JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

NAMAZI I REGAIBIT-AGJËRIMI 1 DITË PARA TIJ

Numri i fetvasë: 71 NAMAZI I REGAIBIT-AGJËRIMI 1 DITË PARA TIJ

Kategoria: NAMAZE BIDAT-PA BAZË SHERIATIKE

7 086 shfletues/klikues NAMAZI I REGAIBIT-AGJËRIMI 1 DITË PARA TIJ


 Pyetje: NAMAZI I REGAIBIT-AGJËRIMI 1 DITË PARA TIJ


Cila është dispozita për namazin e veçantë që falet në Natën e Regaibit (të premtes së parë të muajit Rexheb) dhe për paraprirjen e kësaj me agjërimin e të enjtes para Natës së Regaibit?


 Përgjigjja: NAMAZI I REGAIBIT-AGJËRIMI 1 DITË PARA TIJ


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Namazi i Natës së Regaibit1, i paraprirë me agjërimin e të enjtes para kësaj nate, nuk ka bazë sheriatike (ligjore islame), pasi transmetimi i ardhur në lidhje me këtë është i trilluar.Lexoni më tepër

Fakti i pabazueshmërisë së Namazit të Natës së Regaibit duke u paraprirë me agjërimin e të enjtes para kësaj nate, mbështetet në sa vijon4:

“Tesktet e medh’hebit hanefi dhe atij shafi’i, kanë theksuar se namazi i Natës së Regaibit, që kryhet në natën e parë të xhuma (të premte) të muajit Rexheb apo edhe ai që kryhet në natën e mesit të Shabanit, me formë të veçantë dhe numër të veçantë rekatesh, është një veprim i pabazë fetarisht dhe i papranuar…

Lidhur me pabazueshmërinë e tij dhe qenien e tij vepër e urryer, dijetarët kanë përmendur disa aspekte, prej të cilave është edhe fakti se, realisht, as nga sahabët (shokët e Profetit), as nga tabi’inët  (gjenerata muslimane pas sahabëve) por as nga ata që kanë ardhur pas tyre prej imamllarëve përsiatës (eruditë), nuk janë transmetuar këto dy namaze (Namazi i Natës së Regaibit dhe Natës së Mesit të Shabanit). Nëse këto (dy namaze) do ishin të bazuar në sheriat (ligjin islam), me siguri nuk do t’u kishin shpëtuar selefëve (të parëve tanë prej dijetarëve muslimanë), por faktikisht ato janë shpikur pas vitit 400 hixhri (400 vite pas emigrimit profetik).”5

Dijetari i shquar i medh’hebit hanefi, Ibn Abdidini (1784-1836 gregorian), ka thënë:

“[Ibn Nexhim (jurist i shquar i medh’hebit hanefi; ndërroi jetë më 1563 gregorian).] Thotë në El-Bahr6: ‘Së këtejmi mësohet se tubimi për të falur Namazin e Regaibit, i cili veprohet në Rexheb, në xhumanë (të premten) e parë të tij, është i urryer dhe bidat (i pabazë)…’

[Më tej Ibn Abidini thotë:] Them: Të dy shpjeguesit e Sherhu El-Munje7 kanë folur gjerësisht mbi këtë, duke sqaruar se transmetimi në lidhje me të (Namazin e Regaibit) është i pavërtetë dhe i trilluar. Që të dy ata kanë folur shtruar për këtë sidomos në El-Hilje8.

Dijetari i shquar Nuredin El-Makdesi ka përpiluar për këtë çështje një shkrim të vyer që e ka titulluar ‘Rad’u Er-Ragib Ani Salati Er-Regaib/Shkurajimi (Parandalimi) i kujt jepet pas namazit të Regaibit’, të cilin e ka blinduar me mendimet dominuese (sunduese) të juristëve muslimanë të hershëm dhe atyre të mëvonshëm, prej dijetarëve të katër medh’hebeve.”9]Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. NAMAZI I REGAIBIT-AGJËRIMI 1 DITË PARA TIJ

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ NAMAZI I REGAIBIT-AGJËRIMI 1 DITË PARA TIJ

NAMAZI I REGAIBIT-AGJËRIMI 1 DITË PARA TIJ

Poshtëshënim:

  1. Nata e Regaibit: Nata e xhumasë së parë të muajit Rexhep (që lidh ditën e enjte dhe të premte).
  2. Muaji Rexheb: Muaji i shtatë i kalendarit hënor, pas të cilit vjen muaji Shaban dhe Ramazan.
  3. Shih: Ihjau Ulumi Ed-Din v. 1, f. 202, me autor El-Gazeli dhe Tebjinu El-Axheb Fima Uerade Fi Fadli Rexheb f. 22-24.
  4. Shih: islamqa, islamweb dhe saaid.
  5. El-Meusua’tu El-Fikhije v. 22, f. 262.
  6. El-Bahr Er-Raik Fi Sherhi Kenzi Ed-Dekaik.
  7. Ibn Emir El-Haxh i medh’hebit hanefi (1270-1333 gregorian) dhe Ibrahim El-Halebi po i medh’hebit hanefi (ndërri jetë më 1549 gregorian), në shpjegimin që i bëjnë përpilimit Munjetu El-Musali, me autor El-Keshgari, fakih (jurist) fillimisht në medh’hebin hanefi dhe pastaj atë shafi’i (ndërroi jetë më 1305 gregorian).
  8. El-Hilje ose El-Hilbe: Munjetu El-Musali, me autor Ibn Emir El-Haxh.
  9. Ed-Duru El-Mukhtar Ue Hashijetu Ibn Abidin, v. 2. f. 26.
  10. El-Meuduatu, v. 2, f. 125.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top