JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

OSMANI-ARTIKULL BIOGRAFIK

Personaliteti Nr. 3 OSMANI-ARTIKULL BIOGRAFIK

Kategoria: 4 KALIFËT E DREJTË TË UDHËZUAR

2 406 shfletues/klikues OSMANI-ARTIKULL BIOGRAFIK

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!


OSMANI: Lindi në vitin 47 para-hixhrik1 / 577 diellor2 dhe ndërroi jetë në vitin 35 hixhrik / 656 diellor; bën pjesë tek “Shtresa Nr. 1” e transmetuesve të Islamit dhe prej tij janë transmetuar 146 hadithe3 (transmetime profetike).


Emri i tij është (عُثْمَانَ بْنِ عَفَّانَ بْنِ أَبِي الْعَاصِ بْنِ أُميَّة) Uthman (Osman) Ibn Affan Ibn Ebi El-A’si Ibn Umeje, Ebu Abdullah, prej Kurejshëve4 umevit (të fisit Benu Umeje5), Prijësi i Besimtarëve, kalifi6 (kryeqeverisësi) i tretë prej Katër Kalifëve të Drejtë të Udhëzuar7 që u zgjodh si i tillë me konsultën dhe pajtimin e muslimanëve në përgjithëse dhe elitarëve prej tyre në veçanti, pasi Umer Ibn El-Khatabi ra dëshmor (shehid), një prej Dhjetë të Përgëzuarve me Xhenet8, nga të parët që ka pranuar Islamin (hyri në Islam me ftesën e Ebu Bekrit, pak pas zbritjes së Shpalljes, teksa para tij e kishin pranuar Islamin nga meshkujt vetëm Ebu Bekri, Aliu dhe Zejd Ibn Harithe), është emigruesi i parë që emigroi në Rrugë të Allahut me familjen e tij, duke i përjetuar të dy emigrimet, atë në Abisini (Etiopia e sotme) dhe atë në Medine, lexues i zellshëm i Kuranit (e gjallonte natën me namaz nate në të cilin e lexonte gjithë Kuranin).

Ai shquhej për butësinë dhe oratorinë e tij, ishte me karakter shumë të lartë dhe shumë i turpshëm (saqë prej tij turpëroheshin edhe vetë engjëjt), ishte dijetar në çështjet e fesë islame, agjëronte vërtet shumë dhe ishte njëri prej Gjashtëshes Këshillimore që caktoi Umeri për Kalifin (Kryeqeveritarin e Shtetit Islam)9, duke bërë me dije se Profeti (Paqja qoftë mbi të!) kishte ndërruar jetë duke qenë i kënaqur me ata të gjashtë.

Është quajtur “Dhu En-Nurejni / Njeriu i Dy Dritave” pasi ka qenë i martuar me dy nga vajzat e Profetit (Paqja qoftë mbi të!), fillimisht me Rukajen (qysh para Shpalljes) dhe pasi ajo ndërroi jetë (në netët e Betejës së Bedrit10) u martua me Umu Kulthumin (që ndërroi jetë tek ai në vitin 9 hixhrik) dhe nuk dihet që dikush tjetër veç tij të jetë martuar me dy vajza Profeti).Lexoni më tepër

Sa i përket paraqitjes Uthmani i ngjante profetit Muhamed dhe profetit Ibrahim (Paqja qoftë mbi të dy!), ishte shtatmesatar, fytyrëbukur, me gojë e dhëmbë shumë të pashëm, me ngjyrë të bardhë paksa në të kuqe, mjekërdendur, shpatullgjerë, duargjatë, me kërcinj të shëndoshë dhe flokë kaçurrele deri në supe paksa të rëna sipër ballit.

Uthmani i udhëhoqi muslimanët për dymbëdhjetë vite, në gjashtë të parët e të cilëve qeverisja e tij lulëzoi dhe nuk u prek nga trazirat, ndërsa në fundin e gjashtë të dytave erdhi edhe rënia dëshmor (shehid) në Medine e Uthmanit, si pasojë e trazirave që u nxitën kryesish prej faktit se në këto vite Uthmani përdori si strategji në qeverisjen e tij mbështetjen tek familjarët dhe të afërmit e tij (të fisit Benu Umeje), të cilëve u dha funksione e punë shtetërore, si dhe u dha (në respekt të lidhjes së gjakut) sasi të mëdha prej të ardhurave shtetërore që i takonin atij si kryeqeveritar.Lexoni më tepër

