PRISHJA E AGJËRIMIT NGA DOMOSDOSHMËRIA

DISPOZITA E VAKSINIMIT-AGJËRUESHËM

Numri i fetvasë: 387 DISPOZITA E VAKSINIMIT-AGJËRUESHËM

Kategoria: PIKATORET-INJEKSIONET-POMPAT

 DISPOZITA E VAKSINIMIT-AGJËRUESHËM

 Pyetje: DISPOZITA E VAKSINIMIT-AGJËRUESHËM

Cila është dispozita e vaksinimit në përgjithësi dhe ajo e bërjes së vaksinës kundër koronas në veçanti, dhe nëse lejohet a është në rregull që kjo e fundit të bëhet agjërueshëm?

 Përgjigjja: DISPOZITA E VAKSINIMIT-AGJËRUESHËM

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me pyetjen e parashtruar thuhet sa vijon:

Së pari: Dispozita e përgjithshme e vaksinimit

Parimisht vaksinimi lejohet dhe mund të jetë edhe i pëlqyeshëm. Në fakt nuk ka asgjë të keqe të vaksinohemi kundër një sëmundje që kemi frikë se mund të përhapet, pasi në realitet nuk ka ndryshim midis vaksinimit nga frika e një sëmundjeje të pritshme dhe trajtimit kurativ të një sëmundje që na bie; gjë që bazohet në tekstet autentike profetike ku ka ardhur lejueshmëria e shmangies së gjërave të urryera para se të na bien, ku hyn edhe vaksinimi dhe masat e tjera preventive veç tij. Madje në disa raste nevojitet që vaksinimi të bëhet i detyrueshëm, si rasti kur atë e obligon qeverisësi për një interes të paraparë prej anëve kompetente shtetërore ose sepse mendimi më i fuqishëm i kompetentëve për vende, situata apo persona të caktuar, është se në rastin e mosbërjes së vaksinës së caktuar, të pavaksinuarit rrezikojnë humbjen e jetës.

Lexoni më tepër