DISPOZITA TË TJERA-VARRIMI

RRËMIMI I VARRIT-VARROSJA KOLEKTIVE

Numri i fetvasë: 258 RRËMIMI I VARRIT-VARROSJA KOLEKTIVE

Kategoria: ABUZIMI ME VARREZAT DHE CENIMI I TYRE

RRËMIMI I VARRIT-VARROSJA KOLEKTIVE

 Pyetje: RRËMIMI I VARRIT-VARROSJA KOLEKTIVE

A lejohet varrosja e dy personave në një varr të vetëm, pra a lejohet te futen dy veta në një varr të vetëm të përbashkët si në rastin p.sh. kur një person ka vdekur vite më parë dhe pastaj vdes një person tjetër prej të afërmve të tij; a lejohet në këtë rast që ata të futen në të njëjtin varr?

Përgjigjja: RRËMIMI I VARRIT-VARROSJA KOLEKTIVE

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Rrëmimi i varrit

Dijetarët muslimanë theksojnë se i vdekur nuk duhet cenuar, ashtu si në gjallërinë e tij, dhe se si rregull nuk lejohet rrëmimi (gërmimi) i varrit mbi të cilin është hedhur dheu, pasi ai konsiderohet vakëf (objekt i patundshëm / i patjetërsueshëm) i të varrosurit në të (musliman apo jumusliman qoftë ai1), deri sa të mbetet prej tij mish ose eshtër, përveçse për arsye të lejuar sheriatikisht (sipas ligjit islam), pasi rrëmimi i varrit është konsideruar nga dijetarët muslimanë prej mëkatit të ndëshkueshëm të gjymtimit. Kurse nëse është e sigurt se trupi i të vdekurit është tretur tërësisht dhe shndërruar në dhe (nuk ka mbetur prej të vdekurit asnjë gjurmë eshtre etj.), në këtë rast nuk ka problem që ky vend të shfrytëzohet për të varrosur të tjerë persona ose për një qëllim tjetër (për bujqësi apo mbarë format e tjera të shfrytëzimit).2

Lexoni më tepër