JETA E VËRTETË

ZHDËMTIMI-REFERENCA JURIDIKE ISLAME

Numri i fetvasë: 340 ZHDËMTIMI-REFERENCA JURIDIKE ISLAME

Kategoria: KOMPENSIMET FINANCIARE

1 662 shfletues/klikues ZHDËMTIMI-REFERENCA JURIDIKE ISLAME


 Pyetje: ZHDËMTIMI-REFERENCA JURIDIKE ISLAME


Cilat janë rregullat e zhdëmtimit të cilave duhet t’u përmbahemi kur biem në dëmtimin e tjetrit?


 Përgjigjja: ZHDËMTIMI-REFERENCA JURIDIKE ISLAME


Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!Lexoni më tepër

Më konkretisht, lidhur me referencat juridike islame lidhur me hapat që bëhen deri tek procedura e zhdëmtimit, thuhet sa vijon:

Së pari: Rregullat lidhur me dëmin3

Rregulli i parë: Një dëm quhet i tillë vetëm nëse është i konsiderueshëm (është aq i madh dhe i rëndësishëm sa të quhet pasuri) dhe i përket një pasurie të respektueshme (të garantuar nga ligji hyjnor); ku më konkretisht me prishje të një sendi kemi të bëjmë kur ai nxirret nga të qenët i dobishëm dhe nuk i përket më një trajte dobie për të cilën synohet zakonisht ky send.Lexoni më tepër

Rregulli i dytë: Zhdëmtimi parimisht bëhet vetëm lidhur me dëmet konkrete, kurse për dëmet morale mendimi më i fuqishëm i juristëve muslimanë është se ato nuk zhdëmtohen, pasi dëmtimi moral është jokonkret dhe për të nuk mund të përcaktohet ndonjë vlerë a cak dhe gjithashtu sepse siç dihet zhdëmtimi në jurisprudencën islame zë vend vetëm në rastin e dëmtimit real (konkret) të pasurisë ose diçkaje që gëzon dispozitën e saj (si: dëmtimi fizik i njeriut);

Rregulli i tretë: Nëse nga vlerësuesit ekspertë të dëmit, vendoset që zhdëmtimi të bëhet në një vlerë të caktuar parashë, pala e dëmtuar është e lirë që t’i përdorë ato si të dojë, pra mundet që me paratë e marra nga dëmtuesi të rregullojë dëmin e bërë4 ose mund të bëjë diçka tjetër që i intereson.

Së dyti: Rregullat lidhur me dëmtuesin5

Rregulli i parë: Ai që duhet të zhdëmtojë është përgjegjësi direkt për dëmin e bërë6; pra si rregull ligjor islam, zhdëmtimi i ngarkohet palës direkte dëmtuese ose shkaktuese të dëmit, duke qenë se obligimi i zhdëmtimit vjen si pasojë e veprimit dëmtues, bazuar në faktin e pakontestueshëm se shkaku i obligimit të garantimit (zhdëmtimit) është dëmi i bërë, krahas kushteve të tjera obliguese.Lexoni më tepër

Rregulli i dytë: Pala pranuese e fajit duhet të zhdëmtojë; pra pala dëmtuese pranuese e fajit bëhet garant (të zhdëmtojë) duke paguar dëmin / çmimin përkatës në pajtim me palën e dëmtuar, duke zhdëmtuar ose llojin me lloj, ose llojin me çmim të barasvlershëm; ndërsa nëse midis palëve ka mospajtim, atëherë për llojin apo vlerën e zhdëmtimit vendosin palë eksperte me të cilat pajtohen palët ose (vendosin) organet kompetente8;

Rregulli i tretë: Nëse të dy palët e pranojnë fajin, atëherë secila palë e zhdëmton tjetrën për dëmin që i ka bërë ose të dyja palët bien dakord që çdonjëra palë ta rregullojë vetë dëmin që i është bërë;

Rregulli i katërt: Nëse asnjëra palë nuk e pranon gabimin, çështja i lihet për t’u gjykuar organeve kompetente (gjykatave legjitime apo instancave përkatëse të specializuara) që ata të përsiaten të përcaktojnë palën fajtore dhe paskëtaj kush shpallet prej tyre fajtor, duhet të zhdëmtojë palën e shpallur si e dëmtuar;

Rregulli i pestë: Nëse dëmi bëhet në mosprani të pronarit të pronës së dëmtuar, dëmtuesi është i obliguar që ta gjejë formën sesi të vendosë kontakte me palën që ka dëmtuar, por nëse për arsye të ndryshme pala e dëmtuar nuk mund të gjehet, atëherë pala dëmtuese e përcakton me afërsi (bazuar në mendimin më të fuqishëm) një shumë të dëmit (me të cilën mendon fuqishëm se shfajësohet) dhe e jep atë sadaka në emër të palës që ka dëmtuar.Lexoni më tepër

Allahu e di më mirë. ZHDËMTIMI-REFERENCA JURIDIKE ISLAME

Ju ftojmë ta shpërndani këtë postim, që të përhapet dobia e tij dhe së bashku të marrim shpërblimin e publikuesit të fjalës së mirë.

_____ ZHDËMTIMI-REFERENCA JURIDIKE ISLAME

ZHDËMTIMI-REFERENCA JURIDIKE ISLAME

  1. Pronë e respektueshme: Çdo pronë që ka vlerë në vetvete (qoftë prej parave apo kapitaleve të tjera) dhe që lejohet nga ligji hyjnor, qoftë ajo e muslimanëve apo e jomuslimanëve që nuk janë në gjendje lufte me muslimanët / shih: islamport.
  2. Shih: islamqa.
  3. Shih: islamweb, islamweb dhe El-Keseni, Bedei’a Es-Sanai’i, v. 7, f. 164.
  4. Pikërisht në këtë kontekst, juristët muslimanë kanë përmendur se në rastin e një konflikti mes palës së dëmtuar dhe asaj dëmtuese, nëse eksperti për vlerësimin e dëmit në fjalë, vendos që zhdëmtimi të jetë në një vlerë të caktuar parashë, të tillë që edhe pas riparimit të dëmit paratë sërish teprojnë, këtë tepricë të dëmtuarit i takon që ta mbajë për vete.
  5. Shih: islamweb, islamweb dhe islamweb.
  6. Shih: aliftaa.jo.
  7. El-Bekare: 194.
  8. Shih: islamweb dhe islamweb.
Shpërndajeni Fjalën e Mirë:
↓
Scroll to Top