JETA E VËRTETË

DËSHMIA ME GISHT NË ULJET E NAMAZIT

Numri i fetvasë: 11 DËSHMIA ME GISHT NË ULJET E NAMAZIT

Kategoria: THËNIA E TESHEHUDIT-DHËNIA E SELAMIT

5 587 shfletues/klikues DËSHMIA ME GISHT NË ULJET E NAMAZIT


 Pyetje: DËSHMIA ME GISHT NË ULJET E NAMAZIT


Kur themi teshehudin dhe salavatet a duhet të lëvizet gishti tregues?


 Përgjigjja: DËSHMIA ME GISHT NË ULJET E NAMAZIT


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Të katër medh’hebet janë të mendimit se bërja (dëshmia) me gisht tregues gjatë teshehudit1, është nga sunetet2 e namazit, bazuar në transmetime profetike autentike (të vërteta). Mospajtim mes tyre ka vetëm se kur dëshmohet me gishtin tregues dhe a lëvizet apo jo ai vazhdimisht, si vijon:

1. Medh’hebi hanefi: është i mendimit se gishti ngrihet në teshehud vetëm kur thuhet “LAA ILAAHE”, ndërsa kur thuhet “IL-LALL-LLAAH” gishti duhet të ulet.

2. Medh’hebi shafi’i: është i mendimit se gishti ngrihet në teshehud vetëm kur thuhet “IL-LALL-LLAAH”.

3. Medh’hebi hanbeli: është i mendimit se në teshehud tregohet me gisht sa herë që përmendet emri i Allahut të Madhëruar dhe se gishti nuk lëvizet vazhdimisht.

4. Medh’hebi maliki: është i mendimit se tregimi me gisht në teshehud bëhet duke e lëvizuar atë vazhdimisht djathtas-majtas dhe jo lartë-poshtë.

Një nga mendimet e fuqishme të mirëargumentuar është ai i Ibn Uthejminit, se forma e bërjes (dëshmisë) me gisht në teshehud është e tillë që në konkretizim të fragmentit në vijim të hadithit: “… pastaj i kapi dy nga gishtat e tij (gishtin e madh dhe atë të mesit të dorës së djathtë) duke bërë një qarkim (rreth) dhe më pas e ngriti gishtin e tij (tregues të dorës së djathtë), të cilin e pashë ta lëvizte duke bërë me të dua3,- gishti tregues të mbahet ngritur gjatë gjithë teshehudit dhe gjatë fjalive që shprehin dua (lutje) të lëvizet (nga poshtë-lartë) kah qielli, në shprehi të lartësimit të Allahut të Lartmadhëruar, të Cilit i drejtohet lutja.Lexoni më tepër

Në përfundim duhet theksuar fakti se kjo çështje është prej atyre për të cilat juristët muslimanë kanë mendime të ndryshme dhe muslimani nuk ka pse ngushtohet dhe as sikletohet për këtë larmi mendimesh, pasi teksa konsensusi i dijetarëve është argument kategorik, mendimet e larmishme të tyre konsiderohen mëshirë e gjerë.

Allahu e di më mirë. DËSHMIA ME GISHT NË ULJET E NAMAZIT

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ DËSHMIA ME GISHT NË ULJET E NAMAZIT

DËSHMIA ME GISHT NË ULJET E NAMAZIT

  1. Teshehudi: Frazë e caktuar, shprehëse e dy dëshmive, që thuhet në uljet e namazit.
  2. Suneti – ekuivalenti i Mustehabit –: Veprim i pëlqyeshëm, kryerja e të cilit shpërblehet dhe lënia e tij nuk ndëshkohet.
  3. Sunen En-Nesai 889, Sunen Ed-Darimi 1397; Albani ka thënë se hadithi është sahih/i vërtetë
  4. Sherhu El-Mumetea, v. 3. f. 202; shih gjithashtu Mexhmu’u Fetaua Ue Resail v. 13, f. 212, me autor Ibn Uthejmin.
  5. Ebu Daudi 989, Albani thotë se hadithi është sahih/i vërtetë.
  6. Shih: En-Nesai 1160 etj., Albani ka thënë se hadithi është sahih/i vërtetë.
  7. Sherhu Muslim v. 5. f. 81.
  8. Musnedu Ahmed 5964, Albani ka thënë se hadithi është hasen/i mirë.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top