JETA E VËRTETË – FETVA DHE STUDIME ISLAME

“Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është Jeta e Vërtetë. Veç sikur ta dinin!” (Kuran, El-Ankebut: 64)

DIALOGU ME VARREZAT

DIALOGU ME VARREZAT


Erdha tek varrezat e u bëra zë:

Dua, të më rrëfeni për banorët tuaj,

Ku janë të ngriturit në pozitë?,

Po ata që qenë të nënshtresuar?

M’u përgjigjën: “Të gjithë mbaruan,

S’ka as kush lajmëron,

Të gjithë kanë vdekur, as lajmi s’rron.”

O ti që pyet për njerëz që shkuan,

Në ç ‘shkoi a s’ka për ty përfitim?

Ikin e shkojnë banorët e tokës,

E të mirat e dheut pësojnë asgjësim.”


Përpiloi: Altin Torba

Inspiruar nga versione simotra në arabisht (me ndërhyrje).

Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top