me magjinë.
Prishja e magjisë – pjesa 1; hyrje, ajetet kryesore për prishjen e magjisë, si vepron personi nëse i bie në dorë një magji, si ta prishim vetë një magji…
A është e saktë se rukja e mëposhtme i përcaktohet shejkh Ibn Xhibrinit dhe a është në rregull që unë ta bëj atë vet në shtëpi? Pikërisht në lidhje me këtë çështje në një portal islam ka ardhur: Dijetari Ibn Xhibrin (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Kush është goditur nga mësyshi dhe nuk e di se kush e ka goditur dhe nuk mundet të marr nga gjurmët e tij, dhe kush ka sihër (magji) dhe nuk është larguar nga trupi i tij, le të marr enë me ujë dhe le të lexojë ai vet:
Kam afër një familje muslimane që janë fillestarë në faljen e namazit. Falet djali dhe e jëma, ndërsa vajza kish pas qenë falur por e ka lënë pasi e ka parë dikush duke u falur. Unë mendova t’i këndoj suren El-Fatiha, 5 ajetet e para te sures El-Bekare, Ajetin Kursij, Suren El-Kafirun, El-Ihlas, El-Felek dhe En-Nas. Këto sure a mjaftojnë dhe si është më e mira që t’i këndoj, 3, 5 apo 7 herë?
Përgjigjja: RUKJA-NGA KUSH-PËR KË-KUR-SA HERË BËHET
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Si mund ta dallojmë dikë të cilit i kanë bërë magji, pra cilat janë shenjat e ditura të magjisë, që të sigurohemi në lidhje me to?
Përgjigjja: SHENJAT KRYESORE TË MAGJEPSJES
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Të kualifikuarit në këtë çështje, kanë përmendur se prej shenjave dalluese të magjisë (magjepsjes) janë se i prekuri prej saj:
● Ndjen shqetësim dhe ngushtim të theksuar (në frymëmarrje) në çështje të spikatura (p.sh. me të hyrë në shtëpi apo në vendin që mendohet t’i jetë bërë magji, gjë që nuk ndodh në tjetër rast); i shpërfytyrohen gjërat dhe i shikon ato negativisht, tjetër për tjetër, ose imagjinon diçka që në të vërtetë nuk i ndodh apo supozon gjëra joreale; qan ose qesh në mënyrë të pavullnetshme (pa shkak konkret), ose lëshon britma dhe të qara të fuqishme; flet fjalë pa lidhje, zgurdullon sytë, plogështohet në maksimum, është i shpërqendruar dhe bën veprime të pakontrolluara; del nga jeta normale, qëndron larg njerëzve në vende të frikshme apo të errëta dhe flet fare rrallë; dëgjon zgjuar zëra që i flasin por nuk shikon kënd; vuan shumë prej ngacmimeve dhe vesveseve etj.;
A është e domosdoshme që rukja (kurimi me Kuran dhe Lutje Profetike) të bëhet vetëm tek hoxhallarët ose personat e veçantë, apo çdo musliman/e që di të lexojë Kuran dhe të bëjë Lutje Profetike, ka të drejtë t’i këndojë rukje personave të prekur nga magjia a xhindet? A mund të na tregoni formën e shërimit nga magjia?
Përgjigjja: RUKJA-KURIMI ISLAM NGA MAGJIA
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Rruga e shërimit nga magjia është e mundur – Falënderuar qoftë Allahu! Faktikisht Allahu i Madhëruar, për çdo sëmundje të zbritur, ka zbritur edhe shërimin, fakt ky që është pohuar nga Profeti (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!)1.
Disa persona shkojnë tek magjistarët apo fallxhorët, duke besuar se këta të fundit e dinë të fshehtën dhe duke u besuar fjalëve të tyre. Disa të tjerë shkojnë tek magjistari dhe falltari dhe e besojnë fjalën e tyre, por besojnë gjithashtu se magjistari apo falltari nuk e di të fshehtën, porse ai e merr atë nga xhindet që përgjojnë lajmin qiellor të zbritur tek engjëjt e qiellit të dynjasë apo nga xhindet shoqërues të njeriut. Disa të tjerë shkojnë dhe i pyesin magjistarët, por nuk u besojnë aspak atyre. Cila është dispozita për secilin prej këtyre rasteve?
Persona të ndryshëm i kemi parë të shkojnë tek magjistarët a fallxhorët dhe t’u besojnë atyre, disa të tjerë shkojnë por nuk u besojnë, kurse disa të tjerë shkojnë për t’i demaskuar apo ndaluar nga e keqja. Cila është dispozita (gjykimi islam) për shkuarjen tek magjistari dhe falltari, sidomos për atë që shkon tek ata për t’i përgënjeshtruar apo demaskuar para njerëzve?
Përgjigjja: SHKUARJA TEK MAGJISTARI-FALLTARI
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Sot dola me nënën shëtitje dhe një burrë na doli papritur para. Pasi na e përshkroi krejt shtëpinë (me gjithë oborr) siç e kemi, ai na tha: “Shtëpia juaj është plot magji.” Ne u çuditëm shumë. Ai na tha: “Unë jam në gjendje të vi në shtëpinë tuaj t’jua heq magjitë.” Ai na dha një letër ku lexonte: “Vizionar. Perëndia është Krijuesi i të gjitha planeteve. Punojmë kundër magjive të zeza. (Emri, mbiemri dhe telefoni). Profesioni: Parashikues e shërues me fuqi mbinatyrore.” A mund të na tregoni domethënien e kësaj dhe a është apo jo e vërtetë?
Dihet se shejtanët janë ata që i informojnë magjistarët për gjëra që janë të ditura për njerëzit, por si shpjegohet rasti kur magjistarë të veçantë informojnë për gjëra që realisht nuk janë të ditura për njerëzit?
Përgjigjja: MAGJISTARËT INFORMOHEN NGA SHEJTANËT
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Në rastin në fjalë janë shejtanët ata që e vjedhin lajmin e qiellit, duke e dëgjuar (përgjuar) nga engjëjt e pranishëm në qiellin më të afërt të dynjasë dhe më pas e marrin rrëmbimthi këtë lajm qiellor dhe ua përçojnë fallxhorëve e magjistarëve.
Magjia që bën magjistari a bën efekt apo jo? Përse magjistari kur i bën magji dikujt, merr diçka nga sendet e tij personale, si: rrobat e tij, flokët etj.? A mundet magjistari ta bëjë magjinë edhe pa marrë diçka nga njeriu?
Përgjigjja: E VËRTETA E MAGJISË DHE SI NDODH AJO
Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!
Fillimisht duhet theksuar se magjia (dhe çdo e keqe) nuk dëmton në vetevete, por ndikon në trupin, zemrën a mendjen e njeriut vetëm me caktimin e lejen e Allahut, kur urtësia e Tij lejon që diçka e tillë të ndodhë.