Allahu qoftë i kënaqur me Uthmanin! OSMANI-ARTIKULL BIOGRAFIK

Allahu e di më mirë. OSMANI-ARTIKULL BIOGRAFIK

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ OSMANI-ARTIKULL BIOGRAFIK

OSMANI-ARTIKULL BIOGRAFIK

  1. Viti hixhrik: Viti që daton me emigrimin profetik, pra fillon me vitin e parë në të cilin ka ndodhur ky emigrim (që korrespondon të ketë qenë 13 vite pas Shpalljes, ose në vitin 622 diellor); për më shumë shih: VITI HIXHRI-PËRKUFZIMI-DISPOZITA.
  2. Viti diellor: Viti që fillon me vitin e parë të kalendarit diellor ose gregorian (kalendari zyrtar në Evropë dhe më gjerë), njohur ndryshe si viti i e.s. / erës sonë (ose e.r. / erës së re).
  3. Hadith/e: Shkenca islame që merret me studimin e fjalës, veprës, tiparit dhe miratimit që i përcaktohen profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!); ekuivalent i fjalës “Sunet/Traditë Profetike”.
  4. Kurejshët: Bëhet fjalë për fisin Kurejsh; u quajtën të tillë të gjithë të lindurit prej En-Nadru Ibn Kinanes, i ardhur dhe i vendosur në Meke, i cili u quajt me emrin Kurejsh marrë nga një specie që jeton në det. Familja e tij ishte kupola e degëzimeve të fiseve të shquara që banuan brez pas brezi në qytetin e Mekes. Thuhet gjithashtu se ata e morën këtë emër në saj të derivatit “TEǨAR-RASHU/u tubuan” që vjen prej artikulimit arab “ǨUREJSH”. Nga fisi Kurejsh e kishte prejardhjen fisi Benu Hashim, prej kryetarëve të shquar të të cilit ishte AbdulMutalibi, gjyshi i profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!).
  5. Benu Umeje: Fis me prejardhje prej fisit Benu Kinane, degëzim i fisit të shquar të Kurejshëve në Meke, nga ku rridhte Ebu Sufjani dhe nga ky fis do të vinte më pas Shteti Umevit që i kishte fillesat me Muauijen (të birin e Ebu Sufjanit).
  6. Kalif: Pasardhës (khalif) i profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!), që përbën titullin e mbajtur nga kryesundimtari musliman, i cili ka në duart e veta pushtetin më të lartë politik e fetar të territoreve të qeverisura prej muslimanëve.
  7. Katër kalifët (EL-KHULEFEEU ER-RAASHIDIIN): Bëhet fjalë për kalifët (kryeqeveritarët/kryesundimtarët) e parë muslimanë, të cilët sipas radhitjes janë: Ebu Bekri, Umeri, Uthmani dhe Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me ata!). Ata janë quajtur Kalifët e Drejtë të Udhëzuar, për shkak të drejtësisë dhe korrektësisë që i karakterizoi në ndjekjen e normave të Kuranit dhe Traditës Profetike.
  8. Dhjetë të Përgëzuarit me Xhenet: Të përgëzuarit me Xhenet prej burrave dhe grave janë të shumtë, porse me këtë term islam (Dhjetë të Përgëzuarit me Xhenet) nënkuptohen dhjetë sahabë (shokë) të shquar të Profetit (Paqja qoftë mbi të!) që ishin më të mirët pas tij ndër të gjithë muslimanët. Dhjetë të Përgëzuarit me Xhenet ishin që të gjithë prej fisit Kurejsh dhe prej të parëve në Islam dhe arsyeja e veçimit të tyre me këtë epitet, ndoshta është sepse ata janë përmendur si të përgëzuar me Xhenet njëkohësisht në një kumtim të vetëm autentik profetik. Më konkretisht Dhjetë të Përgëzuarit me Xhenet janë: Ebu Bekër Es-Siddik, Umer Ibn El-Khatab, Uthman Ibn Affan, Ali Ibn Ebi Talib, Ez-Zubejr Ibn El-Auam, Sead Ibn Ebi Uekas, Ebu Ubejde Ibn El-Xherrah, Talha Ibn UbejdiLah, AbduRrahman Ibn Auf dhe Said Ibn Zejd Ibn Amër / shih: islamweb dhe islamweb.
  9. Gjashtëshja Këshillimore për Kalifin (Kryeqeveritarin e Shtetit Islam): Bëhet fjalë për gjashtë sahabët (shokët) e shquar të Profetit që Umeri i konstatoi të kualifikuar për postin e kalifit (kryeqeveritarit) pas tij dhe ua la në dorë mbërvajtjen e zgjedhjes së kalifit. Ata janë: Uthman Ibn Affan, Ali Ibn Ebi Talib, AbduRrahman Ibn Auf, Talha Ibn UbejdiLah, Sead Ibn Ebi Uekas dhe Ez-Zubejr Ibn El-Auam; të cilët pasi Umeri ndërroi jetë u pajtuan që kalif të zgjidhej Uthmani (Osmani).
