JETA E VËRTETË

MISVAKU-LARJA E DHËMBËVE AGJËRUESHËM

Numri i fetvasë: 92 MISVAKU-LARJA E DHËMBËVE AGJËRUESHËM

Kategoria: ÇFARË NUK E PRISH AGJËRIMIN

8 048 shfletues/klikues MISVAKU-LARJA E DHËMBËVE AGJËRUESHËM


 Pyetje: MISVAKU-LARJA E DHËMBËVE AGJËRUESHËM


A e prish agjërimin përdorimi i misvakut me qëllim që të mënjanohet tharja e gojës ose se të pëlqen lëngu i tij? Cila është dispozita e përdorimit të furçës dhe pastës së dhëmbëve gjatë agjërimit?


 Përgjigjja: MISVAKU-LARJA E DHËMBËVE AGJËRUESHËM


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Të gjithë juristët muslimanë janë të mendimit se përdorimi i misvakut jashtë agjërimit është i pëlqyeshëm. Kurse në lidhje me lejimin e përdorimit të misvakut nga ana e agjëruesit, ata kanë mendime të ndryshme, ku shumica e tyre (përfshirë medh’hebin hanefi) e kanë lejuar një gjë të tillë.1Lexoni më tepër

Për rastin kur misvaku që përdoret gjatë agjërimit është i thatë, juristët lejues (të cilët përbëjnë shumicën) thonë se agjëruesi duhet të bëjë kujdes të mos i kapërdijë copëzat që mund të shpërbehen prej tij, ndërsa lëngu që mbetet në gojë prej përdorimit të tij, nuk është nevoja që të pështyhet, sepse zbutja e misvakut të thatë bëhet me pështymën e gojës së agjëruesit.

Kurse për rastin kur misvaku që përdoret gjatë agjërimit është i njomë, mendimi më parësor (që përbën edhe qëndrimin e medh’hebit hanefi) është se përdorimi i tij lejohet dhe nuk është i papëlqyeshëm.Lexoni më tepër

Në lidhje me përdorimin e misvakut të njomë, dijetarët kanë dy mendimet kryesore në vijim:

Mendimi i parë: Agjëruesit që përdorë misvakun e njomë, nuk i lejohet që ta kapërdijë (dërgojë poshtë me pështymën) lëngun origjinal të misvakut, copëzat lëndore të tij (të cilat shpërbëhen në gojë) dhe për më tepër elementët e tjerë lëndorë që i janë shtuar misvakut (sikurse shija e mentes, limonit etj.), por të gjitha këto duhet të pështyhen. Ky mendim mbetet më i rezervuari, sidomos për të dalë nga debati i dijetarëve lidhur me këtë çështje, sepse siç dihet disa prej tyre (sikurse medh’hebi maliki), janë të mendimit se kapërdirja e lëngut origjinal të misvakut të njomë e prish agjërimin.

Mendimi i dytë: Një mendim i fuqishëm i juristëve muslimanë është se përdorimi i misvakut të njomë gjatë agjërimit është i pëlqyeshëm dhe se agjëruesit që përdor misvak të njomë, i lejohet pa problem që ta kapërdijë pështymën e tij, edhe nëse ndjen në gojë djegësi apo diç tjetër prej shijeve dhe njomështisë origjinale të lëngut të misvakut; madje kjo vlen edhe nëse personi e heq misvakun e njomë nga goja e tij dhe pa e tharë e fut atë sërish për ta përdorur në gojë dhe pas kësaj kapërdihet (e çon pështymën poshtë).Lexoni më tepër

· Kurse sa i përket përdorimit të furçës dhe pastës së dhëmbëve për larjen e dhëmbëve gjatë agjërimit, e tillë gjë i lejohet agjëruesit gjatë ditës së Ramazanit, por me kushtin që të sigurohet që uji dhe lëndët e pastës së dhëmbëve të mos i shkojnë në gurmaz dhe t’i gëlltisë; teksa nuk ka dyshim se shtyrja e këtij veprimi për në kohën pas iftarit, është gjëja më e mirë.

Allahu e di më mirë. MISVAKU-LARJA E DHËMBËVE AGJËRUESHËM

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ MISVAKU-LARJA E DHËMBËVE AGJËRUESHËM

MISVAKU-LARJA E DHËMBËVE AGJËRUESHËM

  1. Shih: islamweb, islamweb, islamweb, islamweb dhe islamqa.
  2. El-Bukhari 887, 31/3 dhe Muslimi 252.
  3. Muslimi 253.
  4. Për më shumë shih “Sherhu Sahihi El-Bukhari” me autor Ibn Batal v. 4, f. 63-64.
  5. El-Fetaua Es-Sea’dije f. 245.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top