JETA E VËRTETË

MEVLUDI-DITËLINDJA PROFETIKE-DISPOZITA

Numri i fetvasë: 298 MEVLUDI-DITËLINDJA PROFETIKE-DISPOZITA

Kategoria: DASHURIA DHE URREJTJA E MONOTEISTIT

4 345 shfletues/klikues MEVLUDI-DITËLINDJA PROFETIKE-DISPOZITA


 Pyetje: MEVLUDI-DITËLINDJA PROFETIKE-DISPOZITA


A lejohet festimi i ditëlindjes profetike dhe donim edhe një koment në lidhje me mevludin.


 Përgjigjja: MEVLUDI-DITËLINDJA PROFETIKE-DISPOZITA


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Së pari: Kuptimi mbi mevludin dhe dispozita e tij

a. Kuptimi mbi mevludin në vetvete

Fjala Mevlud rrjedh nga “MEULUUD / i lindur” dhe “MEULID / lindje”, me të cilën nënkuptohet kremtimi (festimi / përkujtimi) që bëhet në përvjetorin e ditëlindjes së profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) me datë 12 (të muajit hënor) Rabi’ul Euel; teksa dihet se kjo datë nuk gëzon konsensus tek historianët muslimanë që të jetë data e ditëlindjes së Muhamedit (Paqja qoftë mbi të!).Lexoni më tepër

b. Kuptimi mbi mevludin në trojet shqiptare

Ndërkaq duhet bërë i qartë fakti se me “mevludin” tradicional në trojet shqiptare nënkuptohet: “Kremtimi (festimi / përkujtimi) që bëhet ndër myslimanët shqiptarë me rastin e përvjetorit të lindjes së profetit Muhamed (Paqja qoftë mbi të!) apo historia e kënduar e lindjes së tij1.”Lexoni më tepër

Së dyti: Dispozita lidhur me mevludin

a. Dispozita lidhur me ceremoninë fetare të mevludit në trojet shqiptare

Ajo që dihet për librin e Mevludit (që përdoret në ceremoninë fetare të mevludit në trojet shqiptare) është se ai si libër është në rreth 70 versione të ndryshme dhe në shumë prej tyre ka tekste që bien ndesh me parimet e besimit islam. Gjithashtu, lidhur me leximin apo këndimin e librit të Mevludit në ceremonitë fetare të mevludeve, tek shumë muslimanë shqiptarë ushqehen bindje të ndryshme të gabuara, si p.sh.: bindja se pas leximit të Mevludit apo pjesëve të veçanta të tij, vjen shpirti i Profetit (Paqja qoftë mbi të!); se për leximin dhe frekuentimin e tij ka këtë e atë shpërblim për të vdekurit apo të gjallët etj.; gjëra këto që sigurisht janë të gabuara, pasi s’kanë asnjë bazë islame.Lexoni më tepër

b. Dispozita e festimit të ditëlindjes së Profetit (Paqja qoftë mbi të!)2

Festimi i ditëlindjes së Profetit (Paqja qoftë mbi të!)3 nuk qëndron sheriatikisht për dy arsye kryesore:

E para: Përdorimi i fjalës festë në tekstet juridike islame, kufizohet për festat fetare (kurse për ditëlindjen etj. thuhet: rasti / ngjarja dhe jo festa e ditëlindjes);

E dyta: Po të shihet tek prejardhja e “festës” së ditëlindjes, gjejmë se ajo e ka bazën jashtë traditës islame (madje jashtë edhe asaj shqiptare).Lexoni më tepër

Edhe dijetarët muslimanë tolerues të kremtimin (përkujtimit) të mevludit (ditëlindjes profetike), kanë thënë se ky përkujtim lejohet, por duhet të veprohet bazuar mbi dy kritere:

Kriteri i parë: Ky kremtim (përkujtim) të shfrytëzohet për spikatjen e historisë profetike dhe virtytet brilante të Muhamedit (Paqja qoftë mbi të!), pa u pleksur (veshur) me veprime që konsiderohen të papëlqyeshme (sipas ligjit islam);

Kriteri i dytë: Ky kremtim (përkujtim) të mos plekset (vishet) me nijetin (qëllimin) se përmes tij po zbatohet një sunet (traditë profetike) apo obligim sheriatik, sepse siç u cek më sipër, përkujtimi i ditëlindjes së Muhamedit (Paqja qoftë mbi të!) nuk ka bazë sheriatike (ligjore islame).

Në krahun tjetër duhet mirëkuptuar dhe mbështetur fuqishëm kushdo që nuk e kremton (përkujton) Mevludin (ditëlindjen profetike) nga frika se një gjë e tillë është bidat4 (risi në fenë islame).

Allahu e di më mirë. MEVLUDI-DITËLINDJA PROFETIKE-DISPOZITA

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ MEVLUDI-DITËLINDJA PROFETIKE-DISPOZITA

MEVLUDI-DITËLINDJA PROFETIKE-DISPOZITA

  1. Shih: Fjalori elektronik shpjegues i gjuhës shqipe.
  2. Shih: islamweb.
  3. Po në këtë kontekst hyn edhe festimi i ditëlindjes personale që bëhet me rastin e ditës së lindjes së një personi.
  4. Bidat: Ushtrimi i risive (shtesave apo heqjeve) të palejuara në fenë islame, të cilat nuk kanë qenë në kohën e Profetit (Paqja qoftë mbi të!) dhe sahabëve (shokëve të Profetit).
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top