  10. Beteja e Bedrit: Bëhet fjalë për betejën e parë të muslimanëve me jobesimtarët kurejsh, që ndodhi në vitin 2 hixhrik, në zonën e quajtur “Burimet e Bedrit”, ku muslimanët (rreth 314 trupa) u përballën me idhujtarët e Mekes (rreth 950-1000 trupa). Në këtë përballje luftëtarët muslimanë (të njohur si “Luftëtarët e Bedrit”) fituan bindshëm kundër idhujtarëve kurejshas. Në këtë betejë mbetën të vrarë pothuajse të gjithë liderët e ushtrisë armike idhujtare, të cilët kishin qenë nxitësit kryesor të kësaj lufte me synimin që ta shfarosnin një herë e mirë Islamin dhe muslimanët. Nga muslimanët ranë dëshmor 14 luftëtarë, kurse nga radhët e ushtrisë armike u vranë 70 dhe u zunë rob 70 të tjerë.
  11. Beteja e Tebukut: Beteja e fundit ku mori pjesë personalisht Profeti (Paqja qoftë mbi të!). Pas kthimit të Profetit (Paqja qoftë mbi të!) nga Beteja e Taifit, më konkretisht pas heqjes dorë prej vijimësisë të rrethimi të Taifit, në fundin e (muajit të) Dhul Kaa’des të vitit 8 hixhrik, do të ndodhte Beteja e Tebukut, e cila zhvillohet kundër bizantinëve në Rexheb të vitit 9 hixhrik, në rrethana tepër të vështira për muslimanët, në kushtet e një moti tepër të nxehtë dhe në marshim për një përballje me një armik tepër të ashpër. Profeti (Paqja qoftë mbi të!) qëndroi në territorin e Tebukut njëzet ditë por bizantinët nuk erdhën në vendtakim. Kjo betejë pati një ndikim shumë të mirë për forcimin e famës së Islamit dhe muslimanëve.
  12. Ajet/e: kuptimi gjuhësor i fjalës arabe “ajet” është: “shenjë, mrekulli, argument”, kurse kuptimi terminologjik është: “Varg kuranor i përbërë nga një paketë fjalësh që si shprehimisht (trajta e fjalës) ashtu edhe kuptimisht janë prej Allahut të Madhëruar dhe po kështu edhe lidhja e këtyre fjalëve është fiksuar me Shpallje nga Allahu”.
  13. Mesxhidu El-Haram / Xhamia e Shenjtë në Mekë: Bëhet fjalë për xhaminë më të madhe në Islam, e cila gjendet në zemër të territorit të Mekes dhe mesin e kësaj xhamie e përbën Qabja e lëvduar. Ky territor vlerësohet tek muslimanët si territori më i shenjtë dhe më madhështor mbi fytyrën e tokës, i quajtur “El-Haram / I shenjtë” nisur nga statusi i veçantë hyjnor që Allahu i Lartësuar i ka dhënë këtij territori. Një namaz aty është i barasvlershëm me njëqindmijë namaze. Kjo Xhami është një nga tre xhamitë ku Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka rekomanduar të ndërmerret udhëtimi.
  14. Namazi i Asrit / Ikindisë: Bëhet fjalë për namazin që falet pasdite, pas namazit të drekës (mesditës), koha fillestare e lejuar e të cilit është pas zenitit kur hija e sendit të bëhet sa vetë sendi dhe koha fillestare e përzgjedhur e tij është kur hija e sendit të bëhet sa dyfishi i tij; ndërsa koha e fundit e lejuar (e pëlqyeshme) e tij mbaron kur dielli të përzverdhet (rreth 15-20 minuta para perëndimit, ndërsa më pas është e papëlqyeshme) dhe koha e fundit e tij në rast domosdoshmërie (nevoje) mbaron me perëndimin e diellit / shih: islamweb dhe islamtoday.
  15. Gusli: Larja e të gjithë trupit pa përjashtim, përfshirë gojën dhe hundën, që bëhet detyrim kur njeriu bëhet xhunub (i del sperma shoqëruar me kënaqësi të madhe), zgjuar apo në ëndërr qoftë.
  16. El Baki’i (EL-BAǨIĬ): Vjen me kuptimin “territor i gjerë toke” dhe konkretisht bëhet fjalë për varrezat me të njëjtin emër që gjenden sot pranë territorit të Xhamisë Profetike në Medine.
  17. Ez-Zirikli (ka ndërruar jetë në vitin 1396 hixhrik), El-Ealem v. 4, f. 210; Es-Sujuti (ka ndërruar jetë në vitin 911 Hixhri), Terikhu El-Khulafai, v. 1. f. 117-119 dhe Ruetu Et-Tehdhibejni nr. 4503 : El-Mizziu (ka ndërruar jetë në vitin 742 Hixhri), Tehdhibu El-Kemali Fi Esmai Er-Rixhal dhe Ibn Haxher El-Askalani (ka ndërruar jetë në vitin 852 Hixhri), Tehdhibu Et-Tehdhib.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top