NAMAZI I DUHASË-KUR DHE SI FALET

Numri i fetvasë: 6 NAMAZI I DUHASË-KUR DHE SI FALET

Kategoria: NAMAZI I PARADITES-ĎUȞAJA

5 180 shfletues/klikues NAMAZI I DUHASË-KUR DHE SI FALET


 Pyetje: NAMAZI I DUHASË-KUR DHE SI FALET


Ç’është namazi i duhasë, kur dhe si falet ai?


 Përgjigjja: NAMAZI I DUHASË-KUR DHE SI FALET


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Namazi i duhasë vjen nga fjala arabe “EĎ-ĎUĤAA” që në shqip ka kuptimin “shkëlqimi i mëngjesit / paradites”.

Namazi i paradites është një namaz vullnetar me vlerë shumë të madhe, që falet në kohën ditore rreth 15-20 minuta pas lindjes së diellit dhe deri rreth 10-15 minuta para namazit të drekës. Numri më i paktë i rekateve të namazit të duhasë është dy dhe numri më i madh i tyre është tetë rekate.

Lidhur me vlerën e madhe të këtij namazi vullnetar hedh dritë transemtimi profetik në të cilin vjen, se profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) e ka porositur Ebu Hurejrën dhe Ebu Derdain (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!), që ta falin namazin e duhasë (paradites), duke u thënë:

“Gdhiheni duke u dashur të jepni për çdonjërin nga kyçet tuaj sadaka (lëmoshë). Çdo thënie tesbihi (SUBĤAAN ALL-LLAAH / I Lavdishëm dhe i Patëmetë është Allahu!) është sadaka, çdo thënie tahmide (EL-ĤAMDU LIL-LAAH / Falënderimi absolut i takon Allahut!) është sadaka, çdo thënie tehlili (LA ILAAHE IL-LALL-LLAAH / Nuk ka të adhuruar të merituar veç Allahut!) është sadaka dhe çdo thënie tekbiri (ALL-LLAAHU EKBER/Allahu është më i Madhi!) është sadaka. Edhe urdhërimi në të mirë është sadaka edhe ndalimi nga e keqja është sadaka. Nga sa në fjalë shlyejnë dy rekatë që personi i falë përgjatë paradites.”1

Allahu e di më mirë. NAMAZI I DUHASË-KUR DHE SI FALET

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ NAMAZI I DUHASË-KUR DHE SI FALET

NAMAZI I DUHASË-KUR DHE SI FALET

  1. Muslimi, nr. 1181.
SHLYERJA E NAMAZIT TË DETYRUESHËM
 

Lini Një Koment

Your email address will not be published.

<a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.