JETA E VËRTETË

GRUAJA E LIDHUR NGUSHTË ME XHAMINË

Numri i fetvasë: 28 GRUAJA E LIDHUR NGUSHTË ME XHAMINË

Kategoria: DISPOZITA TË NAMAZIT NË GRUP-XHEMAT

2 778 shfletues/klikues GRUAJA E LIDHUR NGUSHTË ME XHAMINË


 Pyetje: GRUAJA E LIDHUR NGUSHTË ME XHAMINË


Nëse gruaja muslimane është shumë e lidhur me xhaminë dhe shkon shpesh në xhami që të falet dhe marr pjesë në ligjëratat dhe kurset fetare, a futet ajo në kategorinë e një personi zemra e të cilit është e lidhur me xhaminë?


 Përgjigjja: GRUAJA E LIDHUR NGUSHTË ME XHAMINË


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Gruas që i përmbahet kritereve sheriatike (normave ligjore islame) përkatëse, i lejohet shkuarja në xhami dhe nëse ajo falet me xhematin e xhamisë, e përfiton shpërblimin e faljes në grup/xhemat (që është 27 fish më shumë se namazi i falur individualisht).

Gjithsesi, dijetarët muslimanë kanë theksuar se namazi i gruas në shtëpinë e saj është më mirë për të sesa në xhami. Namazi i gruas në shtëpinë e saj është më parësor dhë më i dobishëm për gruan, sepse ai konkretizon angazhimin e saj me urdhrin hyjnor të mbulimit dhe qëndrimit të gruas muslimane në shtëpinë e saj, sa të jetë e mundur. Kjo dobi është më e madhe dhe më e theksuar se arritja e shpërblimit të faljes në grup, pasi kësisoj frenohet më fuqishëm nxitja e sprovës/provokimit (prej gruas apo në dëm të saj), sherrit dhe shthurjes në shoqëri, ku dendur faturën më të lartë e paguan femra. Pastaj, nëse gratë falen në shtëpi në grup – gjë e cila u lejohet edhe pse nuk theksohet për to sikurse për burrat – kjo është më mirë, sepse kësisoj ato bashkojnë mes dy të mirave: marrin shpërblimin e faljes në grup dhe i ruhen fitnes (sprovës).

Po në këtë kontekst, juristët muslimanë janë të mendimit se lidhja e zemrës së gruas me namazin është njëlloj për të sikurse lidhja e zemrës së saj me xhaminë, duke qenë se mirësia e lidhjes së zemrës së personit me xhaminë, qëndron tek veprimet me të cilat gjallohet xhamia, ku më madhështori prej tyre është pa dyshim namazi. Së këtejmi, mbetet e hapur alternativa e hyrjes së gruas që e ka zemrën të lidhur me namazin, në mirësinë e personave që e kanë zemrën të lidhur me xhaminë.

Në këtë kontekst, Ibn Uthejmini thotë: “A është p.sh. si ky [burri (personi) që e ka zemrën të lidhur me xhaminë, i cili do të jetë prej shtatëshes që në Ditën e Gjykimit, Allahu i Madhëruar do t’i fusë nën hijen e Arshit të Tij, teksa nuk ka hije veç kësaj hije (shih: Muslimi 1712 etj.)], kush nuk vjen në xhami, por zemrën e tij e ka të lidhur me namazin; dmth. një grua p.sh. që është në shtëpinë e saj, e cila e ka zemrën të lidhur me namazin [por që nuk shkon në xhami bazuar në mendimin unanim të dijetarëve se namazi i saj në shtëpinë e saj është më i mirë se ai në xhami], ose për më tepër një burrë i sëmurë që nuk mundet të falet në xhami, por zemrën e ka të lidhur me adhurimin; nisur nga fakti se xhamitë janë vende adhurimi?… Ajo që më del mua në pah, është se personi që e ka zemrën e tij të lidhur me namazin, sidoqoftë, nëse e kryen atë në shtëpi për një arsye, ose sepse nuk është prej atyre që duhet të falen me xhemat në xhami [sikurse gruaja], hyn në këtë hadith.”1Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. GRUAJA E LIDHUR NGUSHTË ME XHAMINË

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ GRUAJA E LIDHUR NGUSHTË ME XHAMINË

GRUAJA E LIDHUR NGUSHTË ME XHAMINË

  1. Sherhu El-Bukhari, v. 3, f. 84.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top