JETA E VËRTETË

KEFARATI SHLYES I AGJËRIMIT TË RAMAZANIT

Numri i fetvasë: 77 KEFARATI SHLYES I AGJËRIMIT TË RAMAZANIT

Kategoria: DISPOZITAT E KEFARATIT-SHLYERJES

4 099 shfletues/klikues KEFARATI SHLYES I AGJËRIMIT TË RAMAZANIT


 Pyetje: KEFARATI SHLYES I AGJËRIMIT TË RAMAZANIT


Kam dëgjuar se kefarati (shlyerja) e agjërimit të Ramazanit ndryshon në varësi të mënyrës së prishjes së tij apo vonimit të kryerjes së agjërimit të mbartur (kaza) pas hyrjes së Ramazanit të ardhshëm. A mund të na sqaroni në lidhje me këtë?


 Përgjigjja: KEFARATI SHLYES I AGJËRIMIT TË RAMAZANIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!Lexoni më tepër

Llojet e kefarateve (shlyerjeve) në lëmin e sheriatit (ligjit islam) janë të shumta, por në këtë trajtesë do shpjegojmë kefaratin (shlyerjen) e dhunimit të shenjtërisë (pacenueshmërisë) së ditës së Ramazanit (konkretisht prishjen pa arsye të agjërimit të obliguar të ditës së Ramazanit), sipas tre konsideratave në vijim1:

Së pari: Kefarati (shlyerja) në varësi të mënyrës së prishjes së Ramazanit

Në varësi të mënyrës së prishjes pa arsye të agjërimit të detyrueshëm të ditës së Ramazanit, juristët muslimanë theksojnë dy llojet e kefarateve në vijim:

Lloji i parë: Shlyerja e Rreptë (El-Kefaratu El-Mugaladha): është e tillë që për çdo ditë agjërimi të prishur pa justifikim sheriatik: (a) çlirohet një skllav musliman (gjë që i përket kohës kur ka skllevër); në pamundësi të sa më parë (b) agjërohen dy muaj pa ndërprerje; në pamundësi të të sa më parë (c) ushqehen 60 të varfër (në mënyrën e cekur në shlyerjen e butë).

Loji i dytë: Shlyerja e butë (El-Kefaratu El-Mukhafefe): kryhet duke i dhënë ushqim (sipas shpjegimit përkatës juridik) një të varfri (lejohet që të varfrit t’i jepet edhe barasvlera e ushqimit në para, nëse kjo është më me interes për të varfrin) për çdo ditë agjërimi të prishur prej muajit të Ramazanit.Lexoni më tepër

Së dyti: Rasti kur ndodh (obligohet) kefarati i rreptë dhe kur ai i butë

Në lidhje me këtë, juristët muslimanë ndajnë dy mendimet kryesore në vijim:

Mendimi i parë: Kefarati i rreptë ndodh (obligohet) vetëm kur dita e agjërimit të Ramazanit2 prishet duke kryer marrëdhënie seksuale; ndërsa kur ajo prishet duke ngrënë a pirë ushqime / pije të zakonshme3, ndodh (obligohet) kefarati i butë. Ky është mendimi më parësor, që përbën qëndrimin e shumicës (përfshirë medh’hebin shafi’i, hanbeli, Ibn Bazin, Ibn El-Uthejminin etj.).Lexoni më tepër

Së treti: Kefarati (shlyerja) në varësi të vonimit të kryerjes së Ramazanit kaza4, deri në hyrjen e Ramazanit të ardhshëm5

Në rastin kur kryerja e agjërimit të mbartur nga Ramazani i mëparshëm, vonohet deri në hyrjen e Ramazanit të ardhshëm apo më vonë, juristët muslimanë kanë dy mendime kryesore nëse është ose jo detyrim dhënia e kefaratit të butë:

Mendimi i parë: Shumica e juristëve shprehen se nëse personi që ka për të kryer agjërim të mbartur të Ramazanit, nuk e kryen atë para hyrjes së Ramazanit të ardhshëm, pa pasur asnjë arsye sheriatike (ligjore islame), atëherë ky person e ka për detyrë që krahas kryerjes së agjërimit të mbartur, të kryej edhe kefaratin (shlyerjen) e butë. Ky kefarat kryhet vetëm një herë, edhe nëse vonesa ka qenë për një ose më shumë vite pas Ramazanit të ardhshëm.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. KEFARATI SHLYES I AGJËRIMIT TË RAMAZANIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ KEFARATI SHLYES I AGJËRIMIT TË RAMAZANIT

KEFARATI SHLYES I AGJËRIMIT TË RAMAZANIT

  1. Shih: islamweb, islamweb, islamweb, islamweb dhe islamqa.
  2. Shumica e juristëve muslimanë janë të mendimit se nënshtrimi ndaj kefaratit (shlyerjes) të rreptë, bëhet vetëm në rastin e prishjes së agjërimit gjatë ditës së Ramazanit (pra vetëm në muajin e Ramazanit, për shkak të konsideratës së veçantë ligjore hyjnore që gëzon koha e këtij muaji) dhe jo për prishjen e kompensimit kaza (të mbartur) të Ramazanit që bëhet jashtë këtij muaji (shih: islamweb dhe islamqa).
  3. Përmes termit ushqime të zakonshme, përjashtohen ushqimet e pazakonta, si ngrënia e kokrrave të pagatuara të orizit etj., lidhur me të cilat juristët muslimanë janë të pajtimit se person që i ha ato në Ramazan, ka për detyrë vetëm që të agjërojë më vonë ditën e prishur të agjërimit dhe jo të shlyej kefaren e rreptë (El-Kefare El-Mugaladha). Shih: islamport.
  4. Kaza: Jashtë kohës përkatëse.
  5. Shih: islamweb.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top