JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

RRUAJTJA E FLOKËVE TË BEBES

Numri i fetvasë: 24 RRUAJTJA E FLOKËVE TË BEBES

Kategoria: DISPOZITAT E BEBES

14 442 shfletues/klikues RRUAJTJA E FLOKËVE TË BEBES


 Pyetje: RRUAJTJA E FLOKËVE TË BEBES


Kur ka lindur fëmija im unë nuk ia kam rruajtur flokët dhe nuk kam dhënë lëmoshë në ar sa pesha e flokëve të tij. Si duhet të veproj tani?


 Përgjigjja: RRUAJTJA E FLOKËVE TË BEBES


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me dispozitën e rruajtjes së flokëve të bebes dhe dhënies lëmoshë në ar aq sa është pesha e këtyre flokëve, thuhet sa vijon:

Dispozita: Rruajtja e flokëve të bebes dhe dhënia sadaka sa pesha e këtyre flokëve, është mustehab1. Disa dijetarë thonë se kjo vlen vetëm për beben mashkull e jo për atë femër, por të tjerë thonë se ajo vlen për të dy gjinitë dhe mendimi se kjo vlen për të dy gjinitë është më parësori.

Forma: Rruajtja mund të bëhet me brisk ose makinë rroje dhe atë e bën një berber ose person që është i aftë t’i rruaj flokët e bebes butësisht dhe pa i shkaktuar asnjë plagë në skalp (lëkurën e kokës ku dalin normalisht flokët). Pasi rruhet koka e bebes, flokët (qoftë edhe pa u vënë në peshore) llogariten me afërsi se sa gramë janë, pastaj kjo vlerë shumëzohet me çmimin e një grami argjendi [por nuk ka problem që vlera të llogaritet me çmimin e një grami ari] dhe shifra që del jepet sadaka për fëmijën ose në argjend, ose jepet në valutën (paranë) ekuivalente të kësaj vlere argjendi.

Kur kryhet: Koha e rekomanduar është mundësisht në ditën e shtatë të lindjes së fëmijës, por jo më përpara. Në pamundësi të kryerjes së saj në ditën e shtatë, kjo kryhet në të katërmbëdhjetën, pastaj në të njëzetenjëtën dhe në pamundësi të kësaj të fundit në çdo kohë (njëlloj siç veprohet me akikan/prerjen e bagëtisë së imët me rastin e lindjes së bebes). Por kompetentët e mjekësisë përmendin se kjo rruajtje e ka vlerën e saj efikase nëse kryhet në periudhën e parë të rekomanduar (pra në ditën e shtatë).

Urtësia: Në lidhje me mirësitë e kësaj tradite profetike shkencëtarët e mjekësisë përmendin, se rruajtja e flokëve të bebes e forcon skalpin (lëkurën e kokës) dhe çel poret e tij, duke ndikuar fuqishëm në fuqizimin e shikimit, nuhatjes dhe dëgjimit të foshnjës, eleminon shtresëzimin dhe flokët e dobët të lindjes, për t’i hapur rrugë daljes së flokëve të reja të fuqishme etj.; shkurtimisht ndihmon për një rritje më të mirë dhe më të shëndetshme të fëmijës.

Allahu e di më mirë. RRUAJTJA E FLOKËVE TË BEBES

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ RRUAJTJA E FLOKËVE TË BEBES

RRUAJTJA E FLOKËVE TË BEBES

  1. Mustehab: Veprim i pëlqyeshëm sheriatikisht (sipas ligjit islam), kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top