JETA E VËRTETË

BLERJA E SHTËPISË ME KAMATË BANKARE

Numri i fetvasë: 83 BLERJA E SHTËPISË ME KAMATË BANKARE

Kategoria: VEPRIMET ME BANKAT

6 837 shfletues/klikues BLERJA E SHTËPISË ME KAMATË BANKARE


 Pyetje: BLERJA E SHTËPISË ME KAMATË BANKARE


Jetoj në kurbet (emigracion) dhe më duhet të paguaj (të arkëtoj) muaj për muaj qeranë e banimit që më kushton 1500 euro. Në vend që të paguaj gjithë këtë shumë parashë, kisha dëshirë që të blejë një shtëpi këtu në kurbet nëpërmjet financimit të bankave? A është e lejuar në Islam që të blehet shtëpia, ose makina, ose diçka tjetër, nëpërmjet bankave?


 Përgjigjja: BLERJA E SHTËPISË ME KAMATË BANKARE


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Fillimisht dihet fakti i mirënjohur islam, bazuar në Kuran, Sunet (Traditën Profetike) dhe konsensusin e juristëve muslimanë, se kamata është prej mëkateve më madhore.Lexoni më tepër

Kurse më konkretisht, lidhur me pyetjen tuaj, ajo që thuhet është, se në parim blerja me kamatë e shtëpisë (dhe për më tepër e makinës apo çdo gjëje tjetër) përmes bankës, nuk lejohet kurrsesi.

Dijetarët muslimanë kanë theksuar se veprimi i një harami të caktuar (në këtë rast kamatës) nuk lejohet përveçse në rastin kur njeriu bie në një domosdoshmëri të padiskutueshme (darurah mulxhie1), e cila nuk mund të shtyhet tutje (zgjidhet) përveçse duke kryer pikërisht këtë haram (në rastin në fjalë: duke marrë borxh me kamatë apo ngjashëm). Caku i domodoshmërisë së padiskutueshme është: që njeriu të arrijë në një gjendje në të cilën po qe se nuk e vepron një kundërvajtje ligjore (haram) të caktuar, atij i rrezikohet fuqishëm jeta (mund të vdesë) ose pëson një mundim (sfilitje) të rëndë të papërballueshme.Lexoni më tepër

Sado e madhe qoftë nevoja e muslimanit, ai nuk e aplikon kamatën përveçse kur nevoja e tij arrin në nivelin e domosdoshmërisë, e cila e mban peng jetën e tij, me kuptimin që po qe se ky person nuk e përmbush këtë domosdoshmëri, jeta e tij është në rrezik apo ai vihet në mundim dhe vështirësi të jashtëzakonshme. Por, është fakt se njohja e përpiktë e realitetit të një domosdoshmërie të tillë, duhet t’i referohet dijetarëve të kualifikuar eruditë (me njohuri të thella) dhe jo çdokujt. Së këtejmi çështja e pretenduar si domosdoshmëri duhet t’i paraqitet dijetarit të afirmuar të sheriatit (ligjit islam), të përkushtuar dhe të besueshëm (si në kapacitetin e tij shkencor sheriatik ashtu edhe në atë të përkushtimit fetar), me qëllimin që ai të shikojë tek interesimi që i është parashtruar prej muslimanit në trajtën e nevojës së domosdoshme, nëse ai përbën apo jo në veteve një domosdoshmëri sheriatike (ligjore islame), apo mos rasti i këtij muslimani (sikurse ndodh rëndomtë) përbën thjeshtë një nevojë normale (jo të domosdoshme) ose akoma më lehtë përbën një komoditet.

Në përfundim, ajo që del në pah nga parashtrimi i pyetjes suaj, është se ju nuk jeni në rrethana domosdoshmërie dhe as në gjendjen e nevojës kritike (urgjente) të pozitës së domosdoshmërisë e cila toleron (lejon) veprimin e haramit madhor të përdorimit të kamatës. Së këtejmi, këshilla është që meqë Allahu i Madhëruar ju ka mundësuar të përfitoni të ardhura të konsiderueshme, të bëni durim e të kërkoni alternativa sheriatike (ligjore islame) për blerjen e shtëpisë tuaj, si p.sh. financimin e blerjes së saj nga bankat islame (nëse ka të tilla në vendin ku jetoni), pasi veprimet me bankat islame përbëjnë një alternativë (zgjidhje) vërtet lehtësuese për mosrënien në mëkatin madhor të borxheve kamatore që rrënon fenë dhe ekonominë e njeriut.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. BLERJA E SHTËPISË ME KAMATË BANKARE

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ BLERJA E SHTËPISË ME KAMATË BANKARE

BLERJA E SHTËPISË ME KAMATË BANKARE

  1. Ed-Darurah El-Mulxhieh: Domosdoshëria apo nevoja kritike (urgjente), e cila e bën të lejuar rënien në kundërvatje (shkelje) ligjore.
  2. Shih: el-wasat / fatawaalsawy.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top