JETA E VËRTETË

STUDIMI I GRUAS NË SHKOLLAT E PËRZIERA

Numri i fetvasë: 27 STUDIMI I GRUAS NË SHKOLLAT E PËRZIERA

Kategoria: ARSIMIMI I GRUAS

2 836 shfletues/klikues STUDIMI I GRUAS NË SHKOLLAT E PËRZIERA


 Pyetje: STUDIMI I GRUAS NË SHKOLLAT E PËRZIERA


Jam një motër muslimane që studioj në universitetin e mjekësisë. Siç dihet, në universitetet tona studiohet në ambiente të përbashkëta për të dy gjinitë dhe muslimania ndeshet shpesh me probleme nga më të ndryshmet. Desha të di se cili është mendimi fetar për këtë rast?


 Përgjigjja: STUDIMI I GRUAS NË SHKOLLAT E PËRZIERA


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Studimi i diturive (shkencave) si mjekësia dhe atyre të tjera që nuk bien ndesh me normat ligjore islame, konsiderohet i mirë dhe i dobishëm, në varësi të dobisë së drejtpërdrejtë që i vjen prej saj muslimanëve. Dobia e këtyre shkencave shtohet kur studiuesit e tyre e shoqërojnë procesin e nxënies me qëllime të mira. Në rastin e gruas muslimane, prej qëllimeve të mira do të ishte p.sh. që t’u shërbehet me këto shkenca muslimaneve, në lëmin e shërbimit shëndetësor, arsimor, ruajtjes së tyre nga detyrimi i ekspozimit para gjinisë së kundërt për efekt të mungesës së grave muslimane në këto lëmenj njerëzor dhe kështu me radhë; qëllime këto që nuk ka dyshim se janë të mirëqena dhe përbëjnë vepra të mira madhështore.

Kurse sa i përket studimit të gruas apo femrës së rritur muslimane, në vende ku ka përzierje mes dy gjinive të kundërta, duhet ditur se kjo varet nga lloji i përzierjes:

Rasti i parë: Nëse përzierja është e lejuar:

Lejohet që gruaja a femra e rritur muslimane të studiojë në universitete apo shkolla ku ka përzierje të lejuar. Me përzierje të lejuar kemi të bëjmë kur:

· të rriturit e dy gjinive të kundërta janë në një vend të vetëm, poshtë të njëjtit tavan, por gratë janë veçan burrave në vende të posaçme;

· muslimania angazhohet me mbulesën dhe normat sheriatike.

Rasti i dytë: Nëse përzierja është e ndaluar:

· Nuk lejohet studimi i gruas muslimane në universitetet apo shkollat ku ka përzierje të ndaluar, nëse ajo e ka të mundur të studiojë aty ku ka përzierje të lejuar.

· Lejohet studimi i gruas muslimane në universitetet apo shkollat ku ka përzierje të ndaluar, nëse nuk ka të tjera ku ka përzierje të lejuar, por ky lejim duhet t’i përmbahet kritereve sheriatike (ligjore islame)Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. STUDIMI I GRUAS NË SHKOLLAT E PËRZIERA

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ STUDIMI I GRUAS NË SHKOLLAT E PËRZIERA

STUDIMI I GRUAS NË SHKOLLAT E PËRZIERA

  1. Et-Talak: 2-3.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top