JETA E VËRTETË

VLERA E AGJËRIMIT TRE DITË NË ÇDO MUAJ

Numri i fetvasë: 72 VLERA E AGJËRIMIT TRE DITË NË ÇDO MUAJ

Kategoria: AGJËRIMI VULLNETAR

19 580 shfletues/klikues VLERA E AGJËRIMIT TRE DITË NË ÇDO MUAJ


 Pyetje: VLERA E AGJËRIMIT TRE DITË NË ÇDO MUAJ


Çfarë nënkuptohet me agjërimin e tri ditëve prej çdo muaji dhe çfarë vlere ka agjërimi i tyre?


 Përgjigjja: VLERA E AGJËRIMIT TRE DITË NË ÇDO MUAJ


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Me ditët 13-të, 14-të dhe 15-të të çdo muaji (të ardhur në pyetje), nënkuptohen ditët 13-të, 14-të dhe 15-të që u përkasin muajve të kalendarit (vitit) hënor dhe jo diellor. Këto ditë njihen në terminologjinë islame si “Ditët e Bardha” dhe këtë emërtim e kanë marrë sepse ato korrespondojnë me tre ditët në mbrëmjen e të cilave hëna është në ciklin e saj të mbushjes.

Dijetarët muslimanë janë të mendimit se agjërimi i Ditëve të Bardha1 nuk është kurrsesi detyrim, por është mustehab2 (i pëlqyeshëm).

Mirësia (vlera) e agjërimit të Ditëve të Bardha, bazohet në porosinë që Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ia jep Ebu Dherit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke i thënë: “Në agjërofsh diçka prej muajit, agjëroi trembëdhjetën, katërmbëdhjetën dhe pesëmbëdhjetën.3

Po në kontekstin e agjërimit vullnetar të tre ditëve në çdo muaj, Abdulla Ib Amër Ibn El-A’s (Allahu qoftë i kënaqur me të!), transmeton: “Më ka thënë i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!): ‘Të mjafton ty të agjërosh çdo muaj tre ditë; pasiqë për çdo të mirë të takon dhjetë fishi i saj, kësisoj kjo është (e barasvlershme) me agjërimin e krejt vitit.’”4

Bazuar në sa më sipër, dijetarët janë të mendimit se për muslimanin është mustehab (e pëlqyeshme) që të agjërojë tre ditë të çdo muaji, që është më e mira të jenë Ditët e Bardha, por lejohet të jenë edhe të tjera veç tyre, të cilat mund t’i agjërojë në çdo kohë të muajit, bashkë ose të veçuara.

Allahu e di më mirë. VLERA E AGJËRIMIT TRE DITË NË ÇDO MUAJ

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ VLERA E AGJËRIMIT TRE DITË NË ÇDO MUAJ

VLERA E AGJËRIMIT TRE DITË NË ÇDO MUAJ

  1. Ditët e bardha: Emërtohen kështu ditët që korrespondojnë me tre netët 13-të, 14-të dhe 15-të të muajit hënor, në të cilat hëna është në ciklin e saj të mbushjes.
  2. Mustehab: Veprim i pëlqyeshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet.
  3. Et-Tirmidhi 761 dhe En-Nesai 2424; Albani ka thënë se hadithi është “hasen-i mirë”.
  4. El-Bukhari 1874, Muslimi 1159.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top