JETA E VËRTETË

KUJT I OBLIGOHET RAMAZANI E KUJT JO

Numri i fetvasë: 78 KUJT I OBLIGOHET RAMAZANI E KUJT JO

Kategoria:  OBLIGIMI I AGJËRIMIT-KUSHTET

5 936 shfletues/klikues KUJT I OBLIGOHET RAMAZANI E KUJT JO


 Pyetje: KUJT I OBLIGOHET RAMAZANI E KUJT JO


Cila është domethënia e agjërimit? Kush e ka obligim agjërimin dhe kush nuk e ka obligim atë?


 Përgjigjja: KUJT I OBLIGOHET RAMAZANI E KUJT JO


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Me termin islam agjërim kuptohet lënia e ushqimeve, pijeve dhe marrëdhënieve seksuale, nga momenti i agimit të ditës deri në perëndim të diellit, si adhurim ndaj Allahut. Qëllimi i vetëm i agjërimit të muslimanit është fitimi i kënaqësisë së Allahut, edhe pse përfitimet fiziko-shpirtërore të agjërimit janë të panumërta.

Në vijim po japim shkurtimisht personat që e kanë obligim agjërimin e Ramazanit dhe përbri tyre ata që nuk e kanë obligim1 (shoqëruar me rregullat e përmbledhura përkatëse):

1. I obligohet muslimanit; ndërsa jomuslimanit nuk i pranohet agjërimi, teksa kujt e pranon Islamin në Ramazan, i obligohet agjërimi i ditëve që ai zë prej Ramazanit.

2. I obligohet të rriturit (që ka arritur moshën e pjekurisë seksuale) dhe të arsyeshmi (që nuk është i çmendur); ndërsa fëmija nuk obligohet të agjërojë, por është shumë mirë që të ushtrohet të agjërojë që kur mbush 7 vjeç.

3. I obligohet të aftit fizikisht për të agjëruar; ndërsa i paafti fizikisht për të agjëruar, nuk obligohet dhe më konkretisht në lidhje me këtë të fundit thuhet sa vijon:

Së pari: i thyeri në moshë (i vjetri) të cilin e dëmton seriozisht agjërimi dhe i sëmuri rëndë me sëmundje të pashërueshme, nuk agjërojnë por japin fidjen2 (shpagojnë);Lexoni më tepër

Së dyti: i sëmuri rëndë me sëmundje të shërueshme lejohet të mos agjërojë, por duhet t’i agjërojë para Ramazanit të ardhshëm ditët e paagjëruara; po kështu epërsi ka mendimi se rasti i nënës shtatzënë ose gjidhënëse (mëkuese), kur ajo ka frikë reale se agjërimi e dëmton atë vetë apo fëmijën e saj, është i përngjashëm me atë të njeriut të sëmurë3;Lexoni më tepër

Së treti: i shtrënguari të bëjë punë të rëndë në Ramazan duhet të vendos (bëj nijetin) që të agjërojë para agimit, e pastaj nëse gjatë agjërimit bie në zanafillat e gjendjes kritike nga puna e rëndë, ai e prish atë ditë agjërimi dhe e kompenson më pas.Lexoni më tepër

4. I obligohet gruas së paprekur nga gjërat që pengojnë agjërimin; ndërsa gruas së cilës i vijnë menstruacionet ose lehonia gjatë ditës së agjërimit, nuk i lejohet të agjërojë, por nëse pastrohet para agimit ajo e ka obligim të agjërojë.4

5. I obligohet vendasit (personit në vendbanimin e tij); ndërsa udhëtarit nuk i obligohet, me kushtin që të udhëtojë mbi 80 km (vetëm vajtje) dhe të qëndrojë në destinacionin ku shkon jo më shumë se tre ditë (ku nuk përfshihen dita e mbërritjes dhe ajo e largimit). Ndërsa nëse personi qëndron më shumë, i duhet që të agjërojë gjatë qëndrimit dhe i lejohet të mos agjërojë gjatë udhëtimit (vajtje-ardhje). Po kështu, personi në fjalë, ditët e paagjëruara, duhet t’i agjërojë para Ramazanit të ardhshëm.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. KUJT I OBLIGOHET RAMAZANI E KUJT JO

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ KUJT I OBLIGOHET RAMAZANI E KUJT JO

KUJT I OBLIGOHET RAMAZANI E KUJT JO

  1. Shih: islamqa dhe islamweb.
  2. Fidje (shpagim): Shpagim i agjërimit, i cili është i tillë që për çdo ditë të paagjëruar të Ramazanit, t’i jepet të varfrit e pakta 750 gr dhe më e mira 1.5 kg oriz a ngjashëm nga ushqimet bazë të vendit, ose 1 vakt ushqimi që e ngop të varfrin.
  3. Lejimi i prishjes së agjërimit për shtatzënën dhe gjidhënësen, bazohet në transmetimin profetik (të transmetuar nga Ebu Daudi 2408, Et-Tirmidhi 715, En-Nesai 2315 dhe Ibn Maxhe 1667; për të cilin Albani – në Sahihu Ebi Daud – ka thënë se ky hadith është sahih / i vërtetë): “Allahu i Lartmadhëruar e ka hequr nga udhëtari gjysmën e namazit dhe agjërimin (e Ramazanit), e edhe nga shtatzëna dhe gjidhënësja (agjërimin e Ramazanit).” Më konkretisht, gruas me fëmijë në gji i lejohet të mos agjërojë vetëm në rastin kur ajo ka frikë se agjërimi e dëmton atë vetë ose fëmijën e saj të gjirit (pra ka frikë reale se nëse ajo agjëron, foshnja e saj e gjirit do të sëmuret apo ligështohet). Kjo vlen edhe për gruan shtatzënë nëse ka frikë se agjërimi mund ta dëmtojë atë apo fëmijën e saj në bark. Por nëse më pas nuk ka më vend për të këtillë frikë, këto të dyja duhet ta kompensojnë agjërimin e ditëve të mbetura paagjëruar nga Ramazani, deri para se të hyjë Ramazani i ardhshëm.
  4. Shënim: Gusli i detyrueshëm (larja e madhe rituale e detyrueshme e gjithë trupit) nuk është prej kushteve të agjërimit, prandaj ai mund të kryhet edhe pas agimit, në atë kohë që e mundëson personin të jetë i gatshëm për namazin e sabahut.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top