JETA E VËRTETË

MYSLIMANJA QË ZVARRIT PARDESYNË PËRDHE

Numri i fetvasë: 33 MYSLIMANJA QË ZVARRIT PARDESYNË PËRDHE

Kategoria: VESHJA E GRUAS

2 931 shfletues/klikues MYSLIMANJA QË ZVARRIT PARDESYNË PËRDHE


 Pyetje: MYSLIMANJA QË ZVARRIT PARDESYNË PËRDHE


A duhet patjetër që pardesyja ose rroba e gruas muslimane të preki tokën? Çfarë duhet të bëjë ajo nëse skaji i rrobës së saj zvarritet përtokë në ndyrësira?


 Përgjigjja: MYSLIMANJA QË ZVARRIT PARDESYNË PËRDHE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me dispozitën e zgjatjes së pjesës fundore të veshjes së muslimanes, poshtë  nyjave të këmbëve, dijetari i shquar Ibn Haxheri thekson se e tillë gjë është:

Mustehab1 (e pëlqyeshme): kur rroba e gruas është një pëllëmbë poshtë nyjave të këmbëve të saj [një pëllëmbë më shumë sesa u lejohet burrave];

Mubah2 (e lejuar): kur rroba e gruas është një kut (rreth gjysmë metri) poshtë nyjave të këmbëve të saj.

Në krahun tjetër janë disa dijetarët që kanë përcjellë ixhmanë3 (konsensusin), se femrës i lejohet zvarritja e rrobës, ndryshe nga burrat, të cilëve, sipas shumicës së dijetarëve muslimanë, nuk u lejohet rroba e varur poshtë nyjave të këmbës, nëse kjo bëhet për mendjemadhësi.

Kurse për rastin kur skaji i rrobës së gruas, zvarritet përtokë në ndyrësira, dijetarët janë të mendimit se:

Së pari: Kjo falet kur këto ndyrësira janë të ngurta, sepse konsiderohet se ndyrësira pastrohet nga pjesa tjetër e pastër e tokës.Lexoni më tepër

Së dyti: Nëse ndyrësirat në fjalë janë likuide (të lagështa), mendimet janë dy:

Mendimi i parë: Kjo nuk falet, pra ndyrësira nuk konsiderohet se pastrohet nga pjesa e pastër e tokës, por ajo duhet të pastrohet me ujë: Ky është mendimi i shumicës së juristëve, pra në këtë rast zona e fundit të rrobës që është përlyer me ndyrësirë likuide (të lagësht) duhet të lahet me ujë.

Mendimi i dytë: Kjo falet, pra substanca e ndyrësirës të gjendur në fundin (skajin) e rrobës së gruas, konsiderohet se pastrohet nga toka e pastër, asfalti i pastër, kalldrëmi i pastër dhe ngjashëm; rrjedhimisht nuk obligohet të lahet me ujë.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. MYSLIMANJA QË ZVARRIT PARDESYNË PËRDHE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ MYSLIMANJA QË ZVARRIT PARDESYNË PËRDHE

MYSLIMANJA QË ZVARRIT PARDESYNË PËRDHE

  1. Mustehab: Veprim i pëlqyeshëm kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet.
  2. Mubah: Veprim i lejuar, që as shpërblehet dhe as ndëshkohet.
  3. Ixhma: Mendimi konsensual (i njëzëshëm) që kanë dhënë juristët përsiatës muslimanë, pasi ka ndërruar jetë Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të!), në një epokë, për një prej çështjeve juridike islame.
  4. Et-Tirmidhi 143, Ebu Daudi 383, Ibn Maxhe 531; Albani thotë se hadithi është sahih/i vërtetë.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top