JETA E VËRTETË

RREGULLA PËR THIRRJEN NË ISLAM

Numri i fetvasë: 54 RREGULLA PËR THIRRJEN NË ISLAM

Kategoria: THIRRËSI-KUSHTET E CILËSITË

3 231 shfletues/klikues RREGULLA PËR THIRRJEN NË ISLAM


 Pyetje: RREGULLA PËR THIRRJEN NË ISLAM


Cilat janë disa nga rregullat më të rëndësishme që këshillohen të ndiqen për  t’ia prezantuar Islamin një personi?


 Përgjigjja: RREGULLA PËR THIRRJEN NË ISLAM


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në Librin e Allahut (në Kuranin famëlartë) dhe Jetëshkrimin e Profetit (Paqja qoftë mbi të!) ka material të bollshëm që shërben si një manual shumë i vyer për detyrën madhështore të ftesës së njerëzve në Rrugën e Allahut (në Islam).

Besimtari musliman duhet t’i ftojë të tjerët në Islam duke u bazuar në dy thëniet kuranore në vijim:

E para: “Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (diskuto me kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira! Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit.”1

E dyta: “Thuaj: ‘Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, thërras te Allahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është Allahu, e unë nuk jam nga idhujtarët.’”2 Këto thënie kuranore flasin vetë…

Thëniet e mësipërme kuranore përçojnë rregulla të ndritura që duhen ndjekur nëse duam të bëjmë një thirrje të suksesshme të njerëzve në Islam, ku ndoshta nga më të spikaturat janë:

1. Muslimani e ka për detyrë që t’i thërras (ftojë) në Islam të gjithë njerëzit me urtësi, këshillë dhe diskutim të hijshëm, përfshirë edhe opozitarët (kundërshtarët) e tij.Lexoni më tepër

2. Debati apo thirrja jonë duhet të jetë në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe kjo nënkupton dy gjëra:

E para: të kihet parasysh formimi fetar, ideologjik, arsimor, kulturor, emocional etj., i personit të ftuar;

E dyta: diskutimi të bazohet mbi fakte të qarta që rrezatojnë monoteizmin dhe shkërmoqin politeizmin.

3. Prezantimi i njerëzve me Zotin dhe shpalosja tek ata e madhështisë së Tij përbën boshtin e ftesës në Islam.Lexoni më tepër

4. Një tjetër rregull i rëndësishëm të cilin duhet ta kemi parasysh në misionin madhështor të thirrjes së njerëzve në fenë Islame, është fakti se “udhëzimi i njeriut është vetëm në dorën e Allahut të Madhëruar, kurse detyra jonë është vetëm përçimi i Islamit me urtësi, këshillë dhe diskutim të hijshëm”.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. RREGULLA PËR THIRRJEN NË ISLAM

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ RREGULLA PËR THIRRJEN NË ISLAM

RREGULLA PËR THIRRJEN NË ISLAM

  1. En-Nahl: 125.
  2. Jusuf: 108.
  3. Ez-Zumer: 67.
  4. El-Bekare: 272.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top