JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

KUR OBLIGOHET-NXIRRET ZEKATI I FITRIT

Numri i fetvasë: 301 KUR OBLIGOHET-NXIRRET ZEKATI I FITRIT

Kategoria: KOHA E NXJERRJES SË ZEKATIT TË FIŤRIT

2 238 shfletues/klikues KUR OBLIGOHET-NXIRRET ZEKATI I FITRIT


 Pyetje: KUR OBLIGOHET-NXIRRET ZEKATI I FITRIT


Kur obligohet Zekati i Fitrit dhe cila është koha kur ky Zekat duhet të nxirret?


 Përgjigjja: KUR OBLIGOHET-NXIRRET ZEKATI I FITRIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Në lidhje me këtë çështje thuhet sa vijon1:Lexoni më tepër

Së pari: Koha e obligimit të Zekatit të Fitrit

Dy mendimet kryesore të juristëve muslimanë në lidhje me kohën kur bëhet obligim Zekati i Fitrit janë:

Mendimi i parë: Koha e obligimit të tij fillon nga perëndimi i Ditës së Fundit të Ramazanit

Mendimi bazë i medh’hebit shafi’i dhe hanbeli, një mendim i shquar i medh’hebit maliki etj.; është se koha e obligimit të Zekatit të Fitrit fillon nga perëndimi i Ditës së Fundit të Ramazanit, pasi bazuar në tekstin referent profetik ky Zekat duhet përcaktuar tek Fitri (ngrënia, pirja etj.) dhe Fitri i parë që ngjet lidhur me gjithë Ramazanin, është pikërisht perëndimi i diellit të ditës së Fundit të tij…

Mendimi i dytë: Koha e obligimit të tij fillon nga agimi i Ditës së Fitër Bajramit2

Mendimi i medh’hebit hanefi, një mendim i shquar i medh’hebit maliki, një mendim i hershëm i medh’hebit shafi’i etj., është se koha e obligimit të Zekatit të Fitrit fillon nga agimi i Ditës së Parë të Fitër Bajramit, pasi ky Zekat është përcaktuar pikërisht tek kjo ditë, sepse qëllimi është Fitri (ngrënia, pirja etj.) si antonim i agjërimit dhe sepse ai (Fitri) është karakteristikë e hyrjes së ditës dhe jo natës, pasi ai ka qenë i pranishëm gjithë netëve të ramazanit, ndaj dhe obligimi i Zekatit të Fitrit nuk përkon me të (Ramazanin)…Lexoni më tepër

Së dyti: Nxjerrja e mëhershme e Zekatit të FitritLexoni më tepër

Mendimi më i fuqishëm është se Zeqati i Fitrit është më mirë që të nxirret natën e Bajramit, sidomos pas namazit të sabahut deri para daljes për në vendfaljen e Bajramit, por edhe nxjerrja e tij një, dy ose tre ditë përpara, sidomos kur dërgimi i tij në destinacionet përkatëse kërkon kohë, është shumë në rregull3.

Së treti: Koha e fundit e nxjerrjes së Zekatit të Fitrit4

Mendimi i parë: Nxjerrja e tij pa arsye pas perëndimit të Ditës (së Parë) të Fitër Bajramit konsiderohet haram / mëkat

Një mendim i fuqishëm që i përket shumicës së juristëve muslimanë (përfshirë medh’hebin maliki, shafi’i dhe hanbeli) është se e pëlqyeshme është që Zekati i Fitrit të nxirret para Namazit të Bajramit dhe se obligohet që nxjerrja e tij të bëhet para perëndimit të Ditës (së Parë) të Fitër Bajramit (bazuar në tekstin profetik referent ku përmendet artikulimi “ditën e Fitrit”, i cili presupozon të gjithë ditën e Fitrit ku hyn nata dhe dita e kësaj dite), pra nxjerrja e tij pa arsye pas perëndimit të Ditës (së Parë) të Bajramit përbën mëkat.

Mendimi i dytë: Nxjerrja e tij pa arsye pas Namazit të Fitër Bajramit është mëkat

Medh’hebi dhahiri, imam Sheukani, imam San’ani etj., mendojnë se Zekati i Fitrit obligohet të nxirret para Namazit të Bajramit, kurse nxjerrja e tij pa arsye pas Namazit të Bajramit është mëkat, bazuar në udhëzimin profetik.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. KUR OBLIGOHET-NXIRRET ZEKATI I FITRIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ KUR OBLIGOHET-NXIRRET ZEKATI I FITRIT

KUR OBLIGOHET-NXIRRET ZEKATI I FITRIT

  1. Shih: alukah dhe dorar.
  2. Shih: islamweb.
  3. Shih: islamweb.
  4. Shih: dorar dhe islamqa.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top