JETA E VËRTETË

SI E NGACMOI DJALLI ADEMIN NË XHENET

Numri i fetvasë: 16 SI E NGACMOI DJALLI ADEMIN NË XHENET

Kategoria: LIDHJET E XHINDIT ME NJERIUN

4 052 shfletues/klikues SI E NGACMOI DJALLI ADEMIN NË XHENET


 Pyetje: SI E NGACMOI DJALLI ADEMIN NË XHENET


Pasi Zoti i tha shejtanit: “Dil prej tij (Xhenetit)! Me të vërtetë ti je i mallkuar1,- si mundi shejtani të hyjë në Xhenet dhe ta mashtrojë Ademin (Paqja qoftë mbi të!)?


 Përgjigjja: SI E NGACMOI DJALLI ADEMIN NË XHENET


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

E gjithë historia e Ademit bart brenda saj mesazhe të qarta.Lexoni më tepër

Mendimi i dijetarëve se shejtani nuk hyri dhe nuk ka për të hyrë më kurrë në Xhenet pasi Allahu e përzuri prej tij të përbuzur dhe përjashtuar (shih kaptinën kuranore El-Araf: 18)- e zhbën vatrën e dilemës në fjalë. Mbështetësit e këtij mendimi theksojnë se shejtani Iblis ia shkaktoi cytjen Ademit dhe Havasë me fjalë të cilat ia tha atyre nga periferia e Xhenetit dhe pa e pasur të mundur të hynte në të…

Gjithashtu një tjetër argument që e mbështet këtë mendim është fakti sesi banorët e Xhehenemit të gjendur në Xhehenem dhe ata të Xhenetit të gjendur në Xhenet, i flasin njëri-tjetrit dhe fjalët e të parëve u arrijnë pa kurrfarë problemi këtyre të dytëve, siç thotë Allahu i Madhëruar:

“Dhe banorët e Xhenetit do t’u thonë banorëve të zjarrit:Ne e gjetëm të vërtetë atë që na premtoi Zoti ynë. Po ju, a e gjetët të vërtetë atë që ju premtoi Zoti juaj?” Ata do të thonë: “Po!” Atëherë, një lajmëtar midis tyre do të thërrasë: “Mallkimi i Allahut është mbi keqbërësit, të cilët i kanë penguar të tjerët nga rruga e Allahut, duke dashur ta shtrembërojnë atë dhe nuk kanë besuar në jetën tjetër!6Lexoni më tepër

Muslimani është rob vetëm i Allahut të Madhëruar dhe si i tillë duhet të ketë kujdes që mos t’i përkasë kategorisë së njerëzve të humbur:

(Allahu) tha: “Kjo është rruga Ime e drejtë. Në të vërtetë, ti nuk do të kesh  pushtet mbi robërit e Mi, përveçse mbi të humburit, që të pasojnë ty.” Pa dyshim, Xhehenemi është vendi i premtuar për të gjithë ata. Ai ka shtatë dyer e për çdo derë do të ketë një pjesë të caktuar.9Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. SI E NGACMOI DJALLI ADEMIN NË XHENET

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ SI E NGACMOI DJALLI ADEMIN NË XHENET

SI E NGACMOI DJALLI ADEMIN NË XHENET

  1. Sad: 77.
  2. El-Bukhari 2408 dhe Muslimi 593.
  3. El-Araf: 20- 21.
  4. Ta Ha: 120.
  5. El-Araf: 21.
  6. El-Araf: 44-45.
  7. El-Isra: 53.
  8. Sad: 82-83.
  9. El-Hixhr: 41-44.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top